Connect with us

Kosova

Sherri për radhën te berberi, versioni para Gjykatës i dy të dyshuarve për vrasjen makabre të 18-vjeçarit

Dy të miturit të cilët dyshohen për vrasjen e 18-vjeçarit L.F., (rasti fillimisht ishte kualifikuar si “Vrasje në tentativë”), në seancën dëgjimore të mbajtur më 15 janar 2024 në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundërshtuan kërkesën për caktimin e paraburgimit dhe dhanë versionet e tyre për ngjarjen.

Kërkesa e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit ndaj dy të miturve, është bërë më 15 janar 2024, po atë ditë Gjykata mori vendim për caktimin e kësaj mase, kur tani i ndjeri ishte duke u trajtuar në QKUK, i cili më 20 janar ndërroi jetë, duke bërë që pas kësaj rrethane, vepra penale të ricilësohet nga “Vrasje në tentativë” në “Vrasje”.

Në vendimin e Gjykatës, të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se i mituri i parë e ka kundërshtuar kërkesën për caktimin e paraburgimit, me pretendimin se fillimisht në ditën kritike e kishte hapur xhamin e veturës dhe e kishte pyetur të dëmtuarin (tani të ndjerin L.F), se ‘pse më shave dje’, nga ana tjetër e rrugës ku kishte qenë L.F.

Pas pyetjes, sipas të miturit të parë, L.F, i kishte kërkuar nga ai që të ndalë veturën dhe të dalë anash. Sipas tij, kur është afruar i dëmtuari (tani i ndjeri L.F) e theri me thikë në këmbë.

“Kur jam afruar e kam përplas gomën e veturës me thikë dhe e ka çel derën e kerrit dhe ja ka nis me më sjell me thikë dhe më ka therë në këmbë dhe po ashtu duksin e kam pas të shkym se disa here u mundua me therë, i dyshuari i dytë, u kanë me mua. Ai ka dal nga vetura ja ka kap dorën L., dhe jena ikë nja 10 metra, mandej kena ikë me veturë e gomë të shpërthyer 10 metra”, thuhet të ketë deklaruar i dyshuari i parë.

Pas asaj përleshje, i dyshuari i dytë thuhet se deklaroi se e kishte parë një shkop dhe ishte nisur ta ndiqte me veturë L.F. “E kam kap stupcin e kena hyp në kerr apet dhe ju kam leshu L., me ndjek me veturë dhe kur na ka pa L., e ka që thikën e ka mbajt, në ato momente dola prej vetes, jam mundu me koqit kerrin por me dije tem L., nuk e ka prek kerri, kam dalë prej kerrit dhe i kam ra L., me shkopin e drurit në dorë ku e ka pas thikën dhe ja kam ba lësho thikën nuk e ka lëshu thikën e ka mbajt në drejtim timin, me pas e kam godit me stupc në kokë mbrapa sigurt nuk e di në anën e djathtë”, thuhet më tej të ketë deklaruar i dyshuari i parë.

Sipsa tij, nuk e kishte parë kur ka dalë nga vetura i dyshuari tjetër (i dyshuari i dytë), dhe as nëse e kishte goditur edhe ai L.F. Por, e kishte pranuar se mosmarrëveshja kishte filluar pasi që sipas tij tani i ndjeri ia kishte “zënë rendin te berberi dhe e kishte sharë”.

“E kundërshtoj kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, vetë jam dorëzua në polici kam shkua në spital ju kam thanë policisë vetë jam i therrt, nuk jam mundu me ikë, mosmarrëveshja kishte ndodh një ditë përpara sepse L., ma kishte zanë renin te berberi dhe më ka sha mua”, kishte deklaruar i dyshuari i parë para gjyktës.

Edhe mbrojtësi i të dyshuarit të parë, avokati Veton Rrecaj e kishte kundërshtuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit, me arsyetimin se mungojnë të gjitha parakushtet e parapara ligjore për caktimin e kësaj mase. Në vendimin e gjykatës, më tej thuhet se i mituri i dytë, po ashtu e kishte kundërshtuar kërkesën për caktimin e paraburgimit, duke thënë se ndjen keqardhje pse ka ndodhur rasti dhe se nuk kishte dashur të ndodhte ajo që ka ndodhur.

“Unë nuk jam për kësi lloj punësh deri në këtë pikë qysh ka ndodh, unë jam nxënës, unë ditën kritike veç kam tentua m’i nda dhe atë dy here”, kishte deklaruar i mituri i dytë. Sipas tij, herën e parë tani i ndjeri L.F., e kishte goditur me thikë të dyshuarin e parë, sepse ky i fundit e kishte hapur xhamin dhe e kishte pyetur L.F se pse e kishte sharë dhe pasi që i dyshuari i parë e ka hapur derën e veturës, L.F ka filluar ta godas më thikë.

“Kur ka tentua me godit në pjesë tjera të trupit, kam dalë edhe unë e kam tërhjek L., prej të dyshuarit të parë, i cili veç e ka mbyll derën e veturës dhe unë jam kthy kam hip në veturë, i kam thanë (të dyshuarit të parë), çona te shpija, në momentin kur e ka pa gjakun në këmbë, ka ndal veturën dhe e ka marrë një stupc, unë stupcin ma herët nuk e kam pa deri në vend të ngjarjes çfare ka qenë nuk e di sigurt, e ka godit (i dyshuari i parë) L. (viktimën), fillimisht në dorë, nuk e di bash sigurt ku e ka rrok, ndërsa unë nuk e kam godit L.”, thuhet të ketë deklaruar i dyshuari i dytë.

Ai po ashtu ka deklaruar se nuk e di sigurt nëse është goditur me veturë tani i ndjeri, kurse tha se e kundërshton masën e paraburgimit, me arsyetimin se “nuk kam bërë kurrgjo”.

Mbrojtësi i tij sipas autorizimit, avokati Adnan Sadiku e kishte kundërshtuar kërkesën e prokurorisë për caktim të paraburgimit, si masa më e rëndë për praninë e të miturit në procedurë penale.

Në anën tjetër, prokurori Fatmir Behrami kishte elaboruar kërkesën për paraburgim dhe kishte theksuar se janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj dy të miturve.

Kurse, gjyqtarja e procedurës paraprake, Lumnije Krasniqi konstatoi se propozimi për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve është i bazuar, me arsyetimin se ekziston dyshimi i bazuar se të miturit kanë kryer veprën për të cilën dyshohen, ekziston dyshimi i bazuar se nëse të miturit lihen në liri mund të ndikojnë në të dëmtuarin-dëshmitarin, ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale.

Kosova

Si dhimbja e dhëmbit, ja si Kupchan e krahason Asociacionin

Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe vazhdon të jetë kërkesë e vazhdueshme e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës dhe që u bë edhe më e zëshme, si kushtëzim për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

E sipas profesorit amerikan të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Charles Kupchan nisma për themelimin e Asociacionit, është e rëndë për Qeverinë kosovare.

“Mendoj që vendimi për përgatitje dhe implementimin e Asociacionit është vendim i rëndë dhe i dhimbshëm për qeverinë e Kosovës. Është siç themi ne në SHBA, sikur të nxjerrësh dhëmbin. Është i dhimbshëm, njerëzit nuk duan ta bëjnë. Ajo çfarë shohim ne këtu, është se BE-ja ne pergjithesi dhe Këshilli i Evropës ne veçnati po krijojnë nxitje për të implementuar vendime të rënda, duke ofruar leva politike, që Albin Kurti të thotë: Nëse duam të pranohemi në Këshillin e Evropës, duhet ta bëjmë asociacionin”, ka deklaruar Kupchan.

Sipas tij, faktori ndërkombëtar do veprojë ngjashëm edhe ndaj Serbisë, duke rritur presionin për ta pranuar marrëveshjen e Ohrit.

“Taktikë e njëjtë do të përdoret edhe ndaj Serbisë duke marrë parasysh që kemi një marrëveshje të gatshme, Marrëveshjen e Ohrit, e cila deri tani nuk ka arritur që të shtyjë Serbinë dhe Kosovën të lëvizin drejt implementimit. Tani po shohim Unionin Europian dhe KiE që kanë nisur të shfrytezojnë leva politike me shpresën se do ta shtyjnë përpara këtë proces normalizimi” – deklaroi profesori amerikan të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, I cili duke folur per ngjarjen në Banjskë tha se Milan Radojicic ende po vazhdon të mbetet i lire dhe vlerësoi se sjellja e tij para drejtësisë do të marrë kohë.

Continue Reading

Kosova

Daçiç ngatërron postet, parashikon fatin e Kosovës nëse do ishte sot në OKB

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç tha se rezoluta për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara nën maskën e luftës kundër gjenocidit po politizohet si temë.

Ai për TV Prva theksoi se nëse çështja e Kosovës do të ishte në agjendën e këtij organi, Perëndimi me siguri do të përjetonte fiasko dhe se sipas tij, është e vështirë të thuhet nëse numërimi i votave pro dhe kundër rezolutës për Srebrenicën duhet të trajtohet nga këndvështrimi i marrëdhënieve dypalëshe apo nën hijen e presionit të ushtruar mbi ato vende.

“Ka vende jashtëzakonisht mike me Serbinë që janë në një situatë shumë të vështirë presioni nga vendet perëndimore. Jo vetëm nga ato që propozuan zyrtarisht rezolutën, por edhe nga ato vende që i qasen çështjes duke mos toleruar që dikush të përpiqet ta përmbysë atë rezolutë. Po të ishte çështja e Kosovës në rendin e ditës të Asamblesë së Përgjithshme, mund të themi me bindje të plotë se do të përjetonin një fiasko, prandaj nuk është në rend dite, sepse ata e dinë se nuk mund ta kalojnë Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së” – theksoi  Ivica Daçiç

Continue Reading

Kosova

OKB i vë kapakun Vuçiçit, arrihet pajtueshmëria për tekstin e rezolutës për Srebrenicën

Ambasadori i Bosnje-Hercegovinës në Kombet e Bashkuara, Zllatko Llagumxhija ka bërë të ditur se është arritur pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë dhe se ndryshimet përfshijnë shprehjen “sipas të drejtës ndërkombëtare” dhe shprehja “jokolektive” është zëvendësuar me “individuale”.

“Ne kemi qenë të heshtur ndaj mohuesve të gjenocidit ndërsa ata kanë festuar dhe teksa kanë ‘caktuar’ e më pas ‘anuluar’ mbledhje joekzistente të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, si dhe bënin vlerësime për Rezolutën para se ta lexonin dhe para se të finalizohej teksti I saj”- ka thënë Llagumxhija në një postim në X duke shtuar se “fjala e vetme që nuk u rri mire kundërshtuesve është gjenocidi.

Ndonëse për tekstin e rezolutës në parim janë pajtuar shumë vende që e kanë përkrahur nismën, Mali i Zi ka kërkuar disa ndryshime shtesë.

“Srebrenica ka marrë vëmendje globale në muajt e fundit – si simbol i luftës për drejtësi, për të vërtetën, pajtimin, mësimin dhe si simbol i luftës kundër mohimit të gjenocidit”- ka thënë ambasadori.

Sipas tij rishikimi final i rezolutës, që do të prezantohet para të gjitha vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara më 23 maj, të bëjë që tani në tekst të përmendet se “përgjegjësia kriminale, nën ligjin ndërkombëtar, për krimin e gjenocidit, nuk mund të aplikohet ndaj asnjë komuniteti etnik apo fetar në tërësi”.

Rezoluta e iniciuar prej Gjermanisë dhe Ruandës kërkon që 11 korriku të shpallet Ditë Ndërkombëtare për Kujtimin e Gjenocidit në Srebrenicë ndersa dhe u referohet fakteve të gjykatave ndërkombëtare dhe atyre vendase.

Për gjenocidin ndaj mbi 8.000 burrave dhe djemve myslimanë në rajonin e Srebrenicës më 1995, janë dënuar më shumë se 50 persona me gati 700 vjet burgim.

Në mesin e tyre janë edhe presidenti i kohës së luftës i Republikës Sërpska, Radovan Karaxhiç, dhe komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së atëhershme të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiç.

Dhe teksa ky krim konsiderohet më i rëndi në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore, pavarësisht vendimeve të gjykatave ndërkombëtare, Beogradi zyrtar dhe autoritetet e entitetit serb të Bosnje-Hercegovinës, Republikës Sërpska, nuk e pranojnë të jetë kryer gjenocid në Srebrenicë ndersa Presidenti serb, Aleksander Vucic e ka quajtur këtë rezolutë si deklaratë politike dhe ka pyetur nëse synimi është “rishikim i një padie kundër Serbisë, apo mbledhje e dëmeve të luftës?”, ndersa Brukseli ka thënë më 14 maj se nuk ka vend në Bashkimin Evropian për ata që e mohojnë gjenocidin në Srebrenicë.

Continue Reading

Kosova

Ndërkombëtarët kërkojnë Zajedincën e Albin Kurtit, Mustafa ‘armatoset’ me akuza

Ish-Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se bashkësia ndërkombëtare po kërkon nga Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga Albin Kurti, që në Gjykatën Kushtetuese ta dërgojë draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, i cili derivon nga Marrëveshja Bazë (Bruksel më 27 shkurt, Ohër më 18 mars 2023), dhe jo atë që ai e ka nënshkruar në vitn 2015, apo ish-kryeministri tjetër Hashim Thaçi, në vitin 2013.

“Ndërkombëtarët tani po e kërkojnë Asociacionin sipas marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit të Kurtit të vitit 2023 që në fakt emërtohet si Asociacion, por është autonomi politike territoriale në komunat ku serbët janë shumicë. Prandaj, s’ka asgjë të përbashkët me atë të vitit 2013 dhe dokumentin e vitit 2015” – theksoi ish kryeministri.

Persa i përket propozimit të qeverisë për ta shkruar dhe për ta dërguar një draft-statut të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të muajit maj, ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), vlerësoi se dërgimi i një drafti të tillë në Kushtetuese që nuk është i dakorduar në procesin e dialogut, përveç që “paradoksal” është, sipas tij, edhe “joserioz”.

Mustafa, ndër të tjera, argumenton se në Kushtetuese mund të përcillen vetëm dokumente të aprovuara paraprakisht nga Qeveria, e cila fillimisht duhet të jetë e derivuar “nga një pajtim i palëve në proces të dialogut”.

Ndërsa, persa i përket transformimit të kryeministrit Kurti, nga kundërshtuesi më i madh, te i pari që propozon të dërgojë draft-statut për Asociacion në Kushtetuese, sipas tij, flet “qartë për karakterin mashtrues dhe të rrezikshëm të qeverisë” ndërsa “LVV iu është shitur qytetarëve si qeveri e shpresës” – potencoi Isa Mustafa.

Continue Reading

Kosova

Kosova sakrifikohet nga Orban për të mbajtur afër Serbinë

Alejandro Esteso Perez, njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, duke komentuar rreth politikës së jashtme hungareze, konsideroi se pavarësisht marrëdhënieve realitivisht të mira midis Kosovës dhe Hungarisë, kjo e fundit pritet të anojë nga Serbia në të ardhmen, duke rrezikuar interesat e shtetit të Kosovës.

Edhe pse Hungaria e njeh pavarësinë e Kosovës, ajo nuk ofron të njëjtin nivel të mbështetjes politike sikurse vendet e tjera që e njohin shtetin e vogël ballkanik. E përveç pesëshes evropiane – Spanja, Greqia, Sllovakia, Rumania dhe Qipro – që refuzojnë ta njohin Kosovës, shteti hungarez nën kryeministrin Viktor Orban mban qëndrim të ashpër ndaj vendit.

Në kohën kur Kosova angazhohet në dy procese paralele për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian (BE) dhe Këshillin e Evropës (KiE), duke patur parasysh deklaraten zyrtare se shteti hungarez pret qe Kosova duhet të rregullojë marrëdhëniet me Serbinë përpara integrimeve evropiane, tani duhet të merret parasysh mundësia që Hungaria të ketë një qëndrim konsistent dhe të votojë në mënyrë të përsëritur kundër Kosovës.

“E ndërsa raportet midis Hungarisë dhe Serbisë – lidhja më e fortë – do të lulëzojnë në një sferë ndërkombëtare të autoritarizmit në rritje, shteti i Kosovës – lidhja më e dobët – është i detyruar të luftojë për më shumë mbështetje nga demokracitë e BE-së” – potencoi Perez, i cili shtoi se nëse demokracitë e BE-së nuk rritin ambiciet, do të konsolidohet iliberalizmi.

Nga 1 korriku 2024, hungarezët do ta marrin presidencën e radhës të Këshillit të BE-së për një periudhë gjashtëmujore. Duke pasur parasysh trashëgiminë kontraverse të Orbanit në sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, shumë liderë të BE-së shprehen të shqetësuar për presidencën e Hungarisë që pritet të zgjasë deri më 31 dhjetor 2024.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING