Connect with us

Kosova

SHBA nuk e do ‘Shqipërinë e Madhe’/ Dhimbje koke për Washingtonin

Deklarata e fundit e ambasadorit amerikan në Prishtinë Hovenier, se Uashingtoni nuk e mbështet as “Serbinë e madhe”, as “Shqipërinë e madhe” dhe as rihartimin e kufijve shtetërorë në Ballkan, hapi shumë diskutime

Ndonëse ka interpretime se mesazhi i Hovenierit për ndezjen e zjarrit të ri nacionalist mes shqiptarëve ekstremistë nga Albin Kurti, pas qëndrimit të tij të fundit në Maqedoninë e Veriut, nëse do të ishte i sinqertë, do të duhej të ishte shumë më i mprehtë, performanca e ambasadorit amerikan duhet vëzhguar me kujdes në kontekstin e interesave amerikane në rajon dhe kompleksit të marrëdhënieve gjeopolitike në skenën botërore

Sipas ekspertëve të kësaj teme, gjithnjë e më shumë po dëgjohet argumenti se SHBA-të nuk i përshtaten projektit të shteteve të mëdha kombëtare në rajon, as të krijuar nga shqiptarët, por se është më mirë për interesat e tyre që Ballkani të ndahet në disa po aq të “fortë” shtete, të cilat do mbajnë ekuilibrin në kundërpeshë të ndërsjellë.

Analistë të ndryshëm vënë në dukje efektin domino të krijimit të mundshëm të “Shqipërisë së madhe”, pra reagimet që do të pasonin, në radhë të parë nga Serbia, por edhe nga Bullgaria, të cilat mund të shfaqeshin me aspirata të ngjashme për të mbledhur popujt e tyre rreth vetes.

“SHBA-të nuk i përgjigjen “Shqipërisë së Madhe” sepse do të kishin si kundërveprim angazhimin e Serbisë dhe këtë nuk e duan. Ata kanë prioritete të tjera dhe duan duart e tyre të lira për t’u përballur me fuqitë e tjera të mëdha. Krijimi i një ‘Shqipëri e madhe’ do të nënkuptonte automatikisht krijimin e ‘Serbisë së madhe’ – deklaroi Ish-diplomati serb Vladislav Jovanoviç duke shtuar se kjo “është një lojë e rrezikshme që amerikanët nuk mund ta përballojnë ta luajnë, pavaresisht se “shqiptarët janë të preferuarit më të mëdhenj të SHBA-ve, por jo aq sa t’i lejonin të krijonin një “Shqipëri të madhe”.

 

Advertisement