Connect with us

Aktualitet

Rruga në Fushë-Mamurras në gjendje katastrofike, banorët: 35 vite pa investime

Rruga në pjesën e poshtme të Fushë-Mamurrasit, pranë Lumit të Drojës, në kufirin ndarës mes Kurbinit dhe Krujës ndodhet në gjendje të mjerueshme. Thuajse në 35 vite në këtë zonë nuk është realizuar asnjë investim.

Banorët thonë se lëvizja është mjaft e vështirë, sidomos në kohë me shi, kur rrugët mbulohen nga uji dhe balta, ndërsa problem mbetet edhe ura mbi Lumin Droje, e cila rrezikon shembjen. Premtimet për ndërhyrje kanë qenë të vazhdueshme në çdo fushatë elektorale, por asgjë nuk ka ndryshuar, shprehen banorët.

“Këtu askush nuk marrë masa, asfalt nuk është marrë asnjëherë. Ura ndonjë ditë ka rrezik ta marrë lumi”, tha një banor. “Kemi shumë vështirësi për të lëvizur këtu. ura është shumë problem. Na kanë premtuar se do e regullojnë rrugën po asgjë nuk kanë bërë” , u shpreh një tjetër.

Në pjesën fundore të Fushë-Mamurrasit dhe Drojës jetojnë mbi 100 familje, të cilat përballen çdo ditë me vështirësi të shumta për shkak të mungesës së investimeve në infrastrukturë.Nga ana tjeter Bashkia Kurbin ben me dije se kjo zone eshte ne prioritetet e saj dhe shume shpejt do te kete nderhyrje ne infrastruktures.

Advertisement