Connect with us

Pinknews

Sarah Berisha bën kombinimin e guximshëm

Blogerja e njohur nga Shqipëria, Sarah Berisha është prej personazheve publike e cila gëzon simpatinë e një audience të gjerë në Kosovë dhe Shqipëri.

Që nga përfundimi i “Big Brother Vip” ajo ka qenë një prej emrave më të komentuara në media rozë për shkak të lidhjes së saj me Dj PM, shkruan”Kosovarja”.

Pëpos kësaj, duke qenë se puna e saj lidhet me fotografinë dhe të bukurën nuk kanë munguar asnjëherë imazhet nëpër rrjetet sociale


Së fundmi, në llogarinë e saj në Instagram ka shpërndarë disa imazhe në të cilat Sara kishte bërë një kombinim perfekt në mes rozës dhe të kuqes.

Fustani ngjyrë roze dhe takat e kuqe nuk është se tingëllojnë bukur, mirëpo Sara e dëshmon të kundërtën.

Nuancat që kishte zgjedhur tek fustani rozë i lehtë dhe takat me nuancë të kuqe më të mbylltë duket se është kombinim perfekt.

Ky kombinim e bënte Sarën të dukej si një zanë.

Pinknews

“Është si vjehërr e keqe!”/ Egla dhe Juli flasin për çiftin Ilnisa-Meriton: Janë konsumuar, vetëm nëse…

Dy aktorët, Jul Deda dhe Egla Ceno, kanë komentuar gjatë një bisede së bashku çiftin e shumë të përfolur të “Big Brother VIP”, Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli.

Sipas dyshesh, çifti pa njëri-tjetrin nuk bëjnë lojë në BBV. Juli u shpreh se nëse njëri prej tyre eliminohet nga gara, pas një jave do të ik tjetri.

Të njëjtin qëndrim kishte dhe Egla, ndërsa shtoi se sipas saj ata janë bërë të lodhshëm dhe pa fantazi.

Më tej ajo e ka cilësuar Ilnisën si “vjehërr e keqe”, që të trajton sikur është territori i saj.

“Janë ashtu me rigon”, u shpreh Egla.

Pjesë nga biseda:

Juli: As vet nuk e merr vesh çfarë thotë. Po mos bësh debate fare më të, se dhe debate nuk është i bukur me të, nuk është atraktiv. 

Egla: U be i lodhshme, nuk ka fantazi, duan vetëm të kapen.

Juli: Është lojtare ajo ja bën ai tjetri. Edhe me Françeskën është më mirë. Janë shumë të shëmtut në lojën e tyre

Egla: Po i bllokojmë një cik ne, të shohim çfarë do bëjnë.

Juli: Vetëm me romancën janë të konsumuar.

Egla: Ata janë të punësuar në krevat dhe jashtë krevatit. Jua kam thënë, ata rrofshin e u dashurofshin, por mua akoma nuk më është mbushur mendja që ata ekzistojnë bashkë.

Juli: Këta kishin një frikë, se me ikë njëri, pas një jave ikën tjetri, se nuk bëjnë dot vetëm. Këtë frikë kanë.

Egla: Meritoni prandaj e ruan.

Juli: E mira është të iki ajo, se ikën vet ky. Del pas asaj, kjo nuk del.

Egla: Po del dhe kjo, se s’ka çfarë bën. Ky ikën se vetëm e di që…

Juli: Prandaj priste tek dera ai atë natë, të ikte.

Egla: Mos u jep xhavap. Ajo është si krushkë, është si vjehrrë e keqe, të trajton sikur është territori i saj. Mos kalo këtu, hy këtu. Ai të merr gjëra ti fsheh, janë ashtu me rigon.

Juli: Nuk bëjnë as ndonjë gjë më të nxjerr nga vetja, të bëjnë më u shpif.

Continue Reading

Pinknews

VIDEO/ Karrige e grushta kokës, sulm brutal ndaj reperit të njohur shqiptar në Greqi

Reperi me origjinë shqiptare Sin Boy është dhunuar fizikisht në sulm të egër nga persona të maskuar, teksa ai performonte live në rrjetin social Tik Tok nga një sallon flokësh.

Sipas mediave greke ngjarja ka ndodhur në Athinë, ku Sin Boy jeton.

Në video, të paktën dy burra të veshur me të zeza dhe të maskuar shihen duke grushtuar dhe goditur me stol Sin Boy, i cili bie në tokë dhe tenton të mbrohet.

Në video shfaqen edhe punëtorët e sallonit duke u përpjekur të frenojnë dy agresorët.

Video është bërë virale në rrjet, por komentuesit mendojnë se ajo është false dhe sulmi është krijuar nga vetë reperi për famë.

Kjo pasi sapo agresorët largohen Sin Boy ngrihet dhe rregullon flokët.

Kujtojmë se reperi me origjinë nga Berati është i njohur në Shqipëri për lidhjen e tij të dashurisë me këngëtaren kosovare Rina Balaj.
Continue Reading

Pinknews

Aktori shqiptar: Vajzat më duan se jam i pasur, ndaj kam 4 vite single dhe mendoj se do qendroj beqar

Aktori Albano Bogdo ka rrëfyer se në jetën e tij ka pasur 3 lidhje serioze. Albano shprehet se lidhja e tij e parë ka qenë në moshën 19-vjeçare, ku e dashura e tij ishte 28-vjeçe, pra kanë pasur 9 vite diferencë moshe.

Ai tregoi se ndarja e tyre erdhi pasi e dashura e tij donte fëmijë. Por Albano tha se për të ishte shumë herët.

Albano ka treguar se ka 4 vite single dhe do qëndrojë për shumë kohë beqar, pasi shprehet se vajzat e duan ngaqë është i pasur.

Continue Reading

Pinknews

Banorëve u shfaqet deklarata e Ledjonës se kë sheh fituese, banorët ironizojnë Eglën: Erdhi…

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Një deklaratë nga jashtë është bërë e mundur të shihet nga banorët brenda shtëpisë. Bëhet fjalë për deklaratën e Ledjonës, e cila e pyetur pasi u eleminua nga shtëpia se cili prej banorëve mnendon e do të jetë fituesi, ajo u shpreh se Egla. Pasi kjo u transmetua në shtëpi, shumica e banorëve mbetën të habitur, për shkak edhe të zënkave të shumta mes Ledjonës dhe Eglës, ama deklaratës së saj Egla iu përgjigj. Deklarata e Ledjonës ndezi shumë debate mes banorëve, të cilët tashmë e quajnë me ironi Eglën, ‘fituesja e “BBV”.

Continue Reading

Pinknews

Heidi dhe Romeo të fshehur shkëmbejnë puthje pasionante, çfarë nënkupton shkelja e syrit nga banorja

Një ndër historitë më të komentuar në këtë “Big Brother” ajo mes Heidit dhe Romeos duket se nuk do të ketë fundin tragjik te historive të pa realizuara të dashurisë.

Çifti që i dha fund romancës të krijuar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 3”, janë parë shumë të afërt edhe pas shumë deklaratave për një histori të mbyllur mes tyre.

Ditën e sotme nëpër shtëpi dyshja janë parë shumë të afërt, të vetëm në lavaneri larg syve të banorëve të tjerë kanë shkëmbyer puthje pasionante me njëri-tjetrin.

Pas disa minutash një shkelje e  syrit të Heidit ka nënkuptuar se e gjitha kjo dramë mes çiftit mund të jetë një lojë e krijuar nga vetë ata.

Të dy janë personazhe të cilët e njohin shumë mirë formatin ku po marrin pjesë pasi Romeo është vëllai i aktorit Donald Veshaj i cili ishte një nga finalistët e edicionit të parë të “Big Brother Vip”, ndërsa Heidi Baci vjen nga një eksperiencë në “Big Brother Italia”.

Dramat e lindura nga historitë e dashurive gjithmonë kanë tërhequr publikun dhe ndoshta kjo është edhe arsyeja pse çifti shihen shumë të largët dhe ditën tjetër shumë të afërt

 

 

Continue Reading
Advertisement

TRENDING