Connect with us

Aktualitet

Revoltohet Andi Bushati: Këta langaraqët e SPAK-ut më fusin frikën

Andi Bushati ka debatuar ashpër me Baton Haxhiun në televizionin e familjes Berisha, për aksionet e fundit të SPAK.

Haxhiu tha se këto aksione po vrasin frikën, por Bushati iu kundërpërgjigj duke theksuar se pikërisht mënyra se si janë sjellë këta prokurorë me Lapsin (portalin e drejtuar nga ai dhe Shkullaku), me Belerin dhe me Berishën, ja shton frikën shqiptarëve.

Bushati: Të gjitha krimet e mëdha në mbarë botën janë bërë në emër të devizës që drejtësia nuk duhet të bëjë drejtësi por ka një mandat më të madh, ka mandat spastrues. Krijimin e elitave të reja që thua ti, hapjen e një epoke të re politike.

Haxhiu: Heqjen e frikës, ky popull është i frikësuar.

Bushati: Jo Baton. Mënyra se si këta langaraqët e SPAK-ut janë sjellë me Lapsin, me Belerin dhe Berishën, mua si qytetar i këtij vendi më shtojnë frikën, nuk ma heq sepse ata janë banditë politikë nga mënyra se si po sillen. Dhe frika në Shqipëri është nisur kur prokurorët dhe gjykatësit kanë vepruar si vegla të politikës dhe jo si profesionistë. Dhe jemi në këtë fazë.
Advertisement