Connect with us

Kosova

Rrezikoi ekstradimin/ Dritan Goxhaj: Beogradi po armatos serbët si në ’90

3 ditë më parë Gjykata e Apelit refuzoi kërkesën për ekstradimin në Hagë të ish-luftëtarit të UÇK-së Dritan Goxhaj i arrestuar më 31 korrik në Tiranë. Pasi la qelitë e burgut 313 në orët e pasdites së martë, Goxhaj këmbënguli në pafajësinë e tij dhe tha se nuk e ka humbur lirinë për asnjë moment.

“Betejën e fituat ju jo unë. E Bëri media. Unë bëra betejë juridike kurse mediatiken e bëtë ju.”, tha Goxhaj.
“Nuk prisja ishte reagimi i shtetit shqiptar në atë mënyrë, trajtimi i një pjese administrative, arrestimi në atë mënyrë, kontrolle banese në sy të familjarëve, këto ishin ato që nuk ma kishte marrë mendja që do ndodhte. Sikur kisha vrarë dikë, tani vjen policia me maska. S’e kuptoj? Ishte kërkesë për ekstradim. Ky reagim ishte i palogjikshëm”.

Pas lirimit nga burgu ai tha se ka pasur telefonata vetëm nga miqtë e tij.

“Pata telefonata vetëm nga miqtë e mi”, tha ai.

Ai akuzohej nga gjykata speciale se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës dhe ka kryer pengim të punës së zyrtarëve dhe frikësim të dëshmitarëve. Por Goxhaj në Report Tv thotë se Gjykata speciale ka ngritur akuza absurde  dhe të pabazuara ndaj UÇK.

“Gjykata le të themi është një gjykatë e Kosovës e vendosur në Hagë me prokurorë të gjykatës ndërkombëtarë. Është një gjykatë legjitime. Veprimtaria e saj nuk është e ligjshme e ka kthyer gjykatën në politike.

Është duke vepruar në paligjshmëri.  E kam thënë se është duke ngritur akuza të pabazuazra në fakte me dëshmitarë të rremë. Cili është interesi i saj? Fillimisht çcdo gjë fillon nga interesi personal, paguhen shumë dhe përse mos ta zgjasin. Prokurori për krimet e luftës në Serbi ka deklaruar se kësaj gjykate i janë dorëzuar 63 mijë fate mbi atë që ka ndodhur gjatë luftës.  Lufta mbaroi në 199 në qershor, UÇK u shpërbë në shtator. Si mund të akuzosh pjesëtarë të UÇK për vepra që kanë ndodhur pas shtatorit. Mund ti akuzosh si individë por jo në emër të një ushtrie. S’mund të më akuzosh në emër të një organizate që nuk ekziston më”.

Ai nënvizoi se UÇK nuk ka kryer asnjë krim ndaj civilëve serbë, sukurse pretendohet.

“S’kam dëgjuar se ka pasur krime ndaj civilëve serbë. UÇK i ka zbatuar normat. Serbët kanë paraqitur një list ëme 160 të serbëve të vrarë. Janë serbë që kanë bërë pjesë në forcat paramilitare serbe. Një grua tha se burri dhe djali im ishte i armatosur. Kush i armatosi? Shteti serb. Këta janë vrarë, konsiderohen si civila. Nuk bëhet fjalë për civila, por për paramilitarë.”

“Serbia rrafshoi objekte kulti në Kosovë. UÇK s’ka bërë krime ndaj civilëve serbë. S’ka hyrë në asnjë fshat me civilë. Kemi hyrë, por nuk kemi arrestuar dhe as dhunuar. Ata që pretendojnë se janë civila të vrarë janë paramilitarë”.

Referuar ngjarjeve të fundit në Veri të Kosovës ai tha se Serbia armatos serbët si në ’90.

“E vërteta duhet thënë që të njihet historia. Të themi të vërteta siç janë. S’do ndalem asnjë ditë për të folur për të vërteta”.

Në fund bëri apel që autoritet shqiptare të jenë të unifikuar në qëndrimet e tyre ndak Kosovës.

“Unë kam dashur që autoritete shqiptare të jenë unike në qasjen e tyre ndaj kosovës. Kur bëhet fjalë për Kosovën të kemi  të gjithë një komb një qëndrim. Çdo gjë mund t ëshkojë drejt një unifikimi më të lehtë.”/Shqiptarja.com

Kosova

E rëndë në Kosovë/ Ngacmon s*ksualisht të miturën, vihet në pranga 61-vjeçari

Ditën e djeshme, një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në rrugën “Isa Boletini” në Vushtrri të Kosovës, ku një person ka sulmuar s*ksualisht një vajzë të mitur 11-vjeçare.

Sipas Gazetës Sinjali, e mitura është sulmuar s*ksualisht nga një person i moshës 61-vjeç teksa ndodheshin në një market.

Autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë është identifikuar si Bahri Bajrami, i cili është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe po intervistohet.

Në bazë të informacioneve të para, i dyshuari e ka prekur viktimën në gjoks, duke i shkaktuar shqetësim të madh dhe frikë.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se përveç sulmit s*ksual në market, 61-vjeçari e ka ngacmuar viktimën përmes rrjeteve sociale, duke i dërguar mesazhe të ndryshme.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor, në dyshimet se ka kryer veprën penale ‘Sulm s*ksual’.

Continue Reading

Kosova

Osmani takohet sot me nënsekretaren amerikane të Shtetit, ja marrëveshja që pritet të nënshkruhet

Presidentja e Kosovës,  Vjosa Osmani ditën e sotme do ta presë nënsekretaren amerikane të Shtetit, Elizabeth Allen në një takim në Presidencë. Mësohet se gjatë këtij takimi do të nënshkruhet një marrëveshje mirëkuptimi ndërmjet Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës, kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja.

Sipas njoftimit takimi do të nisë në orën 09:00 ndërsa më tej bëhet me dije se pas nënshkrimit të marrëveshjes Osmani dhe Allen do dalin në deklaratë për mediat.

“Në orën 09:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Nënsekretaren e SHBA-ve për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen. Mediat do të marrin pamje në fillim të takimit, ndërkaq më pas edhe në nënshkrimin e marrëveshjes së mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës, kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Presidentja Osmani dhe Nënsekretarja Allen do të deklarohen për media”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Kosova

Si kofini pas të vjelit, Isa Mustafa ‘trimëri’ pas luftës, akuzon Kurtin

Për ish-kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, propozimi i Qeverisë së Kosovës për të dërguar një draft-statut të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe – që nuk është i dakorduar paraprakisht në procesin e dialogut – në Gjykatë Kushtetuese për shqyrtim përveç se është “paradoksal është edhe joserioz”.

Mustafa theksoi se Gjermania, Franca e Italia po kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që në Kushtetuese ta dërgojë draft-statutin e Asociacionit që është derivat i Marrëveshjes së Brukselit dhe e Ohrit (e dakorduar më 27 shkurt dhe me 18 mars), i cili në vlerësimin e tij është “një autonomi politike territoriale”.

Mustafa ndër të tjera argumentoi se në Kushtetuese mund të përcillen vetëm dokumente të aprovuara paraprakisht nga Qeveria, e cila fillimisht duhet të jetë e derivuar “nga një pajtim i palëve në proces të dialogut”.

Ndërsa persa i përket transformimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, nga kundërshtuesi më i madh, te i pari që propozon të dërgojë draft-statut për Asociacion në Kushtetuese, sipas Mustafës flet “qartë për karakterin mashtrues dhe të rrezikshëm të qeverisë”.

“LVV e ka kundërshtuar me dhunë ta paparë ‘Zajednicën’ dhe tani po e ofron autonominë serbe si Zajednicë (Bashkësi serbe) flet qartë për karakterin mashtrues dhe të rrezikshëm të qeverisë e cila iu është shitur qytetarëve si qeveri e shpresës” – potencoi ish kryeministri Mustafa.

Continue Reading

Kosova

Vuçiç gjen armiqtë e jashtëm të Serbisë dhe tregon qëllimet e tyre

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçic, duke folur për propozimin për rezolutë për gjenocidin në Srebrenicë, ka deklaruar se ajo ka katër qëllime. Sipas presidentit serb, një nga qëllimet është shfuqizimi i etnitetit të Republikës Serbe në BeH.

“Qëllimi i parë i rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë është shfuqizimi i RS, sipas dy rishikimeve të aktgjykimit për përgjegjësinë e Republikës së Serbisë, dhe i treti është që dikush të marrë ca para nga Serbia dhe ta padisë për Kompensimi për dëmet e luftës, i katërti është barra shtesë për Serbinë dhe vendosja e gjithçkaje mbi supet e saj, por qëllimi i tyre nuk është të ndërtojnë marrëdhënie më të ngushta, por dëshira për të shkatërruar çdo lloj proteste kundër tyre”- pohoi Vuçic I cili nuk nguroi ti gjente kundërshtarë të Serbisë në Uashington, Berlin dhe Londër.

Gjithashtu ai nuk e ka fshehur pesimizmin se do të miratohet rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë.

“Për shtatë ditë përfundon seanca e OKB-së, dhe ata do të fitojnë formalisht, por nuk do t’ju them se për sa vota, por di te them se kemi luftuar”, përfundoi presidenti serb.

Continue Reading

Kosova

Vuçiç dërgon ushtrinë në kufi me Kosovën, ja qëllimi sipas analistit ushtarak nga Beogradi

Aleksandër Radiç, analist ushtarak nga Beogradi, ka folur për praninë e shtuar të NATO-s në Ballkan, ndikimin rus dhe njohjen e heshtur të Kosovës nga ana e Serbisë.

Sipas Radiç, NATO-s i kushton rëndësi të madhe ruajtjes së stabilitetit në territorin e ish-Jugosllavisë, sepse vlerëson se ekziston rreziku i një krize sigurie.

“Forcat e NATO-s në krahun lindor janë forcuar si një masë parandaluese, teksa njësi janë vendosur për të penguar Rusinë nga përpjekjet për të zgjeruar praninë e saj në pellgun e Detit të Zi” – deklaroi Radiç duke shtuar se nuk pritet per momentin që të ndodhë diçka, sepse është dërguar një mesazh i qartë se nuk do të lejohet.

“Ndikimi më i rëndësishëm në dinamikën e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës është politika e Vuçiqit, e cila zhvillohet në dy pista – në njërën, mbahen marrëdhënie të mira me Moskën, dhe në anën tjetër, pelqen bankomatin e Bashkimit Europian”

Analisti ushtarak tha gjithashtu se edhe kërcënimet e Vuçiqit janë vetëm mashtrim ndaj popullit serb dhe Serbisë.

“Beogradi ka kaluar në nivel propagandistik dhe problemi i vërtetë është se si të bëhet opinioni publik serb të pranojë politikën e Vuçiqit për njohjen e fshehtë të pavarësisë së Kosovës” – potencoi Aleksandër Radiç.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING