Connect with us

Kosova

Serbia të ulë tensionet/ Britania u bën thirrje vendeve të OKB për njohjen e Kosovës

Përfaqësuesja e Britanisë së Madhe në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka kërkuar nga shtetet anëtare të OKB-së të  njohin Kosovën.

Ajo ka shtuar se Serbia duhet t’i çojë para drejtësisë autorët e sulmit në Banjskë,  në shtator të vitit 2023.

“U bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të implementojnë marrëveshjet dhe t’i zgjidhin çështjet përmes dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Më shumë se dy vjet pas sulmit në Banjskë, përsërisim thirrjen për Serbinë që të luajë rolin e saj në zvogëlimin e tensioneve dhe të sjellë para drejtësisë përgjegjësit, përfshirë Milan Radojicic. Gjithashtu, bëjmë thirrje për llogaridhënie për sulmet ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës”, deklaroi ajo

Seanca e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, shqyrtoi raportin e ri gjashtëmujor të Sekretarit të Përgjithshëm për punën e misionit mbështetës në Kosovë (UNΜΙΚ).

Drejtuesi i Misionit të UNMIK-ut, Peter Due, në raportin e tij gjashtëmujor gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara të enjten, ka theksuar nevojën që sulmuesit e Banjskës dhe Ibër-Lepencit të mbahen përgjegjës.

Advertisement