Connect with us

Politike

Shkolla, një nga më të mëdhatë në vend, është një ndër shembujt më të mirë të Programit të Rindërtimit

Shkolla e bashkuar “Llesh Nik Daka” në Lezhë u kthye nga një projekt 3D në një realitet mbresëlënës, gati për të pritur nxënësit e saj. Falë Programit të Rindërtimit, shkolla tashmë është më e fortë, më e bukur dhe me kushte shumë herë më të mira se ato që u tërmeti i nëntorit të vitit të kaluar shkatërroi.
Plot 535 nxënës dhe mësuesit do të kthehen në këtë shkollë të re, njësoi si në shkollat e Bashkimit Europian.
Kryeministri Rama i shoqëruar nga ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj dhe nga kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, vizituan ambientet e rilindura të shkollës “Llesh Nik Daka”.  “Ka 20 klasa, 4 laboratorë dhe  4 njësi për fëmijët e kopshtit. Ambientet sportive janë moderne e të përshtatshme si gjithë shkollat e tjera. Ky ngjan më shumë si institucion akademik sesa si shkollë”, – u shpreh ministri Ahmetaj.
Një nga ambientet e shkollës që Kryeministri vizitoi ishte edhe palestra, për të cilën ai u shpreh i impresionuar: “Palestër me përmasa olimpike”.
Shkolla, një nga më të mëdhatë në vend, është një ndër shembujt më të mirë të Programit të Rindërtimit.​
Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politike

Monika Kryemadhi: Nuk na rruhet as për burgun, as për SPAK

Monika Kryemadhi ka mbajtur një fjalë të fortë sot gjatë mbledhjes së Komitetit të Partisë së Lirisë, duke mos kursyer sulmet e ashpra dhe të drejtpërdrejta ndaj bashkëshortit të saj, Ilir Meta.

Kryemadhi e nisi fjalimin e saj duke kritikuar metodat e Metës për të luftuar atë që e quan “nepotizëm” në parti, duke e akuzuar se i ka mbyllur derën e PL-së jo vetëm asaj, por edhe shumë vajzave dhe djemve që i quan “tradhëtarë”.

Kryemadhi tha se ndihet e keqardhur kur sheh se si Ilir Metës po i “shkërmoqet imazhi”, teksa ai e mendon veten jo si lider, por si roje partie.

Në fund, teksa bëri thirrje për hapjen e partisë, Kryemadhi nuk ngurroi të tregojë vendosmërinë e saj: “Nuk më rruhet as për burg e as për SPAK”, tha ajo.

Pjesë nga fjala e Kryemadhit:

Nepotizmi është një metodologji për të larguar njerëzit që kanë dhe meritat e tyre. Në një parti politike, servilizmi dhe të qenurit dakord i mbyllin derën asaj partie politike.  Ju kanë mbyllur derën një pjesë të madhe tuajën, dyert e LSI-së prej 2017-ës kanë qenë të mbyllura.

Prioritetet e PL-së nuk janë përjashtimet, por janë hapja, përfshirja. Edhe për të mësuar nga gabimet e Monika Kryemadhit.

PL në këndvështrimin tim nuk ka nevojë për prerje kokash, se nuk ka çfarë koka të presë. Nuk ka nevojë për gra dhe vajza që përdoren dhe ngrihen kundër njëra tjetrës, por gra dhe vajza që i japin dorën njëra-tjetrës. Votat nuk bëhen as me like dhe as me share.

Ka dhimbje, kur shikojnë se si shkërmoqet imazhi i Ilir Metës, kryetari i partisë nuk është roje, është lider. Sot më shumë se kurrë, kemi nevojë për hapje, për mendim të ri, për të riformatuar. Faji nuk është jetim, fajin do e marr unë.

Dua t’ju falenderoj edhe për ndihmën morale që më jepni edhe në telefon secili veç e veç, edhe pse keni frikë për të më uruar edhe ditëlindjen. Në një parti politike, nepotizmi nuk është fatkeqësi, se partia jonë është një parti që bazën e ka te familja.

Unë nuk besoj te lideri, unë besoj te institucioni. Shumë nga ju thonë do shkosh në burg, nuk më rruhet fare për burgun dhe SPAK-un. Por një gjë të keni të qartë, halli im nuk është halli juaj. Halli juaj është halli im.

Continue Reading

Politike

Meta në krye të opozitës? Gjikondi: Atë s’e dëgjon gruaja e vet! Është bërë qesharak

Juristja Brisida Gjikondi deklaroi se Ilir Meta me problemet që ka hapur në parti, do të përçajnë PL-në.

E pyetur nëse e merr Ilir Meta opozitën në kushtet që “Rithemelimi” nuk ka vulën dhe logon e PD-së, Gjikondi u shpreh se atë nuk po e dëgjon gruaja e vetë , jo më ta dëgjoj opozita.

“Unë jam i bindur që problemet që ai ka hapur në parti, atij do ja përcajnë partinë sepse ai është me paranoja. Këta persona paranojat i kanë kryesisht me njerëzit e afërt.

Po dhe me afrimin e Gazment Bardhit me Sali Berishën, Ilir Metës i kanë rënë pritshmëria për të qenë në krye të opozitës” u shpreh ajo.

Ndërkaq ajo shtoi se, “Meta po përpiqet të faktorizohet gjithmonë me dhunë dhe jo me ide , jo me risi dhe jo me vizione. Kjo do të ndahet me çështjen e vulës nëse do e marr Sali Berisha apo jo”, tha ndër të tjera Gjikondi në emisionin 3D.

Juristja Gjikondi e krahasoi sjellen e Metës me atë të Kozakut një figurë e njohur shqiptare e Tik Tokut.

“Meta të turpëron si shqiptar” tha Gjikondi, duke shprehur pakënaqësinë që klasa politike nuk po reagon ndaj sjelljes së tij.

Duke ju referuar disa deklaratave fyese të zoti Meta ndaj SPAK-ut dhe kreut të tij Dumani, Gjikondi i bëri thirrje shoqërisë shqiptare të reagojë ndaj kësaj sjelljeje të ish presidentit shqiptar i cili po synon rikthimin në krye të organeve ekzekutive.

Continue Reading

Politike

Reagimi “en bloc” i ndërkombëtarëve për protestën para Bashkisë, Këlliçi: Ne nuk jemi vend i botës së tretë

Pas reagimeve në seri të ambasadave perëndimore në Tiranë në lidhje me protestën e opozitës para bashkisë së kryeqytetit ku u përdor edhe molotov, një nga organizatorët e protestës, Belind Këlliçi iu përgjigj me fotografi të protestave të fermerëve në Bruksel pak muaj më parë. Ai bën apel që evropianët të pranojnë të njëjtin standard si në Shqipëri.

“Një përshëndetje për të gjithë qytetarët shqiptarë kudo janë dhe partnerët ndërkombëtarë, me foto nga protesta e fermerëve e zhvilluar vetëm 2 muaj më parë, më 26 shkurt 2024, në Bruksel, ngjitur me zyrat qendrore të Bashkimit Evropian. Të gjithë ndërkombëtarët e veçanërisht evropianët, duhet të pranojnë në Shqipëri të njëjtin standard që pranojnë për vendet e tyre. Ne NUK jemi dhe NUK mund të trajtohemi si një vend i botës së tretë!”, shkruan ai.

Continue Reading

Politike

Sondazhi: PD e bashkuar nuk duhet të ketë në koalicion të madh PL-në e Metës

Për të kuptuar se çfarë mendojnë qytetarët për organizimin e opozitës përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 2025, Barometri në Euronews Albania ju ka drejtuar një tjetër pyetje për koalicionin e madh kundër qeverisë që qytetarët konfirmojnë si një lëvizje të duhur të opozites.

“Nëse bashkohet PD a duhet të bëhet pjesë e këtij bashkimi edhe Partia e Lirisë në një koalicion të madh kundër qeverisë“

Shumica e qytetarëve nuk duan që Partia e Lirisë të jetë pjesë e këtij bashkimi.

Janë 56,6 % që janë përgjigjur jo kësaj pyetje duke shprehur kundërshti me bashkimin e partise së lirisë me Partinë Demokratike në një front opozitar, dhe 32,2 % që janë dakord me idenë e bashkimit të Partisë së Lirisë me PD në një front opozitar. 11.3 % janë përgjiggjur nuk e  di në këtë pyetje

 

Continue Reading

Politike

Lela: Kemi parë një PL që nuk e dinim ku ishte, ka një traumë nga zgjedhjet e shkuara

Analisti Alfred Lela ka deklaruar se qytetarët duan një model të ri politik.

Përsa i përket Partisë së Lirisë, ai theksoi se kjo e fundit ka pasur paqartësitë e veta prej një viti dhe ka shpërthyer këto ditë, referuar daljeve televizive të Ilir Metës dhe deklaratat e tij.

“Duan një model të ri. Jam për bashkimin me të gjithë. Kurrizin e Shqipërisë nuk e mban dot një person. Opozita ka nevojë për figura të reja. PL ka një tundim politik për të renë, ka një traumë nga zgjedhjet e shkuara. Nuk është një traumë e shkaktuar nga Meta dhe nga PL por nga Rilindja dhe qeveria.

Është trauma e demokratit që shkon për të votuar dhe nuk sheh kryetarin e partisë së vet po demokrati shkon dhe voton për atë që i ka thënë Edi Rama të votojë. Ka një paqartësi te PL dhe unë mendoj se kjo reflektohet te gjetjet e “Barometri”. Prej një viti PL ka pasur paqartësitë e veta që dolën dhe kulmuan këto ditët e fundit. Kemi parë një PL që nuk e dinim ku ishte”-tha ai.

 

Continue Reading
Advertisement

TRENDING