Connect with us

Politike

Ramës i ndodh e papritura/ Mitsotakis refuzon ta takojë, çfarë ndodhi në Athinë

Gazeta greke Kathimerini shkruan se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka marrë përgjigje negative për kërkesën e tij për të vizituar Greqinë, nëpërmjet zëdhënësit të tij, Endri Fuga, por sërish kreu i qeverisë shqiptare ka këmbëngulur ta zhvillojë vizitën.

Fjala është për takime me emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi. Sipas artikullit të gazetës greke, autoritetet helene kanë anuluar lejen e dhënë më parë për mbajtjen e takimit në hollin olimpik “Gallatsi”, për shkak se aty mbahen edhe aktivitete të tjera. Më pas, Ministria e Jashtme greke ka informuar ndihmësin e kryeministrit shqiptar, Endri Fuga, që ndodhet në Athinë, se vizita është mirë të shtyhet pas 9 qershorit, meqenëse Greqia është aktualisht në zgjedhjet europiane.

Shkrimi i plotë i gazetës greke Kathimerini:

Pyetjet që lindin janë nëse vizita e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Athinë do të lejohet më në fund me afrimin e ditëve të së dielës së Shën Thomait (12 maj), kur ai është planifikuar t’i drejtohet një tubimi emigrantësh shqiptarë, anëtarë dhe miq të partisë së tij. Vlen të theksohet se fillimisht tubimi ishte planifikuar të mbahej në stadiumin e mbyllur të Galatsit, por së fundmi Bashkia hoqi lejen që kishte dhënë fillimisht, për shkak të aktiviteteve të tjera që janë planifikuar. Ndaj, mbetet për t’u parë nëse dhe ku do të zhvendoset për zotin Rama, ngjarja për takimin me emigrantët shqiptarë.

 

 

Duke qenë se deri dje nuk kishte mbërritur asnjë kërkesë me shkrim si në Ministrinë e Jashtme ashtu edhe në organet e tjera kompetente për vizitën e zotit Rama (qoftë jozyrtare), ende nuk është formuluar hapur asnjë deklaratë synimesh nga pala greke. Z. Rama njoftoi jozyrtarisht synimin e tij për të vizituar Athinën nëpërmjet zëdhënësit të tij konfidencial, Edri Fuga, i cili ishte në Greqi disa ditë më parë. Ministria e Jashtme i bëri me dije zëdhënësit të zotit Rama se nisur nga faza parazgjedhore që po kalon Greqia për shkak të zgjedhjeve europiane, do të ishte e preferueshme që vizita të shtyhej për pas datës 9 qershor.

Që atëherë, ftesa e Athinës është shpërfillur dhe kryeministri shqiptar thuhet se është i vendosur për të realizuar vizitën. Tashmë është absolutisht e qartë për çdo vëzhgues të mirëfilltë se zoti Rama e mori vendimin e tij menjëherë pas përfshirjes së kryetarit të zgjedhur të burgosur të Himarës, Fredi Beleri, në fletën europiane të N.D. Duket se vizita e kryeministrit shqiptar Rama ka edhe simbolikë, pasi më 12 maj bëhet pikërisht një vit nga arrestimi i zotit Beleri.

Por nisur nga atmosfera e ngarkuar me ngjarjet në Himarë, udhëtimi i Ramës mund të nxisë konfliktin e brendshëm politik parazgjedhor, duke e çuar çështjen Beleri në axhendën e debatit publik. Apo edhe të provokojë reagime nga elemente të caktuara në Athinë, gjë që qeveria definitivisht nuk e dëshiron.

Gjithashtu, burime diplomatike në Tiranë dhe Athinë theksuan se vizita e planifikuar mund të ketë objektivisht elementin e shfaqjes së forcës, ku Rama tenton të instrumentalizojë votën në zgjedhjet europiane të dhjetëra mijëra emigrantëve shqiptarë që kanë të drejtën ligjore. për të votuar si shtetas grekë, në përgjigje të kandidaturës së Belerit. Megjithatë, një ngjarje e tillë, edhe nëse Rama i shmang referimet për zgjedhjet europiane, në çdo rast do të përbënte përfshirje indirekte në proces. Nisur nga atmosfera e ngarkuar me ngjarjet në Himarë, udhëtimi i kryeministrit shqiptar mund të nxisë konfliktin e brendshëm politik parazgjedhor.

Fushata parazgjedhore

Kryeministri i Shqipërisë në mënyrë simbolike u kujdes që fushatën e zgjedhjeve të parakohshme në diasporën shqiptare ta nisë nga Athina – do të vijojë me Romën, Milanon dhe Berlinin – duke përjashtuar kryebashkiakun e zgjedhur Fredi Beleri nga kryesia e Himarës dhe nga loja e brendshme politike, ky ishte që në fillim qëllimi i tij. I gjithë gjyqësori (prokuroria) po përfundon hetimet në shkallën e dytë ndaj Belerit.

Sipas vlerësimeve të qarqeve politike dhe diplomatike në Tiranë, Beleri do të dalë nga burgu brenda muajit gusht. Por jo i pafajshëm dhe i shfajësuar, por me një penalitet, qoftë edhe të vogël, që të mos ketë të drejtë të marrë pjesë në zgjedhjet e reja të mundshme për Bashkinë e Himarës. Informacionet bëjnë me dije se ka mundësi që nënkryetari aktual i votuar nga këshilli bashkiak të mbetet në postin e kryetarit të përkohshëm. Por nëse mbahen zgjedhje, siç ka paralajmëruar Rama, nuk duhet përjashtuar kandidimi i ish-ministrit dhe guvernatorit aktual të Vlorës, Vangjel Tavos, i cili tashmë ka transferuar të drejtat e tij elektorale në Himarë, nga Dropolli.

Duke qenë se nuk do të ketë takime zyrtare, interesi nga vizita e Edi Ramës në Athinë është përqendruar tek fjalimi i tij për shqiptarët e mërguar dhe tek referimet e pashmangshme(?) për marrëdhëniet greko-shqiptare dhe minoritetin grek, me fokus zhvillimet në Himarë. Ndjenja (arrogante) e të qenit “triumfues” në “Betejën e Himarës” do ta shoqërojë Edi Ramën edhe në Athinë.

Çfarë do të ndodhë në të ardhmen?

Megjithatë, çështja e së ardhmes në marrëdhëniet greko-shqiptare dhe fati i minoritetit grek, pas përfundimit të afërt, të paktën në nivel gjyqësor të çështjes Beleris, mbetet e panjohur. Mbetet për t’u parë nëse dhe cilët do të jenë hapat e parë nga të dyja palët, për të zbutur tensionin dhe për t’i kthyer marrëdhëniet dypalëshe në rrugën e rimëkëmbjes.

Konflikti politiko-diplomatik për kryesimin e bashkisë së Himarës i solli marrëdhëniet dypalëshe në pikën më të keqe që nga gjyqi shumë i vlerësuar i pesë drejtuesve të Omonia-s në gusht 1994,. Më pas u desh mobilizimi në prapaskenë i agjentit amerikan (Holbrook – Shifter) për të hapur sërish kanalet e komunikimit dhe për të “shkrirë marrëdhëniet dypalëshe”.

Megjithatë, zhvillimi i gjërave duket se shfajëson ata që janë përgjegjës për menaxhimin e krizës (Giorgos Gerapetritis, Alexandra Papadopoulou) në Ministrinë e Jashtme, të cilët, siç është shkruar, mbështetën – duke mos pasur besim në gjykimin e drejtë në Shqipëri – duke thënë se nevojiten konsultime me Tiranën për lirimin e menjëhershëm të Belerit dhe gjetjen e një personi të përbashkët për kryetar bashkie.

Politike

Bardhi-Ramës: Boll u fshehe, trego ç’bënte yt vëlla me makinën e grupit të kokainës

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të Kryeministrit Edi Rama në lidhje me dosjen “Xibraka”.

Teksa i drejtohet Kryeministrit të mos fshihet pas letrave pa vlerë të vëllait të tij, Bardhi i kërkon Ramës të japë llogari se çfarë kërkonte Olsi Rama me makinën e grupit të kokainës.

“Vëllai i madh i Olsit, Edi Rama, është i lumtur për rihapjen e dosjes “Xibraka”, po aq sa ishte Erion Veliaj kur doli pas 8 orëve nga SPAK! Përpjekja e tij e dëshpëruar për të diskretituar SPAK, duke e urdhëruar nga TV se çfarë duhet të bëjë dhe sesi duhet ta trajtojë këtë çështje, është tregues i formimit të tij prej analfabeti ligjor që mendon se institucionet e drejtësisë janë zyra propagande qeveritare.

Në mëngjes vëllai i vogël ripërsërit të njëjtën kërkesë në SPAK që është rrëzuar më parë, me shpresën se do i jap oksigjen për gënjeshtrën ditore të darkës vëllait të madh, që i ikën të vërtetës prej më shumë se 2 muaj. Boll u fshehe pas letrave pa vlerë të vëllait më të vogël! Na trego çfarë bënte yt vëlla me makinën që përdorte grupi i kokainës me targa AA 653 DM. Sado të përdridhesh nuk e fsheh dot të vërtetën dhe as makinën e kartelit të drogës me targë AA 653 DM, e përdorur nga Olsi Rama”, tha Bardhi.

Kryeministri Rama deklaroi se do e lumturonte rihapja e hetimeve për dosjen “Xibraka” dhe se sipas tij do ishte drejtësia ajo që do vërtetonte nëse vëllai i tij është trafikant kokaine apo akuzat e Bardhit janë vetëm mashtrime.

Continue Reading

Politike

Shpërthen Qori: Protestën tonë nuk e dha asnjë TV, omerta mafioze, Bashkia, çetë hajdutësh

Lëvizja Bashkë ka organizuar pasditen e sotme një protestë kundër korrupsionit përballë Bashkisë së Tiranës, për aferat që kanë përfshirë këtë institucion. Kryetari i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori, gjatë një lidhje direkte për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, tha se protesta nuk ka marrë vëmendje në media dhe kanë qenë prezente vetëm dy televizione, për shkak se mediat janë të kapura nga pushteti.

“Lajmin nuk e ka dhënë asnjë nga mediat. Ka patur vetëm dy televizone, mes tyre MCN e cila me gjasë do të bëjë kronikën. Tregon se jemi në një omerta mafioze, të heshtjes së opinionit publik. Erion Veliajn është njeriu që ka në dorë tendera dhe para publike për mafiozë dhe oligarkë, ka shumë ndikim në televizione. Në protestat tona ka shumë policë dhe pak gazetarë. Ne do të bëjmë detyrën tonë, do të ngrejmë zërin, do të tregojmë me gisht të gjithë problemet që ka Bashkia e Tiranës. Është një çëte hajdutësh. Ishim me banorët e Kombinatit, do të ndërtohet pallat shtatë katësh për lulishten e fundit që ka aty. U mblodhën dhe protestuan banorët, asnjë televizion nuk ishte i pranishëm, ndonëse ishin lajmëruar të gjithë. Kjo tregon se i frikësohen opinionit publik, duan të na mbysin me heshtje por zëri i së vërtetës do të mbizotërojë“, tha Qori.

Continue Reading

Politike

Rama: SPAK ta thotë “o unë kam trafikant në familje”, ose gojës së madhe të B-së së vogël i duhet vënë proteza

Kryeministri Rama thotë se rihapja e hetimeve për dosjen e Xibrakës është një lajm i mirë. Në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan, kryeministri Rama thotë se duhet të konfirmohet nëse është kallëzim i rremë ai i kreut të grupit parlamentar të PD-së lidhur me përfshirjen e vëllait të tij në këtë dosje.

Më tej, Rama ka thënë se duhet që SPAK-u ta thotë nëse “ai ka një trafikant kokaine në familjes”, ose siç e thotë ai “gojës së madhe të BE-së së vogël i duhet vënë proteza”.

Blendi Fevziu: Deklaruat për çështjen e Gazment Bardhit dhe akuzën ndaj vëllait tuaj se nuk u mor parasysh, ndërkohë Bardhi ka deklaruar 2 ditë më parë se SPAK ka rihapur hetimet në lidhje me këtë dosje.

Continue Reading

Politike

Edi Rama zbulon për herë të parë mesazhin që i dha Erion Veliajt pasi doli nga SPAK

Kryeministri Edi Rama zbulon për herë të parë në emisionin Opinion në Tv Klan mesazhin që i dha kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, pasi ky i fundit doli nga SPAK më 30 Prill 2024.

Kreu i qeverisë u pyet nga gazetari Blendi Fevziu nëse bisedoi me Veliaj për akuzat që ky i fundit bëri në adresë të disa gazetarëve pas përfundimit të dëshmisë në Prokurorinë e Posaçme.

Kryeministri bëri të ditur se Erion Veliajt i tha që kishte bërë gabim me deklaratën sulmuese ndaj gazetarëve.

Rama theksoi edhe njëherë qëndrimin e tij që nuk mbron politikisht asnjë zyrtar të përfshirë në akte korruptive.

Blendi Fevziu: Ai ishte fjalimi juaj dhe adresimi juaj një mesazh për Erion Veliajn? Shumë media e kanë lexuar të tillë.

Kryeministri Edi Rama: Po çfarë janë këto mo. Po pse mo çfarë janë mediat?

Blendi Fevziu: Mediat këtë punë kanë të analizojnë mesazhet e tua.

Kryeministri Edi Rama: Mesazhet për Erion Veliajn unë i kam të thjeshta fare, i kam një tekst, një telefonatë, një takim. Që unë nuk mbroj…

Blendi Fevziu: Nuk mbron askënd? Ju thatë vetëm Zahon nuk lë të hidhet…

Kryeministri Edi Rama: More zotëri këtë e kam thënë 1000 herë dhe 1000 herë e kam përsëritur.. Unë jam ndryshe Fevzi, ky është thelbi, dhe ju nuk doni ta pranoni ok nuk doni ta pranoni. Jam ndryshe.

Kryeministri Edi Rama: Jam ndryshe. Unë ato gjëra që them i mendoj. Nuk them një tjetër dhe mendoj..

Blendi Fevziu: Meqë kishe një mesazh të shkurtër apo vetëm një tekst apo telefon me Veliajn, a i the gjë për qëndrimin që ai mbajti duke akuzuar një sërë gazetarësh pasi doli nga SPAK?

Kryeministri Edi Rama: Po i thashë.

Blendi Fevziu: Çfarë i thatë?

Kryeministri Edi Rama: Gabim shumë i madh.

Blendi Fevziu: Pse?

Kryeministri Edi Rama: Sepse unë personalisht kam pasur shumë herë reagime ndaj mediave, por nuk kam sulmuar kurrë një me emër, një person, sepse sulmet ad ominan nuk janë sulme të denja për këdoqoftë që ka një funksion të lartë dhe që ka një raport që lidhet me rolin e tij institucional.

Continue Reading

Politike

Kalaja sulmon Gaz Bardhin: S’mund të jesh edhe me Berishën edhe me Dumanin

Në Foltore duket se janë të zhgënjyer me Gaz Bardhin.

Kjo, sidomos për qendrimet e tij ndaj SPAK.

Ndaj këtë të enjte, zyrtarja e partisë së Berishës, Adriana Kalaja, ka sulmuar ashpër Gaz Bardhin, ndërsa ka folur poshtë dritares së Berishës.

Ajo ka thënë se Bardhi nuk mund të jetë edhe me Berishën, edhe me Altin Dumanin.

Pra shkurt, duhet të fillojë të sulmojë SPAK, nëse do të jetë në partinë e Berishës.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING