Connect with us

Aktualitet

Shpërthen fruthi në Shqipëri, të infektuar në Tiranë dhe në Durrës

Instituti i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se janë konfirmuar 10 raste me fruth në vendin tonë.

Mësohet se 6 prej këtyre rasteve kanë lidhje familjare dhe janë të pavaksinuar. Po ashtu, bëhet e ditur se të infektuarit janë fëmijë të moshës nga 1 deri në 9 vjeç.

Këto raste janë të konfirmuara në qytetin e Tiranës dhe në Durrës, sipas A2 CNN . Sipas Institutit të Shëndetit Publik, por edhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vaksinimi ndaj fruthit ka pësuar një rënie të ndjeshme që pas pandemisë së koronavirusit. Mësohet se vetëm në Tiranë, vitet e fundit, llogariten rreth 13 mijë fëmijë të moshës 0-5 vjeç të pavaksinuar.

Fruthi është sëmundje virale shumë ngjitëse dhe e rëndë, që shkaktohet nga një virus i familjes Paramyxoviridae. Përhapet kryesisht përmes ajrit, spërklave dhe përmes kontaktit të drejtpërdrejtë. Virusi infekton traktin respirator dhe pastaj përhapet në organizëm.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, sipas një raporti të fundit, thotë se ka një rritje alarmante 30-fish të rasteve të fruthit në Evropë gjatë vitit 2023. OBSH-ja paralajmëron se rastet janë në rritje dhe nevojiten masa urgjente për të parandaluar përhapjen e mëtejshme.

“Më shumë se 30.000 njerëz u infektuan në 2023, krahasuar me 941 gjatë gjithë vitit 2022”, sipas raportit më të fundit, raporton BBC. OBSH-ja beson se këto shifra kanë ardhur si rezultat i më pak fëmijëve që janë vaksinuar kundër sëmundjes, gjatë pandemisë Covid.

Aktualitet

Të burgosurit shqiptarë të dëbuar nga Britania/ Gazeta britanike: Gëzojnë burgje të rehatshme me ‘dhoma dashurie’

Kriminelët shqiptarë të dënuar në Britaninë e Madhe po dërgohen për të kaluar kohën e dënimit në vendin e tyre, ku burgjet kanë dhoma për të bërë dashuri, shkruan britanikja ‘Mirror’.

Kriminelët e transferuar në burgjet e vendit mund të gëzojnë katër orë në muaj në shtrat me “gjysmat e tyre”, ndryshe nga këtu ku nuk lejohen vizitat bashkëshortore. Zbulimi ynë vjen pasi rreth 200 keqbërës, përfshirë vrasës dhe përdhunues, janë vendosur të transferohen në burgje të qeta në Shqipëri sipas një marrëveshjeje me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar

Sipas rregullores së tyre të burgut: “Çdo burg duhet të ketë një ambient të veçantë për takimet e bashkëshortëve. “Një objekt i tillë duhet të ketë shtretër dhe çarçafë të cilët duhet të ndërrohen në fund të çdo takimi.” Rregullat shtojnë: “Vizitat e zgjatura lejohen për të dënuarin që është i martuar ose bashkëjeton sipas Kodit të Familjes pasi gruaja të jetë kontrolluar nga policia”.

Përparësitë e tjera përfshijnë paketa javore me ushqime dhe rroba nga familja, ambiente personale gatimi dhe leje deri në shtatë ditë për sjellje të mirë. Dhe disa të tjerë do të kenë dënime më të lehta.

 

 

Në mesin e të riatdhesuarve është edhe një mbret i drogës, i cili u transferua në një burg në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, dy javë më parë. Erald Mema, 39 vjeç, u dënua me 25 vjet nga një gjykatës në Gjykatën e Kurorës së Oksfordit në tetor 2018 për një transfertë të madhe kokaine. Ai është në mesin e shumë shtetasve shqiptarë që u është dhënë mundësia për t’u transferuar në objektet në shtëpi sipas një skeme për riatdhesimin e tyre.

Rreth 12 vrasës, tetë përdhunues dhe më shumë se 100 fajtorë për vepra droge ose armë zjarri pritet të kthehen për të vuajtur pjesën tjetër të dënimit. Disa do të kryejnë më pak burg se sa në Mbretërinë e Bashkuar pasi dënimet e tyre janë përshtatur me legjislacionin shqiptar. Në disa raste kjo është më e ulët, por në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar të burgosurit lirohen në gjysmë të rrugës me synim për të liruar hapësirat në ambientet e vuajtjes së dënimit.

Continue Reading

Aktualitet

E diel me diell, zbuloni parashikimin e motit për fundjavën

Dita e Diel do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit.

Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 6 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bredgetare fiton shpejtësi deri në 10m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë.

Continue Reading

Aktualitet

Politikanët thirren në SPAK/ Gazetari: Do vi dita që do e quajnë arritje burgun

Gazetari dhe specialisti i medias Erion Delvina ka ironizuar intervistën e kryebashkiakun Erion Veliaj në lidhje me Prokurorinë e Posaçme. Veliaj ditën e djeshme në median pro-qeveritare deklaroi se ndërtesa e ish-UKT-së që SPAK ka është dhuruar nga Bashkia Tiranë. Ndërkohë që Delvina ka ironizuar këtë deklaratë, duke e quajtur të pafytyrë.

Postimi i Plotë:

Do te vije dita qe pafytyresia e ketyre politikaneve qe therret SPAK-u të paraqiten si Çeçoja ne zyre do te shkoje deri aty sa t’i nisin njoftimet keshtu:
“E pabesueshme miq! Wow! Kam nderin dhe njeheresh krenarine e vecante te ftohem personalisht nga z. Dumani ne lidhje me nje bisede te ngrohte dhe te frytshme per babezite e mia. Ne lidhje me to projekti Bi Ju Ar Xhi (B.U.R.G.) me ka akorduar edhe nje burse 7-vjeçare”.

Continue Reading

Aktualitet

Shpërthim me lëndë plasëse në oborrin e gjyqtarit në Shkodër (Emri)

Një shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese ka ndodhur rreth orës 03.00 pas mesnate në qytetin e Shkodrës.

Një shpërthim me lëndë plasëse në derën e oborrit te një banese ka ndodhur rreth orës 03.00 të mëngjesit në qytetin e Shkodres.

Mësohet se lënda plasëse është vendosur sipas burimeve policore në oborrin e baneses së gjyqtarit Tonin Sterkaj.

Nga raportimet e para bëhet me dije se nuk ka përsona të lënduar por vetëm dëme materiale. Grupi hetimor në vendngjarje po heton mbi këtë rast dhe personin apo personat që kanë vendosur sasinë e lëndës plasëse dhe shkaqet.

Continue Reading

Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në një banesë, raportohet për një të plagosur

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në orën 18:11 në lagjen “Dergut” të Shkodrës.

Për pasojë pronarja e shtëpisë A.M është plagosur lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit

Continue Reading
Advertisement

TRENDING