Kosova
Rrëmujë ballkanike/ Bieber: Kriza politike në Kosovë dhe dialogu me Serbinë, në ngërç të thellë
Situata politike në Kosovë, marrëdhëniet me Serbinë dhe roli i akterëve ndërkombëtarë në rajon po mbeten ndër temat më të diskutuara në Ballkanin Perëndimor. Në një intervistë, analisti Florian Bieber ofron një vështrim kritik mbi krizën institucionale në Kosovë, polarizimin e thellë politik dhe sfidat e bashkëpunimit ndërpartiak.
“Mendoj se është e vështirë të përshkruhet ajo që po ndodh ndryshe, përveçse si një rrëmujë. Fakti që i gjithë sistemi, në njëfarë mënyre, po funksionon me mungesë institucionesh legjitime — qeveri, parlament dhe president — është natyrisht shumë shkatërrues për Kosovën. Fakti që kemi pasur këtë paqëndrueshmëri, nuk është aspak inkurajues. Nuk besoj se ekziston vetëm një faktor. Ka shumë faktorë, dhe ata përfshijnë si opozitën ashtu edhe qeverinë apo koalicionin dominues. Të gjithë kanë vepruar duke kalkuluar se qëndrimet e ngurta politike u sjellin përfitime, dhe deri më tani kjo ka qenë në favor të Vetëvendosjes. Por në të njëjtën kohë, nuk shihet një rrugëdalje e qartë nga kjo situatë. Mendoj se ky nuk është një sinjal pozitiv për procesin politik në Kosovë, sepse polarizimi është aq i fortë sa që gjatë vitit të fundit kemi kaluar vazhdimisht nga një paqëndrueshmëri dhe krizë politike në tjetrën” – deklaroi Florian Bieber.