Connect with us

Politike

Rama zbulon se çfarë do të përfitojë Shqipëria nga Samiti i Procesit të Berlinit

Më 16 tetor, Tirana do të mirëpresë Samitin e Procesit të Berlinit, i pari që zhvillohet jashtë kufijve të Bashkimit Evropian.

Teksa na ndajnë vetëm dy ditë nga Samiti, kreu i qeverisë ka zbuluar pasditen e sotme më shumë detaje, lidhur me atë që Shqipëria pritet të përfitojë nga ky Samit.

Rama tha ndër të tjera, se vendet e Ballkanit Perëndimor do të kenë mundësi që më 16 teotr yë kërkojnë më shumë financim nga Bashkimi Evropian në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në Bllok.

Rama: [Presidentja e Komisionit Europian] Ursula von der Leyen do të prezantojë planin e ri të rritjes ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor, si rezultat i përpjekjeve të gjata dhe diskutimeve thelbësore që kemi pasur me Brukselin për nevojën që të shkëputemi disi nga metoda tradicionale si i qasemi procesit të anëtarësimit. Deri më tani, procesi tradicional ka qenë i tillë: nëse nis bisedimet apo merr statusin e vendit kandidat, ke qasje në disa programe të vogla. Për të pasur qasje në programe më të mëdha, duhet të jesh anëtar. Nuk mund të vijojë më kështu. Në njërën anë, duhet më shumë mbështetje financiare, në anën tjetër duhet qasje në hapësirën e tregut të unifikuar, që do të na ndihmonte shumë. Kjo do të jetë tema kryesore e asaj dite dhe mendoj se ky do të jetë një samit ku arritjet do të jenë shumë të rëndësishme.

I ftuar në Euronews, kreu i qeverisë tha se me rastin e këtij Samiti janë përgatitur një sërë draftesh nga BE-ja.

Rama: Ne kemi parë disa drafte që janë gjithnjë e më të përmirësuara. Mendoj se draftet ende po përmirësohen dhe me siguri për pak ditë do të dimë ekzaktësisht, jo vetëm çfarë, por si do të funksionojë mekanizmi.

Procesi i Berlinit nisi në vitin 2014 me iniciativën e ish-Kancelares gjermane, Angela Merkel, me qëllimin e lidhjes dhe integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor përpara se të anëtarësohen në Bashkimin Europian.

Duke u ndalur te perspektiva e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian deri në vitin 2030, si një afat përfundimtar i propozuar nga Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, Rama u tregua i përmbajtur.

Rama: Le të jemi të sinqertë dhe realistë. Europa funksionon në një mënyrë që Komisioni, Këshilli bazohen në zgjedhje, ndryshime. Charles Michel është një president fantastik i Këshillit Europian, por ai nuk do të jetë aty vitin e ardhshëm. Komisioni në përbërjen aktuale po ashtu. Anëtarësimi në 2030 nuk është vendim. Ma ka mësuar eksperienca se nuk duhet varur shpresa tek afatet që cakton BE-ja, sepse ato ndryshojnë kur bëhet fjala për marrëdhënien me vendet tona. Tani që jemi në procesin e bisedimeve, nuk jam i shqetësuar sepse është e rëndësishme të bëjmë detyrat. Nëse i bëjmë mirë, atëherë ne jemi një vend që funksionon si shtetet anëtare, sa i takon standardeve, mënyrës si njerëzit i qasen shtetit dhe anasjelltas, si funksionon shoqëria, si punojnë institucionet dhe si zhvillohet ekonomia. Formalizimi nuk është diçka që Charles Michel apo të gjithë mund të vendosin sot, sepse gjërat mund të ndryshojnë.

Sipas Ramës, asnjë vend i Ballkanit Perëndimor nuk është gati të jetë anëtar i Bashkimit Europian me të drejta të plota.

Politike

Bardhi dhe Gjekmarkaj seancë dëgjimore në Bundestag: Nga procesi i integrimit shqiptarët duhet të përfitojnë…

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, njëkohësisht Nënkryetar i PD-së, Gazment Bardhi dhe Nënkryetari i Kuvendit dhe Nënkryetar i PD Agron Gjekmarkaj po zhvillojnë një vizitë në Gjermani.

Ata kanë zhvilluar një seancë dëgjimore në Komisionin për Çështje Europiane në Bundestag dhe më pas një takim të veçantë me Kryetarin e Komisionit për Çështje Europiane Z. Anton Hofreiter

Lajmin e ka bërë të ditur Bardhi në një postim në Facebook, ku thekson se procesi i integrimi europian duhet të jetë i vërtetë, të shoqërohet me përafrim tek standardet europiane, tek institucione që japin llogari dhe që respektojnë parimin e ndarjes e balancimit mes pushteteve.

Postimi i plotë:

 

 

Sot gjatë vizitës në Bundestag kishim mundësi të shkëmbenim pikëpamjet tona për procesin e integrimit europian në një seancë dëgjimore në Komisionin për Çështje Europiane dhe më pas me Kyetarin e Komisionit për Çështje Europiane z. Anton Hofreiter.

Sëbashku me Nënkryetarin e PD-së, njëkohësisht Nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë, z. Agron Gjekmarkaj, ritheksuam se procesi i integrimi europian duhet të jetë i vërtetë, të shoqërohet me përafrimin me standardet europiane, tek institucione që japin llogari dhe që respektojnë parimin e ndarjes e balancimit mes pushteteve. Nga ky proces shqiptarët duhet të përfitojnë një qeverisje të përkushtuar në shërbim të tyre, të dalë nga zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe më shumë mirëqenie dhe siguri.

Shteti ligjor, gjyqësori i pavarur, standardet për zgjedhje të lira e të ndershme, lufta ndaj korrupsionit, situata politike në vend dhe opozita funksionale, ishin disa nga çështjet për të cilat diskutuam në seancën dëgjimore në Komision. Shqipëria, kandidate për anëtare në Bashkimin Europian, duhet të ndjek standardet e Gjermanisë, dhe jo standardet e Serbisë apo Gjeorgjisë.

Gjermania, ka qenë dhe mbetet, një partner kyç në rrugën europiane të Shqipërisë. Ndihma e vyer e partnerëve tanë gjerman, na bën besimplotë se shqiptarët nuk janë vetëm në përpjekjen e tyre për antarësimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Continue Reading

Politike

“Shqipërinë e Madhe mund ta mundë bota serbe”/ Rama i përgjigjet Vulin: Mbaj përgjegjësi

Kreu i qeverisë, Edi Rama, pas përfudnimit të Samitit në Mal të Zi në një konferencë me gazetarët shqiptarë ka komentuar deklaratën e zëvendëskryeministrit serb, Aleksandër Vulin.

Vulin komentoi vizitën e Ramës me shqiptarët që jetojnë në Athinë dhe tha se ky ishte promovim i Shqipërisë së Madhe.

“Shqipëria e madhe mund te ndalet vetëm nga serbet dhe bota serbe, por gjithashtu edhe nga greket; te dashurit greke mendoni për këtë”, tha Aleksandër Vulin zv/kryeministëri i Serbisë.

Ditën e sotme, kreu i qeverisë, Edi Rama lidhur me këtë deklaratë tha: Një njeri i mençur ka thënë se pas të 40 çdo njeri mban përgjegjësi për fytyrën që ka, nëse e shikoni fytyrën e personit të cilit i referoheni, mendoj se s’ka nevojë për asnjë koment tjetër.

Ditën e djeshme, ministria e Jashtme thirr ambasadorin serb në Tiranë Slobodan Vukčević për t’i kërkuar sqarime në lidhje me deklaratat e zëvendëskryeministrit Aleksandër Vulin rreth takimit të kryeministrit Edi Rama me shqiptarët që jetojnë në Greqi.

Ministria i përcolli diplomatit serb qëndrimin se Tirana zyrtare pret reflektim të menjëhershëm nga Beogradi zyrtar për këto deklarata të dëmshme dhe të përsëritura.

“Deklarata provokuese e zyrtarit serb është në kundërshtim me frymën e marrëdhënieve të bashkëpunimit dhe nuk i shërben paqes dhe stabilitetit në vendet e Ballkanit. Shqipëria është faktor i rëndësishëm që punon dhe kontribuon për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë dhe kjo është në thelb të bashkëpunimit edhe me Serbinë”, sqaroi në një njoftim për mediat ministria e jashtme.

Continue Reading

Politike

“Italia ha bukë veç”/ Rama zbulon nëse do të ketë marrëveshje me një shtet tjetër për emigrantët

Kryeministri Edi Rama, ka deklaruar nga Mali i Zi se nuk do të ketë një marrëveshje me shtet tjetër për emigrantët, si ajo me Italinë. Në një bashkëbisedim me gazetarët që po zhvillon atje Rama u shpreh se Britania e Madhe dhe vende të tjera kanë shprehur dëshirën për marrëveshje, por përgjigja e tij mbetet JO. Rama thotë se ua ka shpjeguar arsyet, dhe sipas tij “Italia ha bukë veç.”

“Është shprehur dëshira nga Britania e Madhe e disa vende të tjera, jo vetëm para dhe pas marrëveshjes me Italinë dhe përgjigjja ime ka qenë jo dhe mbetet Jo. Italia është histori tjeter dhe realitet tjetër në tablone e marrëdhënieve tona miqësore dhe ndërkombëtare. U kam shpjeguar arsyet pse Italia ha buk veç”,- tha Rama.

Continue Reading

Politike

Vrasja e efektivit të “Shqiponjave”/ Balla: Kush kundërshton apo i merr jetën një polici, toleranca është zero

Balla: Nuk mund të rri edhe në detyrën e ministrit të Brendshëm që është përballur Policia e shtetit, por që besoj ka solidaritetin e të dy krahëve sa i përket vrasjes së punonjësit të policisë së shtetit, Noruz Cenalia. Pres mbështetjen e secilit prej jush për nevojën që ka policia. Shoqëria duhet të reflektojë për ridimensionimin e dënimeve, por edhe mbështetjes publike, që duhet t’i japim si garantues i vetëm i sigurisë në mënyrë të përditshme.

Ksuh kundërshton me forcë dhe guxon ta thyejë, godasë apo larg qoftë t’i marrë jetën, duhet ta ketë sot të qartë që toleranca e Policisë së Shtetit dhe e drejtësisë duhet të jetë zero.

Continue Reading

Politike

“Të krijohet një zonë e ndaluar për sherret”, Rama ftesë opozitës nga Kotori për reformën e re antikorrupsion

Rama ftesë opozitës nga Kotori: Nuk jam në dijeni, se është depozituar draft rezoluta në parlament, do të ketë procesin e saj, njësoj si kemi bërë me reformën në drejtësi, do ta bëjmë në të gjitha rastet pjesën tonë. Për çështje të caktuara kërkohet një konsensus edhe më i gjerë. Edhe sepse në fund të ditës, të gjitha partitë nuk e diskutojnë që destinacioni është BE. Të krijohet një hapësirë, një zonë e ndaluar për sherret që të mund të vazhdojnë në hapësirat e tjera dhe aty të flitet me gjuhën e ekspertizës dhe jo me gjuhën e shthurur të politikës të ditës.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING