Connect with us

Politike

Reforma territoriale, PD organizon qëndresë qytetare

Partia Demokratike u ka dërguar një udhëzim strukturave të saj në të gjithë vendin, duke kërkuar organizimin e aktiviteteve kundër projektit të qeverisë për riorganizimin administrativo-territorial.

Sipas dokumentit, degët e PD-së duhet të bashkëpunojnë me këshilltarë bashkiakë dhe përfaqësues të tjerë vendorë që kundërshtojnë propozimet për reduktimin e numrit të bashkive.

Partia Demokratike argumenton se ndryshimet e propozuara ndikojnë në funksionimin e vetëqeverisjes vendore dhe kërkon angazhimin e strukturave lokale në zonat që preken nga reforma.

Dokumenti parashikon zhvillimin e takimeve me këshilltarët demokratë dhe hartimin e strategjive të koordinuara në nivel vendor për të shprehur qëndrimin ndaj projektit të qeverisë.

Advertisement