✦
Thinking ...
Connect with us

Kronike

Sherri që nisi pas lojës së bilardos, si 16-vjeçari plagosi me thikë tre shokët e klasës

Tre të mitur janë plagosur me thikë mesditën e sotme në Kukës, pas një konflikti pranë një bilardoje.

Policia bën me dije se ngjarja ndodhi më 23 tetor, rreth orës 13:35, në rrugën “Lidhja e Prizrenit”.

Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari për plagosjen është një 16-vjeçar me inicialet A. G., i cili dyshohet se ka goditur me mjet prerës tre bashkëmoshatarët e tij, gjithashtu 16 vjeç, banues në Has dhe shokë klase me të. Konflikti dyshohet se ka nisur për motive të dobëta.

Të tre të plagosurit u transportuan fillimisht në Spitalin Rajonal të Kukësit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Për shkak të gjendjes së tyre, dy prej tyre u dërguan më pas në Prizren për trajtim më të specializuar.

Pas ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar 16-vjeçarin e dyshuar për plagosjen. Gjithashtu, është shoqëruar edhe një tjetër 16-vjeçar, i dyshuar për përkrahje të autorit të dyshuar. Policia ka sekuestruar edhe mjetin prerës që dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të dokumentuar përgjegjësitë ligjore. Deri në përfundimin e hetimeve, personat e përfshirë konsiderohen të dyshuar.

Advertisement