Connect with us

Aktualitet

Rrezikoi jetën e dhjetëra drejtuesve, shoferi “fluturon” në tunel me parakalime

Një shkelje flagrante e rregullave të qarkullimit është regjistruar në Tunelin e Murrizit, ku një drejtues mjeti ka kryer një manovër të rrezikshme, duke vënë në rrezik jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës.

Pamjet tregojnë momentin kur shoferi realizon një parakalim të trefishtë brenda tunelit, pavarësisht sinjalistikës që ndalon qartësisht çdo parakalim në atë segment.

Në këtë zonë ndodhen vija të dyfishta të pandërprera, të vendosura pikërisht për të shmangur situata me pasoja fatale.

Lëvizja e papërgjegjshme ka krijuar rrezik të madh për përplasje, duke marrë parasysh hapësirën e kufizuar dhe mungesën e fushëpamjes që karakterizon tunelin.

Autoritetet pritet të identifikojnë drejtuesin e mjetit dhe të marrin masa të menjëhershme, ndërsa raste të tilla rikthejnë shqetësimin për sigurinë rrugore dhe respektimin e rregullave në akset kombëtare.

Advertisement