✦
Thinking ...
Connect with us

Lifestyle

Reçel me Petale Trëndafili, delikatesë unike

Trëndafilat janë ndër lulet më të bukura që përdoren jo vetëm për dekorim por edhe në kuzhinë.

Me petalet e shumë prej trëndafilave që çelin mbi tokë, shumë gatime përfitojnë një shije më të plotë dhe unike.

Aroma e trëndafilave nuk ka të dytë.

Atë mund ta dallojmë symbyllur në mesin e shumë aromave të tjera.

Paraqitja e trëndafilit është po aq e mrekullueshme sa shija e tij, ndaj me plot të drejtë, trëndafili gjen një vend të merituar në kuzhinë.

Në mesin e ëmbëlsirave që mund të gatuajë një amvisë, gjendet edhe reçeli i petaleve të trëndafilit i cili është një delikatesë mjaft joshëse për shqisat, recetën e të cilit AgroWeb.org e sjell më poshtë.

Përgatitja e Reçelit Unik me Petale Trëndafilash

Përbërësit

  • 300 gramë petale trëndafili të bardhë ose të kuq
  • 2 filxhanë çaj sheqer
  • 4 gota e gjysmë me ujë
  • Lëngu i dy limonëve

Përgatitja

Lajini petalet me ujë të bollshëm.

Në fund të secilës petale gjendet një shirit i bardhë që duhet prerë.

Më pas, AgroWeb.org ju udhëzon të hidhni petalet në një enë dhe t’i spërkatni bollshëm me gjysmën e sheqerit.

Fërkojini me duar dhe më pas mbulojeni enën me një mbështjellëse plastike.

Enën vendoseni në një vend të freskët ose në frigorifer dhe mbajeni gjatë gjithë natës.

Sheqerin e mbetur hidheni në një tigan bashkë me ujin dhe lëngun e limonit.

Në vijim, AgroWeb.org ju udhëzon të shtoni edhe farat e limonëve të cilët ofrojnë pektinë, një substancë e cila ofron dendësinë e duhur të reçelit. (Farat e limonit do t’i largoni pasi të jetë përgatitur reçeli dhe para se ta hidhni në kavanoz).

Më pas, shtoni petalet e trëndafilit dhe lërini të ziejnë për 20 minuta në zjarr të ngadaltë.

Rriteni temperaturën dhe lëreni reçelin të ziejë për 5 minuta të tjera deri sa lëngu të trashet.

Hidheni reçelin në një kavanoz të pastër dhe të sterilizuar, mbylleni me kapak dhe vendoseni në një vend të freskët e të errët.

Advertisement