Aktualitet
SHBA ashpërson vizat/ Anulohen dokumentet për të huajt që kryejnë krime ose kërcënojnë sigurinë
Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar një politikë më të ashpër ndaj shtetasve të huaj që kryejnë vepra penale, nxisin dhunë ndaj amerikanëve ose konsiderohen kërcënim për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.
Mesazhi është përcjellë edhe nga Ambasada Amerikane në Tiranë, e cila përmes një postimi në Facebook thekson se, nën drejtimin e Presidentit Donald Trump, Departamenti i Shtetit po anulon vizat e shtetasve të huaj që përfshihen në këto raste.
Vendimi sinjalizon një qasje më të ashpër ndaj përdorimit të vizave amerikane, me fokus te siguria kombëtare dhe parandalimi i hyrjes apo qëndrimit në SHBA të personave që konsiderohen rrezik për rendin dhe sigurinë.
e.