Kosova
Shkëlzen Maliqi: Pasoja të mëdha për Kosovën
Në takimin e 27 shkurtit në Bruksel mes Kryeministrit te Kosoves Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksander Vucic, palët janë zotuar se do të angazhohen në mënyrë konstruktive edhe për bisedimet rreth planit të zbatimit, ku do të konkretizohen afatet për realizimin e marrëveshjes. Por, a mundet që “Po”-ja e Albin Kurti për planin e BE-së të bëhët “Jo” për planin e zbatimit?
Njohësit e rrethanave politike kanë bërë me dije se një gjë e tillë është e mundshme, mirëpo nga nje veprim i tillë do ta pësonte Kosova.
Analisti Shkëlzen Maliqi ka thene se kjo sjellje do të sillte pasoja të mëdha për Kosovën.
‘JO’-ja ka qenë fjala kyçe e Vetëvendosjes ‘revolucionare’. Një ‘JO’ e Kurtit në rrethanat e sotme, kur Serbia po përpiqet që t`i afrohen SHBA-ve, do të ishte veprim me pasoja të mëdha për Kosovën”, ka thënë Maliqi në një intervistë për gazetën Nacionale.
Ai gjithashtu ka vlerësuar se nuk beson që Kurti në fund do të ndryshojë qëndrim.
“Kurti gjatë dy mandateve si kryeministër ka arritur t’i zhgënjej deri në irritim dy administratat amerikane, dhe shpresoj se më në fund I është mbushur mendja. Tani nuk mund të jetë aq miop sa të kontribuojë ne prishjen e marrëdhënieve me superfuqinë botërore që e kemi pas alete dhe mentore që nga vitet 90 dhe që asnjëherë nuk na ka zhgënjyer”, ka thënë Maliqi.