Connect with us

Aktualitet

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Kokodhiq/ Mungon rruga për futjen e mjeteve zjarrfikëse

Është aktivizuar një tjetër vatër zjarri pasditen e sotme në zonën e Kokodhiqit në bashkinë e Finiqit. Zona e Kokodhiqit ku është riaktivizuar zjarri është shumë e vështirë për tu vënë nën kontroll, pasi nuk ka rrugë për të shkuar mjetet zjarrfikëse.

Punonjës të sherbimit zjarrfikës nga Finiqi, Delvina dhe Saranda po operojnë me mjete rrethanore, më pompa uji në krah. Ndërkohë sipas raportimeve është vënë nën kontroll zjarri mbi Delvinë, ku janë djegur shumë drurë pyjorë.

Temperaturat e larta që vijojnë prej disa ditës dhe era që fryn ka favorizuar përhapjen e vatrave të zjarrit në Dropull dhe Finiq.

Advertisement