Aktualitet
‘Revanshi’/ SPAK kërkon 98 vite e 6 muaj burg për Aldo Avdylin, Durim Bamin dhe 5 të tjerë
Prokuroria e Posaçme lexon konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja, Durim Bami dhe Oltion Zefi.
Prokurori Alfred Shehu kërkon dënimin e të pandehurve:
Aldo Avdyli: 10 vite burg, 6 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar.
Edson Jozwik: 15 vite burg, 10 vite me gjykim të shkurtuar.
Oltion Zefi: 20 vite burg, 13 vite e 4 muaj me gjykim të shkurtuar.
Henerigert Mitri: 9 vite burg, 6 vite burg me gjykim të shkurtuar.
Altin Morina: 13 vite e 6 muaj burg, 9 vite me gjykim të shkurtuar.
Jozi Kraja: 10 vite burg, 6 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar.
Durim Bami: 21 vite burg, 14 vite me gjykim të shkurtuar.