Connect with us

Politike

Rikthimi/ Në krah të Bashës, Ngjela: Do jap kontributin tim, PS s’rrëzohet kollaj

Spartak Ngjela, i cili rreshtua në “Harkun Opozitar Euro-Atlantik”, një aleancë me parti të djathta e drejtuar nga Lulzim Basha, thotë se bashkimi i tyre erdhi pasi SHBA nuk po pranonte liderin e vjetër e shpallur tashmë non grata. Spartak Ngjela tha se u bashkua që të japë kontributin e tij për të djathtën.

‘E djathta nuk po merrej vesh se çfarë marrëdhënie kishte me Uashigtonin pasi liderin e vjetër Uashingtoni nuk e pranon.  Shkova të jap kontributin tim për të djathtën. E kam marrë përsipër që bashkë të bëjmë një strukturë juridike për bashkimin, të dalë edhe programi i bashkimit. Si do të operojë ky formacion. Do të ketë një lidership. Të gjitha bashkë me iniciativën e Bashës. Ka 10 deputetë Basha dhe është para. Gjithçka do të shikohet nga raporti ynë me elektoratin. Basha bëri ofertën dhe unë e pranova.’- tha Ngjela.

I pyetur nëse do të jenë forcë fituese ne zgjedhjet e 2025, Ngjela tha se do të duhet një program. Ngjela shtoi se PD sot është shumë larg pushtetin, pasi në sondazhe del më 18%.

Politika është fjalim është program. Është strukturë. Unë do të jap kontributin tim. S’do të jetë i vogël dhe nuk mund të flas para kohe. Do bëjmë një takim të radhës që do t’ja kërkoj Bashës me të cilin të ndajmë detyrat. Detyrat do ti lëmë hapur me median prezent. E kam matur veten në zgjedhje ti e di.

Unë te PD kam qenë. Duhet të vijë e djathta në pushtet që të keni benefite. Është shumë larg pushtetit 18% është sot.’- tha Ngjela.

Me Rithemelimi nuk ka bashkim, thekson avokati Spartak Ngjela, pasi ato janë forcë ‘non grata’.

‘Janë forcë ‘non grata‘ Rithemelimi. Nuk mund të bashkohemi. Kjo është shoqëria më e madhe në botë pro amerikane në Shqipëri. Saliu nuk diti ta menaxhonte non gratën. Ja dha Amerika me gjithë familjen.

Ne do të duhet të thithim intelektualët. Ka një trashëgimi në pasuri. Ka trashëgiminë e PD-së. Saliu e ndihmoi të bëhej kryetar. Saliu doli non grata në Amerike dhe mori vendimin ta nxirrte jashtë partisë.’- tha Ngjela.

Sa i takon marrëveshjes së Rithemelimit me PS, Ngjela tha është në favor të tyre. Por sipas avokatit, sistemin e demokracisë e zgjidh Uashingtoni që është gardiani i demokracisë.

‘Le ta bëjnë marrëveshjen. Është në favor tonë. Ikën e djathta te komunistët. Se ata mendojnë se me komunistët do të marrin pushtetin. A mundet të votojnë socialistët për Saliun. Unë po them se çdo gjë po vjen në favorin tonë. Sistemin e zgjidh Uashingtoni, gardiani i demokracisë këtu është politika amerikane. A do na e japin këtë të drejtë që ta çojmë në hap para demokracinë.’- tha Ngjela.

Avokati tha se Partia Socialiste është parti e parë e se është e vështirë të rrëzohet kollaj.

‘Socialistët janë shumë të rezervuar në saktë, nuk bëjnë blerje votash. Ata nuk çjanë kokën të blejnë vota pasi kanë një masë kompakte dhe blejnë vota. Kush merr atë merr pushtetin. A e dini se ishte i djathtë Rama? Shkoi majtas se e dinë se ata marrin pushtetin. PS nuk rrezohet aq kollaj në Shqipëri. Është parti e parë dhe me përqindje të lartë. Nuk kanë nevojë për lider. Unë kam bërë 3 beteja me ta. Ç’kam hequr unë me ta! Në ‘Ali Dem’.’- tha Ngjela

Politike

Meta nga “Rruga e shpresës”: I kam thënë Ramës, Berisha është politikani më serioz

Pasi përfundoi pas mesdite Asamblenë e Partisë së Lirisë, Ilir Meta I shoqëruar nga një numër mbështetësish dhe veshur një bluzë ku shkruhej ‘Lironi liderin e opozitës’, mbërriti tek rrugica poshtë banesës së Berishës.

Ai ka thurur lavde për Berishën duke e cilësuar si njeriu që ka futur Shqipërinë në NATO dhe ka bërë dhe shumë arritje të tjera për vendin.

”I kam thënë Ramës të mos e provokojë opozitën.

I kam thënë Ramës që politikani më serioz në Shqipëri është Sali Berisha”, tha Meta.

E përshendet Berishën, duke e quajtur president i përgjithshëm.

Continue Reading

Politike

‘Lironi liderin e opozitës’/ Meta mban veshur bluzen me mbishkrimin për Berishën: Afër Zotit

Kreu i PL-së, Ilir Meta tha rrugës teksa po shkonte te banesa e liderit të opozitës, Sali Berisha, se nuk po shkonte në një ballkon, por në një podium.

Meta tha se kryeministri Edi Rama është i pashpresë, ndërsa shtoi se ndryshimi do të vijë shpejt. Kreu i PL-së, teksa po fliste për opozitën tha se Gazment Bardhi është një opozitar i vërtetë, ndërsa për Lulzim Bashën tha se “llogaritë e Shqipërisë nuk mund t’i bëjë ai faqezi.”

MetaNuk po shkoj në një ballkon, por në një podium. Ata kujtojnë se kanë izoluar Berishën, por ata e kanë ndihmuar që të jetë më afër shqiptarëve, të jetë më afër qiellit dhe më afër Zotit. Edi Rama është i pashpresë dhe ndryshimi do të vijë. Shqiptarët kanë kuptuar shumë mirë se çfarë po ndodh. Për Bashën, dihet se shtatë herë shtatë bëjnë 42, llogaritë e Shqipërisë nuk mund t’i bëjë aq faqezi. Besoj se Bardhi është një opozitar i vërtetë.

Continue Reading

Politike

Meta niset nga selia e PL drejt banesës së Berishës: Beteja me mafien është betejë për jetë a vdekje

Kreu i PL-së, Ilir Meta ashtu siçi e kishte paralajmëruar në mbyllje të Konventës Kombëtare, është nisur nga selia e PL-së, drejt banesës së liderit opozitar, Sali Berishës për t’ju bashkuar tubimit qytetar.

Teksa po ecte, Meta tha për mediat se PL ka reflektuar dhe se nga nesër do të nisë një riorganizim. Më tej shtoi se beteja me mafier është betejë për jetë a vdekje.

MetaPartia e Lirisë ka reflektuar dhe nga nesër nis një riorganizim. Beteja me mafien është betejë për jetë a vdekje. Kjo është një betejë, që ia vlen edhe të vdesësh. Prej kohësh e bëmë të qartë se do të kishim një strukturë të re. Për Vojo Kushin nuk mund të ankohet askush, ai edhe kur mbeti vetëm, kaloi në përjetësi. Nuk keni pse të keni ankesa për Vojo Kushin. Vojo Kushi është hero i popullit dhe Kryemadhi nuk mund të ketë ankesa për të. Sikur të gjithë këshilltarët e PL do të hidheshin mbi policët e regjimit, do të kishim tjetër Shqipëri. Për mua familja ka rëndësi, Shqipëria ka akoma më shumë rëndësi.

Continue Reading

Politike

Rastësi apo zgjedhje? Meta nuk e ndjek fjalimin e Kryemadhit, pamjet

Rastësi apo zgjedhje?! Ilir Meta nuk qëndroi në sallë në Konventën e Partisë së Lirisë për të ndjekur fjalimin e Monika Kryemadhit. Ai vendosi që të shkojë të votojë dhe u kthye pasi Kryemadhi mbaroi fjalën.

Continue Reading

Politike

“Uaaa, flet partia e vulës për moral”/ Meta: Basha gënjen edhe kur fle

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u pyet nga gazetarët në lidhje me një video të publikuar sot nga PD e vulës, ku tregoheshin episode të kaluara politike me akuza të ndërsjellta mes Berishës dhe Metës.

Meta e ka cilësuar ‘parti e vulës pa moral’, teksa kthen në vëmendje zgjedhjen e Lulzim Bashës kryetar të Bashkisë së Tiranës.

“Uaaa, ore flet partia e vulës për moral. Si doli ky vulaxhiu kryetar bashkie në Tiranë në 2011, me 23 mijë vota dhe prapë u desh qëndresa e heroike e Arben Ristanit që të dilte. Çfarë të themi, Jo vetëm të gënjen për orën, por ai dhe kur fle nuk ngopet së gënjyeri”, tha Meta.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING