Kronike
Shokuese/ Shqiptari dhunon për vdekje partneren e tij
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një shqiptar ka dhunuar brutalisht partneren e tij, e cila më pas është dërguar në spital. Ajo ka marrë ndihmën e parë shëndetësore, por si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë. Viktima është Ornella Forastefano, ndërsa ende nuk është e qartë se kush e ka çuar në spital.
Mediat italiane shkruajnë se Forastefano mendohet se është lënë jashtë hyrjes së spitalit dhe më vonë është vënë re nga stafi mjekësor. Partneri i viktimës, një 42-vjeçar shqiptar është vënë menjëherë në kërkim nga policia italiane, ndërsa ende nuk është bërë e mundur lokalizimi i tij