Pinknews
Serial dramatik/ Ish-partneri i Heidit tek Grande Fratello do hyjë në BBVIP?
Heidi Baci është një nga banoret më të spikatura të “BBV3” si për lojën e saj ashru edhe për lidhjen me Romeo Veshaj. Heidi ka qenë pjesë edhe e “Grande Fratello” në Itali, nga ku mori shumë vëmendje në Itali dhe Shqipëri. Gjatë pjesëmarrjes në Grande Fratello, Heidi pati një romancë me aktorin italian Massimiliano Varrese.
Romanca e tyre nuk u pranua nga familja e saj dhe për këtë babai i Heidit vendosi të hynte në shtëpi për ta larguar nga formati. Heidi hoqi dorë nga edicioni dhe romanca e saj e disa muaj më vonë u bë pjesë e BBV Albania.
Javën e kaluar një nga ish-banoret e Grande Fratello, me të cilën Heidi kishte më shumë afrimitet, aktorja e njohur italiane Beatrice Luzzi, surprizoi Heidin në një nga netët e prime-t. Ama një veprim nga ish-partneri i saj Massimiliano ka ngritur dyshimet. Është vënë re se aktori i ka bërë ‘follow’ në Instagram faqes zyrtare të Top Channel e kështu janë ngitur aludimet se mos ndoshta do të ketë një takim të tij dhe Heidit në “BBV3”, pasi tashmë që ka mbaruar Grande Fratello, Massimiliano mund të dojë t’i kerkojë edhe një mundësi tjetër Heidit.
Pinknews
Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP3!
Romeo Veshaj është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother VIP3.
Ai u shpall finalist në mënyrë jo të zakontë. Ishte Egla ajo që zgjodhi Romeon dhe Heidin t’i dërgonte në një televotim se kush do zgjidhje finalist, mirëpo banorët dinin të kundërtën.
Banorëve iu komunikua sikur Romeo do të linte shtëpinë dhe Heidi nuk e priti aspak mirë.
Përveç të qarave, ajo iu kthye Eglës, “je njeriu më i keq”.
“Të pash me lot në sy do vij nga qielli”-ishte porosia që Romeo i la Heidit para se të dilte nga shtëpia, megjithëse kjo nuk e qetësoi banoren.
Heidi ndërkohë do të jetë banorja që do të jetë në televotim deri në fund të këtij edicioni.
Lajmin e madh Romeo do e zbulojë në studio.
Pinknews
Çfarë do të ndodhë në ‘BBV’? Heidi do takojë pas shumë kohësh këtë person
Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Sot në “Big Brother Vip”:
Juli-Erjola-Roza, nga miq në ‘armiq’ të përbetuar!
Graciano-Heidi-Romeo, të qeshurat që shkaktuan furtunën. Kush e teproi?
“I lutesha Zotit të lëvizte”, një rrëfim rrëqethës nga Romeo dhe një surprizë për të
Heidi takon pas shumë kohësh të ëmën
Avantazhi i Eglës, çfarë kanë thënë banorët pas krahëve të saj?
Kush do të shpallet finalisti i parë?
Pinknews
“Do dalësh si këllëf!”/ Romeo përpaset me Egla Cenon vetëm pak para Prime-t
Pasditen e kësaj të shtune (04 maj) Romeo Veshaj dhe Egla Ceno, në oborrin e shtëpisë së “Big Brother VIP”, kanë nisur një bisedë me tone ironike.
Romeo e paralajmëron Eglën duke i thënë se i ka ardhur fundi, për shkak se ajo e ka çuar në nominim kokë më kokë me Heidi Bacin, konkurrenten që aktori e ka të dashur.
Por, Egla i ka thënë që të mos flasë më sepse në prime, do të dalë si këllëf. Aktorja ia shpreh këtë gjë, pasi Romeo nuk e di se ai dhe Heidi janë në nominim që njëri të shkojë në finale dhe jo për t’u eliminuar nga gara.
Debati:
Egla: Qyqja Romeo sa i mërzitur
Romeo: Jam mërzitur për ty
Egla: Je mërzitur për mua? Pse?
Romeo: Se të ka ardhur fundi
Egla: Më ka ardhur fundi? Nuk besoj. Je duke i bërë llogaritë gabim
Romeo: Nuk është llogari, është ndjesi
Egla: Ju duke i dëgjuar ndjesitë gabim, shumë gabim. Vëri veshin më mirë. Je duke i dëgjuar gabim, totalisht. Mos u mërzit për mua. Unë e marr vetë përsipër kusurin e gjërave që bëj. Secili e merr vetë në fakt
Romeo: A më pyete?
Egla: Po, por s’më pëlqen të të shoh kaq të mërzitur
Romeo: S’të pëlqen ty
Egla: Jo
Romeo: Prandaj e bëre
Egla: Jo Romeo, nuk e bëra prandaj. Gjërat ndodhin.
Romeo: Sa keq më vjen për ty
Egla: Pse mo lal, ma ke caktuar fundin? Po rri mo se do dalësh si këllëf. Ti s’je këllëf, kam besim e ty
Romeo: Sa keq më vjen për ty, sa më dhimbsen. Mos ma prish natën
Egla: S’kam ndërmend
Pinknews
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante
Ilnisa shihet duke ecur rrugëve të njërit prej qyteteve italiane, e më pas duke u ndaluar nga dy të rinj.
“A je e famshme”, ishte pyetja e cila iu bë Ilnisës, së cilës ajo nuk ngurroi t’i përgjigjet.
Ilnisa: Tani po sepse i kam 30 mijë ndjekës të vërtetë.
Djali: Do të na bësh reklamë?
Ilnisa: Patjetër, si e ke Instagramin ti?
Pinknews
“Jeta e babit”/ Meritoni flet për djalin e tij në ‘BBV’: Më ka marrë malli
Meriton Mjekiqi ka kujtuar ditën e sotme djalin e tij, Loarin. Teksa ishte duke qëndruar në oborr së bashku me Çimin, banori i ‘BBV’ tha se e ka marrë malli për djalin e tij e se mezi pret ta shikojë. Më pas, ai i tregoi Çimit se i biri është 5 vjeç.
Biseda:
Meritoni: Më ka marrë malli për djalin tem. Jeta e babit, Loarin e vogël, shpirti jem
Çimi: A thu të ka pa? Është i vogël nuk di gjë…
Meritoni: Shpirt e kam. Jeta jem. E kam dritë të vogël.
Çimi: 3 vjeç e?
Meritoni: 5 vjeç
Kujtojmë se Meritoni ka zbuluar se djali i tij 5 vjeçar vuan nga autizmi e se në Big Brother ka hyrë për të.
“Arsyeja pse jom brenda është për shkak të një kauze. Loari, është një prej fëmijëve të tjerë që është me autizëm dhe kjo ka qenë arsyeja që kam ardh në këtë shtëpi, që nëse fitoj gjysmën do t’i ndajë për djalin dhe fëmijët e tjerë me autizëm. Është 5 vjeç dhe ka problem në të folur e detaje të tjera”, ka treguar Meritoni mes lotësh.
-
Pinknews18 hours ago
“Javën tjetër do të shpërthejë keq”/ Çfarë po parashikon Meritoni?
-
Pinknews14 hours ago
Çfarë do të ndodhë në ‘BBV’? Heidi do takojë pas shumë kohësh këtë person
-
Pinknews18 hours ago
“Ky është surrati jot, sherrosesh me Romeos”/ Françeska i kthehet keq Gracianos
-
Aktualitet18 hours ago
E papritur/ Burri denoncon në polici largimin e gruas nga shtëpia me tre fëmijët e mitur
-
Kronike18 hours ago
Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, makina përfundon mbi trafikndarëse
-
Bota14 hours ago
Shpalli Zelenskyn në kërkim, Kievi i kujton Moskës urdhrin për arrestimin e Putinit
-
Kosova21 hours ago
Ndarja e Kosovës mbi tavolinë, alarmon eksperti amerikan: Është e vështirë të imagjinohet se…
-
Aktualitet18 hours ago
‘Mbreti’ i lojrave të fatit/ Dy vjet i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinajt