Bota
SHBA 2020 – Mbi 58 milionë amerikanë kanë votuar paraprakisht
ATSH-ANSA/ – Nëntë ditë para fillimit të zgjedhjeve presidenciale amerikane, të paktën 58,7 milionë qytetarë kanë votuar tashmë paraprakisht, me postë ose personalisht.
”Ky numër tejkalon atë të vitit 2016”, sipas CNN.
Edhe presidenti amerikan, Donald Trump votoi të shtunën, në një qendër votimi në West Palm Beach, në Florida.
Ai mbante një maskë kur hyri në qendrën e votimit.
“Kjo është një votë shumë e sigurt, shumë më e sigurt sesa kur dërgon votën tënde me postë”, theksoi miliarderi republikan.
“Gjithçka ishte e përsosur, në mënyrë shumë strikte dhe duke respektuar rregullat”, shtoi ai.
Bota
Zbulohet rrjeti i pros*titucionit me të mitura në Greqi, mes tyre 5 shqiptare
Greqia tronditet përsëri pas zbardhjes së në rasti të ri të prostitucionit të të miturve.
Policia greke ka arrestuar katër persona që dyshohet se shfrytëzonin dhe prostituonin vajza të mitura. Mes vajzave që shfrytëzoheshin janë 5 shtetase shqiptare dhe 2 greke.
Konkretisht Departamenti për Mbrojtjen e të miturve në sektorin e Sigurisë së Atikës, ka kordinuar dhe zbatuar një operacion të gjerë policor në 17-18 mars 2024 në Vyrona, Aigaleo dhe sheshin e Atikës dhe Omonoias duke hetuar raste që vajza të mitura detyroheshin të prostituonin në hotele në qendër të kryeqytetit.
Në kuadër të operacionit u identifikuan dhe u arrestuan katër shtetas dy gra 25 dhe 21 vjeçe, dhe dy meshkuj 54 dhe 25 vjeç në bazë të akuzës për trafikim të vazhdueshëm të qënieve njerëzore.
Siç thuhet në aktakuzë nga vera e vitit 2023, 25-vjeçarja ka rekrutuar shtatë vajza të mitura, të cilat kishin mbushur moshën 14 vjeç, pasi më parë kishte krijuar një marrëdhënie miqësore me to, duke lehtësuar takimet me klientët, me qëllim shfrytëzimin seksual të tyre në motele në qendër të Athinës.
Dy burrat 25-vjeç dhe 54-vjeç merreshin me transportin dhe dërgimin e vajzave në hotele me mjetet e tyre.
Të arrestuarit janë dërguar në prokurorinë kompetente dhe më pas në organin hetimor. Eshtë rasti i dytë që organet greke brenda 3 muajsh arrestojnë grupe tutorësh që përdorin për prostiticion vajza të mitura . Në janar madje kreu i një grupi të tillë ishte nje 31 vjeçare shqiptare.
Bota
Megaprojekti i NATO-s në Ballkan që do të kushtojë miliarda dollarë
Në Rumani ka filluar ndërtimi i bazës më të madhe të NATO-s në Evropë, raporton Euronews.
Bëhet fjalë për një megaprojekt me vlerë 2.5 miliardë dollarë dhe baza e madhe do të mbulojë deri në 2800 hektarë.
Sipas Euronews, në fakt do të jetë një zgjerim i bazës ekzistuese të Forcave Ajrore Rumune, “Mihail Kogălniceanu”.
Në mënyrë që trupat dhe pajisjet ushtarake të NATO-s të kenë absolutisht gjithçka që u nevojiten, pista të reja, hangarë për aeroplanë dhe helikopterë, një numër magazinash për armë, karburant dhe të gjitha pajisjet e mundshme do të zgjerohen dhe ndërtohen dhe do të ndërtohen shkolla të reja për nevojat e vetë ushtarëve dhe familjeve të tyre, kopshte, dyqane dhe spital.
Kështu, një nga qëllimet e deklaruara të Moskës dhe Presidentit Putin – për ta shtyrë NATO-n sa më larg nga kufijtë rusë – në fakt dështoi.
Bota
“Të ardhurat e aseteve ruse mund të dërgohen në Ukrainë”, Borrell: Konsensus të fortë brenda BE…
Kryediplomati i Bashikimit Evropian, Josep Borrell ka deklaruar se ekziston një “konsensus i fortë” në BE për të përdorur asetet e ngrira ruse për të ndihmuar Ukrainën.
Borrell foli me gazetarët pas një takimi me ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të BE-së të hënën. Ai konfirmoi se të ardhurat nga asetet mund të dërgoheshin në Ukrainë.
“Unë nuk them se ka pasur unanimitet, por një konsensus të fortë për të marrë këtë vendim”, tha ai.
Më herët sot, Këshilli Evropian ra dakord të rrisë mbështetjen e tij për Ukrainën me 5 miliardë euro.
Nga ana tjetër Ukraina vazhdon të theksojë nevojën e saj për armë, municion dhe ndihmë, me Presidentin Zelenskyy që ia përsëriti këtë mesazh senatorit amerikan Lyndsey Graham të hënën.
Bota
Përplaset autobusi me pasagjerë/ Raportohet për më shumë se 20 viktima
Njëmbëdhjetë njerëz me plagë të rënda u dërguan në spitalin e provincës Helmand.
Të paktën 21 njerëz kanë vdekur dhe 38 të tjerë u plagosën dje kur një autobus pasagjerësh u përplas me një çisternë naftë në provincën jugore Helmand të Afganistanit.
Një motoçikletë ishte përplasur fillimisht me autobusin që shkonte drejt Kabul, duke shkaktuar vdekjen e dy personave në motor.
Më pas autobusi jashtë kontrolli kaloi në drejtim të kundërt duke u përplasur me çisternën që shkonte drejt Herat, njoftonin autoritetet në rrjetet sociale.
Mjetet u përfshinë nga flakët pak pas përplasjes. Pamjet nga vendngjarja tregonin automjetet e djegura dhe metalin e përhapur në autostradë.
Dy personat në motoçikletë, tre persona në mjetin çisternë dhe 16 pasagjerë të autobusit humbën jetën në aksidentin tragjik.
Bota
Bombardimet e Izraelit në Gaza/ OBSH thirrje për mbrojtjen e spitaleve: Po rrezikoni mjekët
Ndërkohë që Izraeli ka intensifikuar sulmet në zonën Rafah të Gazës jugore, Organizata Botëror e Shëndetësisë ka bërë thirrje për të pasur kujdes spitalet.
Në një deklaratë të bërë nga drejtori i përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka kërkuar që të ketë kujdes të madh për spitalin Al-Shifa në veri të Gazës ku po rrezikohet jeta e punonjësve të kujdesit shëndetësor.
“Spitalet nuk duhet të jenë kurrë fusha beteje. Ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për situatën në spitalin Al-Shifa në veri të Gazës, i cili po rrezikon punonjësit e kujdesit shëndetësor, pacientët dhe civilët.”– shkruan në rrjetin social “X, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus .
“Spitali vetëm kohët e fundit ka rikthyer shërbimet minimale shëndetësore. Çdo armiqësi apo militarizimi i objektit vë në rrezik shërbimet shëndetësore, aksesin në autoambulanca dhe dërgimin e furnizimeve jetëshpëtuese”, shtoi numri një i OBSH-së, i cili më pas përfundoi: “Spitalet duhet të të jenë të mbrojtur. Pushoni zjarrin!”.
Më herët ushtria izraelite dhe Shin Bet njoftuan se në operacionin në kompleksin spitalor Shifa në qytetin e Gazës u vra Faiq Mabhuoch , kreu i operacioneve të sigurisë së brendshme të Hamasit.
-
Pinknews18 hours ago
“O i pafytyrë mos më bëj gangon mua”/ Përleshje fizike mes Julit dhe Romeos
-
Pinknews22 hours ago
Agravon debati/ Ledjona i thyen vezën në kokë Romeos (PAMJET)
-
Kronike18 hours ago
E rëndë/ 42-vjeçarja lind në shtëpi dhe hedh foshnjën në ujërat e lumit
-
Aktualitet19 hours ago
Gjendet vendndodhja e Vis Martinajt? Shokon eksperti i sigurisë: Ka bërë operacione
-
Kosova23 hours ago
Çështja e dinarit/ Osmani: Është arritur dakordësi për një pjesë të propozimit amerikan
-
Pinknews21 hours ago
“Nëna më ka fshirë numrin…”/ Familjarët kundër lidhjes së Bardhit me Sarën
-
Pinknews23 hours ago
“I paedukatë, flet për moralin dhe…”/ Romeo shpërthen keq ndaj Julit, aktori i përmend karrierën banorit
-
Pinknews7 hours ago
“Sa herë ke bërë s*ks brenda një nate”, modelja shqiptare i përgjigjet pyetjes pikante