Bota
REGJI FRIKE NGA TEATRI VUÇIÇ-ORBAN
Aleksandar Vuçiç u tha mediave se një eksploziv shkatërrues u gjet pranë infrastrukturës së gazit që lidh Serbinë dhe Hungarinë. Historia kaloi shpejt nga terrorizmi i mundshëm në një sulm ndaj Hungarisë, pra ndaj vetë Viktor Orbanit.
Sipas presidentit, dy pako të mëdha me eksplozivë u gjetën pranë gazsjellësit “Rrjedha e Ballkanit”. Në llogarinë e tij në Instagram, Vuçiç njoftoi edhe se ka folur në telefon me kryeministrin hungarez Viktor Orbán dhe i ka treguar gjithçka që dinte për këtë rast.
Analisti ushtarak Aleksandar Radić i tha gazetës Danas se për momentin nuk ka shumë detaje në domenin publik.
“Kemi shumë shembuj se si krijohen zhurma dhe drama vetëm për hir të publikut, dhe më vonë zbulojmë se nuk ishte pikërisht ashtu siç na thanë përfaqësuesit e autoriteteve, le të kujtojmë historinë se si dronët po filmojnë kazermat tona. Le te kujtojme se shume shpejt do kete zgjedhje ne Hungari dhe e gjitha kjo i konvenon Viktor Orbanit” – deklaroi Radiç.