Politike
Sara Mila për protestën: Janë bërë agresivë e të dhunshëm, se u janë tkurrur numrat
Deputetja socialiste, Sara Mila deklaroi se në shesh ka dalë opozita.
Mila u shpreh se tkurrja e numrit të protestuesve, ka bërë që ata të jenë agresivë dhe të kryejnë veprime të dhunshme.
“Ke opozitën, ke PD aty. Thjesht është opozita. Pas 3 vitesh do shkojmë në një garë elektorale. E di kush e ka ngritur agrisivitetin? Këta po mërziten për numrat, ne nuk e kemi. Ne jemi marrë me çështjen. Frika e rënies së numrave i ka bërë ata agresivë. Tani ka sulm më të madh për ata që kanë reaguar publikisht dhe nuk kanë qenë pro protestës. Kryeministri Rama, ditën e sotme, vjen nga një takim në Ankara me samitin e NATO-s, do t’i shtrëngojnë duart liderët e gjithë globit në Tiranë. Duhet të jeni të lumtur që Shqipëria e vogël, do mundet të kthejë sytë e gjithës globit, të paktën për një ditë të vetme”, theksoi ajo.
Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, ka hedhur poshtë pretendimet për arrogancë dhe shkëputje të qeverisë nga qytetarët.
Ajo theksoi se asnjë qeveri tjetër nuk ka qenë më e pranishme në territor dhe më e hapur ndaj qytetarëve se kjo e Partisë Socialiste, duke përmendur platformat ku adresohen në kohë reale rreth një mijë raste në ditë.
Mila mbrojti gjithashtu reformën në drejtësi, duke u shprehur se sistemi i ri po bën një punë të paprecedentë që mposht çdo lloj arrogance.
Lidhur me tubimet në shesh, deputetja deklaruara se ato janë thjesht një mbledhje e foltore e opozitës dhe nuk mund të mbajnë kurrsesi peshën e një revolucioni.
“Kam dëgjuar shpesh që flitet për një lloj arrogance dhe një ndarje mes qeverisë dhe qytetarëve. Kjo arrogancë është luftuar vetë nga ne, më shumë artikulohet se sa arrihet. Ku është arroganca e kryeministrit? Nuk gjen qeveri dhe deputet më të pranishëm në territor se ata të PS.
A kemi ngritur ne sistemin e drejtësisë që po bën një punë që nuk është bërë më parë. Një mijë adresa adresohen në kohë reale në ditë, mposht arrogancën. Me mendimin që apriori ka një arrogancë, unë nuk jam dakord. Por, të mund të veshësh të një kostum te çdo qeveri nuk qendror.
Vetëm kjo qeveri e ka bërë nuk e ka bërë asnjë qeveri tjetër. T’ua bëni mendjen revolucion, ndërkohë që në shesh është vetëm një mbledhje dhe foltore e opozitës. Ajo protestë nuk e mban dot peshën e revolucion. Mos e quani revolucion një protestë normale të opozitës shqiptare. Do të zhgënjeheni nga optimizmi që keni”, tha deputetja e PS.