Shkrime
Rreziku për Kosovën e ka emrin Orban/ Ja çfarë lajmesh po sjell era
“Dorëheqja e Charles Michel si president i Këshillit Evropian, të cilën ai e njoftoi për shkak të synimit të tij për të kandiduar në zgjedhjet e Bashkimit Europian që do të pasojnë në qershor, si dhe ardhja e mundshme e kryeministrit hungarez Viktor Orbán në pozicionin e tij, nuk do të ndikojnë shumë në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, rrugën evropiane të Serbisë dhe në përgjithësi drejt Ballkanit Perëndimor” – konsideron Strahinja Subotiç nga Qendra për Politika Evropiane.
Ai bëri me dije se ky është problem i madh, sepse në atë pozitë ishte zgjedhur me shpresën se mandate i tij krijuar do të zgjaste më shumë se të tjerët.
“Dorëheqja ndryshon shumë dinamika. Është e vërtetë që sipas rregullores Orban do marrë drejtimin e Këshilli Evropian, duke pasur parasysh se Hungaria do marrë kryesimin e Këshillit të BE-së duke nisur nga vera, por anëtarët e Këshillit, gjegjësisht shtetet anëtare, mund ta pengojnë këtë me vota shumice. Nuk kërkohet unanimiteti dhe ata thjesht mund të zgjedhin një president të ri të Këshillit Evropian në vend të Michel deri në dhjetor”- u shpreh Subotiç, duke theksuar se është ende herët për të nxjerrë një përfundim nëse Orban do të marrë postin e Presidentit të Këshilli Evropian.
Sipas Subotiç, ndryshimet e paralajmëruara të personelit në Bashkimin Europian, nuk do të ndikojnë shumë në rrugën e Serbisë drejt Unionit, në përgjithësi te Ballkanin Perëndimor dhe në dialogun Beograd-Prishtinë.
“Borrell-Lajçak është dyshja që pyetet kur është fjala për dialogun dhe komunikojnë drejtpërdrejt me Beogradin dhe Prishtinën, si dhe natyrisht me të gjitha institucionet dhe shtetet anëtare të BE-së. Kushdo që të jetë në krye të Këshillit Evropian, mendoj se as Beogradi dhe as Prishtina nuk duhet të jenë në asnjë mënyrë më shumë të inkurajuara apo relaksuara, por duhet të zbatojnë gjithçka për të cilën është rënë dakord në periudhën paraprake, nga Marrëveshja e Brukselit deri te Marrëveshja e Ohrit”, theksoi Subotiç.
Sipas tij, nëse Orban do të merrte postin e presidentit të Këshillit Evropian, Beogradi do ta mirëpriste , duke qenë se janë ndërtuar së fundmi marrëdhënie te forcuara me Budapestin.
“Sidoqoftë, Orban aktualisht nuk ka kapital të fortë politik në BE. Ai aktualisht është duke bërë “pazare” kur bëhet fjalë për Ukrainën, mendon se duke bllokuar fondet për Kievin, do bëj presion për të shkrirë fondet e bllokuara për Budapestin, për shkak të kthimit pas në aspektin demokratik. Pavarësisht nëse Orban do të marrë postin e presidentit të Këshillit Evropian apo jo, gjatë presidencës hungareze sigurisht që nuk do të diskutohet aplikimi i të ashtuquajturës Kosovë për anëtarësim në BE. Së dyti, kur është fjala për vizat liberalizimi, ai do të mbetet në fuqi dhe Hungaria do apo jo, nuk do ta ndryshojë dot. Së treti po shohim që ka ende masa kufizuese ndaj Prishtinës. Kjo është vendosur sërish njëzëri dhe besoj se Hungaria do të vazhdojë të insistojë që përderisa Prishtina nuk po e zbaton Bashkimin e Komunave Serbe, ato masa nuk do hiqen’ – theksoi Subotiç, duke shtuar se nuk ka dicka specifike kunder Orban por ndjenja e përgjithshme në BE është se Prishtina është ajo që ka një pjesë të madhe të obligimeve për të përmbushur dhe për të marrë përfitime shtesë në rrugën e saj drejt Unionit Europian.