✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

SAMITI I BERLINIT, RAMA TAKOHET ME MERZ

Sot në Miloçer të Budvës, Mali i Zi do të mbahet samiti i Liderëve të Procesit të Berlinit. Në këtë takim do të marrë pjesë kryeminitri Edi Rama, kancelari gjerman Friedrich Merz, kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, kancelari austriak Christian Stocker, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, si dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Të pranishëm do të jenë gjithashtu ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani, ministri francez për Europën Benjamin Haddad dhe komisionarja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos.

Kjo e fundit do të zhvillojë takime me presidentin malazez Jakov Milatoviç dhe kryetarin e Kuvendit, Andrija Mandiç. Në fokus të takimeve do të jenë rruga e Malit të Zi drejt Bashkimit Evropian dhe reformat që lidhen me procesin e integrimit.

Në samit do të marrin pjesë edhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, përfshirë Bankën Botërore, Bankën Evropiane të Investimeve dhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Axhenda
09:30–10:15 – Mbërritja e krerëve të delegacioneve dhe deklaratat për media
10:20–10:30 – Seanca hapëse
13:00–13:20 – Konferencë për shtyp
13:30 – Fotografia familjare
Advertisement