Politike
‘Sapo bleva një vilë 10 milion euro’/ Shehaj: Do çmendet fare Taulanti
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka publikuar një video pas deklaratave të Taulant Ballës në Kuvend, duke mbrojtur investimin e tij në Itali dhe duke theksuar se çdo transaksion është kryer në përputhje me ligjin.
Ai deklaroi se po bën një transparencë që, sipas tij, “nuk e ka bërë asnjë politikan tjetër në historinë e Shqipërisë”.
Shehaj tha se në vitin 2019 bleu një vilë për 2.9 milionë euro, ndërsa në vitin 2020 mori leje ndërtimi dhe investoi rreth 4 milionë euro për ndërtimin e një vile të re prej afro 500 metrash katrorë.
Sipas tij, prona u shit në vitin 2025 për 15 milionë euro dhe të gjitha transaksionet janë deklaruar dhe verifikuar sipas ligjit.

“Po bëj atë që s’ka bërë asnjë politikan tjetër në të gjithë historinë e Shqipërisë. Transparencë totale në lidhje me pronat e mia. Këtë pronë në Itali e kam blerë në 2019, 2.9 milion euro.
Në 2020 kam marrë një leje ndërtimi për të ndërtuar një vilë pre 500 m2 pothuajse.


Kam investuar 4 milion euro në rindërtimin. Këtu janë deklaratat e pasurisë ku janë të gjitha të deklaruara dhe në 2025 e kam shitur 15 milion euro.



Çdo gjë është e kontrolluar sidomos në Itali ku askush nuk të fal, nëse shkel ligjin të fusin në burg.”
Deputeti bëri të ditur gjithashtu se ka blerë një vilë tjetër me vlerë 10 milionë euro, ku synon të investojë më tej, ndërsa hodhi poshtë akuzat për pastrim parash.
“Tani po ju tregoj pronën tjetër që ju tregoi Taulant Balla.
Tani Taulanti do të Çmendet fare.Këtë vilë e kam blerë 10 milion euro, është më e madhe kuptohet, do ta invenstoj dhe mund ta shes edhe 25 milion euro, po e shita mirë, nësë nuk e shes do ta mbaj për vete. Tani është e qartë që kjo i besdis sepse unë dalloj nga ata si nata me ditën .”
Në fund të reagimit, Shehaj sfidoi kryeministrin Edi Rama të bëjë transparencë për pasurinë e tij, duke kërkuar shpjegime për ndërtimin e vilës së kryeministrit dhe burimin e financimit të saj. Ai akuzoi mazhorancën se po përdor propagandën dhe shpifjet për ta goditur politikisht.
“Nuk kam nevojë të fsheh asgjë sepse paratë i kam bërë me punë të ndershme , kurse ata kanë vjedhur popullin më të varfër në Europë dhe janë tërbuar, janë çmendur , kanë filluar të më sulmojnë duke shpifur. E shiti 15 milion euro, pastroi paratë, ja ti shkojmë me kamera por unë i sfidoj. Dilni dhe bëni të njëjtën gjë. Dil Edi Rama dhe tregoi shqipëtarëve se si e ndërtove një vilë prej 1000 m2, 4 godina me 400 mijë euro.
Cili ishte ndërtuesi që ta bëri këtë çmim, 4 qind mijë euro nuk dalin as për arkitetktin dhe këtë e dinë të gjithë jo më të ndërtosh vilën. Po edhe ato 400 mije euro ku i gjete?
Dil bëj transparencë. Kjo është ajo që duhet të bëjë një politikan, të bëjë transparencë për qytetarët shqipëtarë, t’ju shpjegojë atyre. Na sulmojnë sepse ju ka dalë boja, ju ka ardhur fundi. Po përdorin të gjithë makinerinë e propagandës që kanë.
Tani madje kanë rekrutuar njerëz edhe nga mediat opozitare gjoja sepse kështu balta bëhet më e besueshme por nuk kanë për të ja dale, sepse njerëzit e kanë të qartë. Unë fëmijët e mi i kam rritur me punë të ndershme kurse ata i kanë rritur me paratë e qytetarëve shqipëtarë, e popullit më të varfër në Europë.”
Postimi i plotë:
Ndryshimi po vjen dhe spastrimin e të korruptuarve nuk e ndal dot askush.
Nuk ka investim më transparent dhe më të pastër se shitja e vilës sime në Itali.
Në vitin 2019 bleva një vilë të vjetër prej rreth 250 m² për 2.9 milionë euro.
Në vitin 2020 mora leje ndërtimi, e shemba dhe investova rreth 4 milionë euro për të ndërtuar një vilë të re prej rreth 500 m².
Në vitin 2025 e shita vilën e re për 15 milionë euro.
Në vitin 2026 kam blerë një vilë tjetër, ku do të vazhdoj të investoj.
Çdo hap i këtij investimi është deklaruar sipas ligjit, si në Shqipëri ashtu edhe në Itali. Në Itali nuk shpëton asnjë cent pa u verifikuar. Çdo euro është e dokumentuar.
Pasurinë time e kam krijuar me punë të ndershme, shumë përpara se të hyja në politikë dhe kam deklaruar miliona euro pasuri.
Prandaj Rama, Balla dhe gjithë llumi që kanë ushqyer me paratë e vjedhura nga shqiptarët nuk më bëjnë dot pis. Nuk kanë asgjë për të zbuluar, sepse nuk kam asgjë për të fshehur