Connect with us

Politike

Samiti në Tiranë/ Kurti s’pranoi ftesën e Ramës, ja kush mungoi tjetër

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama u takua me disa prej liderëve të vendeve të Rajonit në Tiranë, në ‘Vila 30’. Një mbledhje pa Kosovën, kryeministri Edi Rama nuk e sheh si problematike, për aq kohë sa Shqipëria e kishte ftuar kryeministrin Kurti. Ai nuk e komentoi shumë këtë mos prezencë, por mesa u pa edhe një lider tjetër mungonte, e kjo u vu re në foton që postoi kryeministri Edi Rama.

I pranishëm në foto ishte Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi, Kryeministri i Republikës së Malit të Zi, Dritan Abazovic, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovačevski dhe Kryeministrja e Republikës së Serbisë, Ana Brnabiç. Por, mungesë kishte nga Bosnje-Hercegovina.

As kryetarja e këshillit të Ministrave të Bosnjë Hercegovinës, Borjana Kristo dhe as kryeministri Nermin Nikšić nuk ishin në foton ‘familjare’, mungesa e të cilëve deri më tani ka mbetur mister.

Burime për “Dosja.al” nga Kryeministria konfirmojnë se asnjë përfaqësues i Bosnje-Hercegovinës nuk ishte prezentë.

“Ishin të gjithë të ftuar dhe kush deshi erdhi, kush s’mundi s’erdhi”, tha Rama, e mesa duket as përfaqësuesit e Bosnjes dhe Hercegovinës nuk mundën të vinin.

Advertisement