Pinknews
Sara postoi foton teksa kafshonte Bardhin, por komenti i Eglës merr gjithë vëmendjen
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2024/06/egla.jpg)
Çifti Sara-Bardhi, asnjëherë nuk kanë kursyer për publikun fotografi nga përditshmëria e tyre.
Sakaq, mbrëmjen e djeshme dyshja ka postuar disa fotografi, në një prej të cilave Sara shfaqej duke kafshuar Bardhin në faqe.
Mirëpo ndër shumë komente, u pikas ai i Eglës e cila shkruante.
“O Zot i madh, lëri mi rehat Bardhin nga faqet”, shkruan aktorja, ndërsa Sara i përgjigjet më tej: “Hajde shpëtoje se vetë nuk ikën ky harroje, i lezeton. Love u”.
Egla vazhdimisht ka shprehur mbështetjen për çiftin Sara – Bardhi dhe i ka uruar të jenë gjithmonë të lumtur, së bashku me fëmijën që presin të vijë në jetë së shpejti.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)