Sport
Samuel Eto’o i dërgon një mesazh Vedat Muriqit pas thyerjes së rekordit
Samuel Eto’o, një prej ikonave të futbollit botëror dhe historisë së Mallorca-s, i ka dërguar një mesazh special Vedat Muriqit, pasi ky i fundit theu rekordin e golave me klubin spanjoll në La Liga.
Sulmuesi i Kosovës po kalon një sezon fantastik në La Liga, ku ka realizuar 21 gola, vetëm dy më pak se lideri aktual Kylian Mbappe.
Me dy golat e shënuar në përballjen ndaj Rayo Vallecano-s, Muriqi jo vetëm që barazoi, por edhe theu rekordin e mëparshëm të Eto’o-s me fanellën e Mallorca-s në La Liga. Tashmë, ai numëron 54 gola me klubin në ligën e lartë spanjolle.
Për të vlerësuar këtë arritje të madhe, vetë Eto’o ka reaguar me një mesazh për sulmuesin “dardan”.
“Përshëndetje Vedat nga Kameruni. Jam i lumtur për atë që ke arritur. E di që ke punuar shumë, vazhdo përpara”, tha ai, duke shtuar: “Bëje Mallorca-n tonë më të fortë. Urime ty dhe shokëve të ekipit që të ndihmuan të arrish këtë rekord”.