Connect with us

Kronike

Shkelje të sigurisë në punë, arrestohet drejtuesi teknik pas vdekjes së minatorit

Policia e Bulqizës ka arrestuar drejtuesin teknik të subjektit minerar “Eternal Security”, pas aksidentit tragjik në punë ku humbi jetën një 40-vjeçar.

Në pranga ka rënë shtetasi Përparim Koçi, 63 vjeç, banues në Vajkal, i cili dyshohet se nuk ka zbatuar rregullat e sigurisë dhe mbrojtjes në punë.

Ngjarja ndodhi më 1 gusht 2026, ku humbi jetën punëtori Ilir Kolaveri. Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se mosrespektimi i masave të sigurisë në subjektin minerar ka sjellë aksidentin me pasojë fatale.

Policia bën me dije se materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Dibrës për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përgjegjësive në këtë ngjarje.

Advertisement