Lifestyle
SANREMO 2021 shtyhet për në prill 2022
Pas shtyrjes nga shkurti në mars, Festivali i famshëm italian i këngës, Sanremo, mund të shtyhet përsëri për në fillim të prillit, shkruan faqja e internetit vanityfair.it.
Arsyet, përveç urgjencës Covid-19, do të lidheshin gjithashtu me një dispozitë specifike të bashkisë së Sanremos, e cila do t’i kërkojë RAI-t të shtynte festivalin në mes të pranverës, në një periudhë në të cilën, me shpresë, numrat do të jenë më shumë nën kontroll.
Gjithçka, natyrisht, është e lidhur kryesisht me turizmin dhe të ardhurat ekonomike përkatëse të cilat, pa pjesëmarrjen publike të edicioneve të kaluara, mund të pësojnë një tkurrje të qartë alarmante për ekspozuesit dhe organizatorët.
Dyshimet për edicionin e ardhshëm të Sanremos, megjithatë, alarmojnë edhe ata që punojnë nga brenda. Në fakt, vetë prezantuesit e njohur, Amadeus dhe Fiorello kishin shpjeguar urgjencën e pjesëmarrjes së publikut për një ngjarje kaq të rëndësishme, e cila, për momentin, duket shumë jopraktike pikërisht për shkak të kurbës së ngjitjes të virusit./ /os/