Connect with us

Kosova

SHBA përkëdhel Serbinë/ Prej luftës, po i shtohet pesha në Rajon

Sipas disa zerave analistesh ne Kosove, Serbisë i është shtuar pesha në rajon sidomos me ngjarjet e reja globale si konflikti Rusi-Ukrainë dhe se është krijuar një lloj “përkëdhelje” nga SHBA dhe Evropa për ta marrë Beogradin në gjirin e tyre.

Sipas tyre, politika amerikane ndaj Serbisë ka ndryshuar dukshëm qe prej fillimit të mandatit të Donald Trump dhe tani me ardhjen e demokratëve. Ata shprehen se SHBA nuk e kanë më atë politikën e njëjtë përkëdhelëse siç e kishin për Kosovën dhe tani sidomos me kontekstet e reja globale, konfliktin Ukrainë-Rusisë, Serbisë i është shtuar pesha në rajon për shkak të një politike të saj dualiste mes Moskës dhe Perëndimit. Dhe prandaj krijohet përshtypja e një përkëdhelje më të madhe nga Evropa Perëndimore dhe SHBA ndaj Serbisë me qëllim që ta përfshijne në kampin e tyre dhe të mos i lejojnë Moskës Zyrtare te kete një aleat si Serbia në rajon.

Pershembull analisti Arben Ratkoceri u shpreh se “një Serbi lindore nga Moska do të ishte problematike sidomos për shtetet e vogla si Mali i Zi, Bosnja, Kosova dhe Maqedonia. Serbia në këto vende në një farë forme, pesha e saj destabilizuese është e fuqishme. Permes elementit serb, në Malin e Zi kanë ndryshuar rrethanat dhe tani me zgjedhjen e presidentit te ri I vili gezon perkrahjen e kishes ortodokse serbe, Mali i zi po vihet nën tutelën e Beogradit kurse në Maqedoni, në sondazhe është evidente një pro serbizëm i komunitetit më të madh maqedonas.“

 

Advertisement