Connect with us

Kosova

Rritet doza e propagandës – ‘Albin Kurti do shfarosë familjen e Vuçiç’

Kryenegociatori i Serbisë në dialogun me Kosovën, Petar Petkoviç, ka rritur dozën e propagandës dhe dramaticitetit të situatës, teksa tha se “Albin Kurti kërcënon se do shfaros familjen e Vuçiç”.

Duke iu referuar një liste të publikuar nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja me emra individësh, që sipas tij qëndrojnë prapa barrikadave në veri të Kosovës, dhe për të cilët gjithashtu ai i rekomandoi për arrestim, Petkoviç  tha se atë listë, brenda të cilës ka edhe familjarë të Vuçiç,  e ka përpiluar personalisht Albin Kurti.

“Kjo tregon shkallën e urrejtjes së Kurtit ndaj presidentit Vuçiç… Dhe ende nuk kemi dëgjuar një fjalë dënimi, një sms të vetme nga një ambasador perëndimor apo përfaqësues i BE-së që distancohet nga sulmi i Kurtit? Kjo tregon gjithë hipokrizinë dhe standardet e dyfishta të komunitetit ndërkombëtar, teksa Kurti kërcënon se do të shfarosë të gjithë familjen e Vuçiç”, tha kryenegociatori serb në një intervistë.

Advertisement