Connect with us

Rajon

Serbia dërgon armë në Ukrainë?

Serbia dhe Rusia konsiderohen gjerësisht si aleatë të mëdhenj kulturorë e historikë. Por, lufta në Ukrainë ka krijuar tensione mbi këtë lidhjeje, me akuza të rënda të bëra këtë javë nga Rusia për Serbinë.

Po cfarë ka ndodhur?  – Beogradi vazhdon të qortohet vazhdimisht për shkak se ende nuk i ka vënë sanksione Rusisë, siç kanë bërë të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian. Por, megjithatë shteti serb u falenderua që votoi kundër Rusisë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së vitin e kaluar.

Sidoqoftë, të enjten zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë foli për një zhvillim të ri në raportet mes këtyre dy shteteve.

Maria Zakharova përmendi “shqetësimet më të thella” në lidhje me raportimet që kishin ardhur nga disa mediume pro-qeveritare ruse, sipas të cilave, Serbia dyshohet se ka furnizuar Kievin me armë në luftë kundër Kremlinit.

Sipas raportimeve në media, Serbia e ka ndihmuar Ukrainën me 3500 raketa serbe 122 mm, të transportuara për atje, përmes Turqisë dhe Sllovakisë.

Në Serbi e kanë mohuar këtë lajm.

“Serbia nuk i ka dërguar armë askujt. Ne prodhojmë dhe shesim municion. Kemi shumë fabrika në industrinë e mbrojtjes. Kur prodhon municion, ai gjithmonë përfundon në fushën e betejës ose në një zonë të krize. Ne nuk kemi shitur asnjë armë të vetme në Rusi apo Ukrainë…” – deklaroi presidentti Vucic

Kujtojmë që Rusia ka shfaqur skepticizmin e saj në lidhje me propozimin evropian për të cilin Serbia, sipas fjalëve të kryediplomatit evropian Borrell, ka shfaqur pajtim.

 

Advertisement