✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Rrëqebulli “sfidon” bufin statujë, momenti kur kafsha mbetet e hutuar

Një video e publikuar së fundmi në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve, pasi në të shfaqet një rrëqebull teksa afrohet me kujdes pranë një bufi statujë.

Pamjet, të publikuara nga inxhinieri i pyjeve Fatmir Brazhda, tregojnë momentin kur rrëqebulli, i shtyrë nga kurioziteti, ndalet përballë statujës dhe e vëzhgon me kujdes.

Kafsha i afrohet nga pjesa e përparme dhe qëndron për disa çaste duke e vrojtuar, përpara se të lëvizë rreth saj për ta parë edhe nga pas. Sjellja e tij duket sikur tregon përpjekjen për të kuptuar nëse objekti përballë është real apo jo.

Momenti sjell një tjetër dëshmi të natyrës kureshtare të rrëqebullit, një grabitqar i njohur për shqisat e zhvilluara dhe aftësinë për të vëzhguar me kujdes mjedisin përreth.

Nuk është bërë e ditur se ku është regjistruar konkretisht videoja. Megjithatë, inxhinieri Fatmir Brazhda ka bërë me dije se rrëqebulli është fotografuar dhe filmuar edhe në Shqipëri dhe se së shpejti pritet të publikojë pamje të tjera të tij.

Një takim i pazakontë mes një prej grabitqarëve më të rrallë të faunës së egër dhe një “bufi” që, të paktën për pak çaste, arriti ta vërë në dilemë

Advertisement