Connect with us

Politike

SAMITI/ Blindohet bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’

Dita e sotme është historike për vendin tonë, pasi për herë të parë në Tiranë do të mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor. Një samit i përmasave të tilla nuk është organizuar asnjëherë në vendin tonë, ku do të marrin pjesë të gjithë liderët europainë. Madje është hera e parë që ky samit do të zhvillohet jashtë një vendi të unionit.

Masat e sigurisë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ janë ndër më striktet. Një numër i madh i forcave të policisë ka blinduar të gjithë sheshin për të bërë të mundur mbarëvajtjen e samitit të përbashkët që do të mbahet në Tiranë mes liderve të Bashkimit Europian dhe liderve të Ballkanit Perëndimor.

Përqendrimi më i lartë i forcave të sigurisë është në hyrje të bulevardit. Në këto kushte, duket pothuajse e pamundur që të zhvillohet protesta e njoftuar nga kreu i ‘Rithemelimit’, Sali Berisha i cili ka njoftuar një tubim paqësor gjatë kohës që zhvillohet samiti.

Politike

Rama nga Gjermania: Shqipëria, vendi më pro europian në Europë

Kreu i qeverisë Edi Rama në Aachen të Gjermanisë mori pjesë në panelin “Perspektiva Europiane e Ballkanit Perëndimor”në Charlemagne Prize on Europe.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri tha se Shqipëria është vendi më pro evropian në Europë dhe se anëtarësimi drejt BE-së është ëndërr.

“Izolimi ynë tejet i dhimbshëm na bëri të jemi ai vend që sot mbështetur në barometrin e BE-të jemi vendi më pro evropian. Për ne të jesh pjesë e BE është aq e thjeshtë dhe aq thelbësore sa ishte për etërit themelues të BE. BE perceptohet si bankomat për ne, por nuk është kështu, nuk ka të bëjë me paratë, por me një parametër e mbështetur në vlera.

Dua të them që në kuadrin e integrimit dhe zgjerimi ka një akt interesant që lidhet me sloganin e famshëm të zgjerimit të vitit 2004, ku për shumë vende hyrja në BE ishte kthim në shtëpi. Për ne është ndryshe, ne s’kemi qenë kurrë pjesë e tij, por e kemi ëndërruar.

Nuk e di çfarë do të ndodhë me BE në vitet në vijim, por di të them që edhe nëse BE zhduket, Shqipëria sërish do të jetë një vend pro evropian.”, tha Rama

Continue Reading

Politike

Rama: Nuk kemi marrëdhënie të ngushta dhe aspak oreks për t’u afruar me Rusinë

Kryeministri Edi Rama në një komunikim për mediat foli për ndikimin rus në Ballkan dhe në Shqipëri. Rama u shpreh se Shqipëri nuk është aspak e ndikuar dhe se e ka qartë orientimin e saj drejt Perëndimit.

“Ne nuk kemi as marrëdhënie të ngushta dhe as oreks për t’i pasur ato me Rusinë. Sepse diktatori ynë vendosi të dilte nga Blloku lindor dhe traktati i Varshavës në momentin kur Hrushov vendosi të ndryshonte linjën politike në Moskë. Shqipëria i mbeti besnike Stalinit, pra e kishim në pjesën më qendrore.

Dhe ne nuk kemi aspak oreks për t’u afruar me Rusinë. Në 33 vjet qyshe dolëm nga errësira, kurrë nuk ka pasur vizitë të nivelit të lartë në Moskë dhe asnjëherë të Moskës në Tiranë. Por për vendet e tjera, me përjashtim të Kosovës sepse edhe atje nuk ka ndikim. Në vendet e tjera është me ndikim”, tha Rama

 

Continue Reading

Politike

‘TIMS”/ Rithemelimi pranoi planin hetimor të PS, Kulluri: Opozita e pazareve dorëzohet në prehrin e Ramës

Rithemelimi ka pranuar planin hetimor te PS per TIMS, gje qe ka sjelle dhe reagimin e ashper te sekretarit te marredhenieve me median dhe publikun ne PD zyrtare Edvin Kulluri.
Sekretari demokrat shkruan ne rrjetin social facebook se “Opozita e pazareve” miraton Planin Hetimor të ekspertes së propozuar nga PS, ku rezulton se Kryeministri dhe Ministri i Brendshem ne detyre i kohes, nuk do të thirren në Komisionin Hetimor për “TIMS”
Komisioni Hetimor për çështjen e të dhënave të sistemit TIMS ka votuar pas shumë orësh Planin Hetimor. Me votat edhe të përfaqësuesve të “opozitës se pazareve”, ku ben perjashtim deputeti Asllan Dogjani, është votuar Plani Hetimor i ekspertes së propozuar nga Partia Socialiste!
Ky Plan Hetimor nuk parashikon thirrjen për të dëshmuar të kryeministrit dhe ish-ministrit të Brendshëm. Po kështu ne nje akt te paprecedente nuk do të ketë ekspertim të vendit të ngjarjes e as nuk do të thirren ekspertë nga gjykata sikundër kishte propozuar opozita.
Në listën e dëshmitarëve janë një sërë zyrtarësh dhe ish-zyrtarësh që do të merren në pyetje nga Komisioni Hetimor. Por komisioni rezervon të drejtën në të ardhmen që nëse është e nevojshme të thërrasë edhe persona të tjerë për të dëshmuar.
Hiqet Rama nga thirrja pikerisht sic “urdheroi” dy dite me pare ne fjalimin e “Ali Babes qe s’di c’bejne 40 hajdutet”, e ne fakt s’ka inspektim. Ashtu si ne rastin e amnistise Manja-Bardhi ku e pesuan protestuesit e u liruan abuzuesit, seriah “opozita e pazareve” dorezohet ne prehrin e Rames”
Continue Reading

Politike

Berisha i kërkon Ramës të anulojë vizitën në Greqi

Ish-kryeministri Sali Berisha i kërkoi kreut të qeverisë, Edi Rama që të anulojë vizitën në Greqi e paralajmëruar për më 12 maj.

Në fjalën e përnatshme para mbështetësve nga shtëpia e tij, Berisha ftoi diasporën në një betejë për qeveri teknike.

Pjesë nga fjala:

Edi Rama, beteja është me ty mbi të gjitha.
Beteja jonë është e pathyeshme.
Beteja jonë ka të bëjë me ekzistencën e këtij kombi që ti po e shfaros me vjedhjet, plaçkitjet që po i bën çdo ditë.
Çfarë u thua ti nënave dhe motrave shqiptare që u kë përzënë adoleshentët, fëmijët e tyre, më shumë se lufta civile në çdo vend tjetër përveç Sirisë?
Ç’përgjigje ke o famëzi që shkretove kombin me gjëmat tua?
Çfarë fytyre ke ti të shkosh të takosh shqiptarët që i ke përzënë nga Shqipëria?
Ç’moral ke ti të takosh ata që u ke shndërruar dheun në dhe të ndaluar me vjedhjet tuaja.
Shkon me mbjellë sherre për t’ua prishur edhe atë ekuilibër që kanë krijuar.
Anulo vizitën dhe mos shqetëso diasporën, mos shqetëso emigracionin se ti për ta ti je një pushtues i Shqipërisë.
Ti zëvendësove shtetin me narkoshtetin.
Ti Edi Rama i mbylle dyert e Europës Shqipërisë dhe i detyrove shqiptarët të marrin malet për të arritur në kontinentin e amshuar.
Ti nuk ke gojë, ti duhet të lash gojën 100 herë kur të përmendësh emrin diasporë dhe emigracion.
Mos harro se ata janë atje sot se vendi i tyre, parajsë e Zotit nga burimet, është shndërruar në tokë të ndaluar.
Se pasuritë e vendit të tyre i ke shndërruar në një mallkim për shqiptarët nga një bekim i Zotit që janë ato.
Atëherë, dil thuaju pak çfarë do ti, çfarë i kujton ata si deputetët dhe ministrat e tua?
Ata po jetojnë me djersën e ballit, po sigurojnë kafshatën e gojës dhe ti shkon tani t’u dërdëllisësh.
Mendon se do paraqitesh si patriot, po ty të dinë të gjithë, ti je një antishqiptar që më shumë se ç’të ka thënë publicisti i njohur gjerman, ti je Pashiqi i Tiranës.
Ndaj dhe ftoj diasporën, ftoj emigracionin, të gjithë në Tiranë në betejë për çlirimin e kryeqytetit.
Në betejë për qeverinë teknike.
Në betejë për fitoren e opozitës.
Në betejë për shtetin ligjor.
Për të drejtat njerëzore.
Për trefishimin e rrogave.
Për Shqipërinë drejt Europës.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!
Fitore, fitore, fitore!

Continue Reading

Politike

Rama: Luftë për mish të freskët, shqiptarët shihen nga Perëndimi si të preferuar

Në një diskutim në Aachen, Gjermani, kryeministri Edi Rama është pyetur në lidhje me largimin e të rinjve shqiptarë, ku tha se nuk është vetëm problemi ynë, por i gjithë Europës së vjetër.

Rama e cilësoi si ‘luftë për mish të njomë’ problemin me largimet, ndërsa tha se shqiptarët dhe të tjerët  nga Ballkani Perëndimor që dikur shiheshin si problem nga Gjermania e Perëndimi, sot janë të preferuar sepse janë të bardhë dhe nuk e kanë shumë të vështirë të përshtaten me kultura të ndryshme fetare.

“Unë nuk di si të jem diplomatik dhe duhet të them atë që mendoj. Problemi që unë shoh se Europa e vjetër, po vuan nga demografia që është një dënim për të gjithë ata, më pak fëmijë, nevojë për krah punë, një bela e madhe sesi të merren me migracionin.  Kështu që është shndërruar në luftë për mish të freskët. Si të marrin të rinj nga ne që të vijnë këtu, sa më shumë të jetë e mundur.

Nuk është koha që shqiptarët apo të tjerët nga BP shiheshin si problem. Ata janë më të preferuarit sepse janë të bardhë, sepse dhe kur janë myslimanë, nuk e kanë shumë të vështirë të përshtaten. Qofshin myslimanë apo krishterë nga BP janë europiane dhe vijnë aty. Si mundet ta ndalojmë këtë.

Përgjigja më e lehtë, duhet të luftoni korrupsionin, të rrisni pagat, më fal po si mund ta bëjmë të gjithë këtë? Si mund tu themi ‘ja ku e ke pagën, më mirë se në Gjermani’. Është thjesht e pamundur.

Kush mendon ndryshe, nuk mendon si duhet. Ky është një problem i madh dhe ne po përpiqemi të përballemi me të. Kemi bërë përparim, jemi shkuar në një pagë mesatare në sektorin publik nga 450 euro në 900 euro.

Në sektorin privat po rriten për shkak të turizmit dhe mungesës së krahut të punës.

Është një problem i madh dhe Perëndimi nuk duhet të marrë shqiptarët, është shumë më e madhe sesa kaq.

Gjermanët na kanë një borxh të madh sepse emri Ballkan është vendosur nga një gjerman jo fort i mençur dhe duke parë malet gjithë kohës pyeste ku jemi. Dhe turku që e shoqëronte i thoshte ballkan, që do të thotë male dhe ai ia vendosi emrin Ballkan.

Kështu që kur të dëgjojnë Ballkanin dhe të mos ndihen mirë, gjermanët duhet të thonë ‘po, ne e bëmë të parët”, tha Rama.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING