Connect with us

Lifestyle

Shpëtoni nga fryrja e barkut dhe kilogramët e tepërt

Fryrja e barku është një problem me vete. Rrobat të rrinë keq, ndihesh e avashtë dhe dikush mund të mendojë se je 3 muajsh shtatzënë.

Ka disa truqe për t’i shpëtuar këtij problemi, edhe pse disa prej tyre mund të jenë humbje kohe. Por, për fatin tuaj të mirë, ekspertët kanë zbuluar se cilat nga këto truqe duhet të shmangni, cilat duhet t’i ndiqni me kujdes dhe cilat janë të sigurta për t’i shpëtuar fryrjes së barkut. Më poshtë do t’i gjeni të renditura nga ato më pak efikase deri ato më të mirat.

8. Vaji i kastorit

vaj-kastori

Thuhet se nëse aplikoni vaj kastori të vakët në pjesën e stomakut, mund t’ju ndihmojë të digjni dhjamin e tepërt në trup dhe të keni një bark më të sheshtë. Ekspertët thonë se nuk ka të dhëna që vërtetojnë nëse funksionon ose jo dhe nuk ka asnjë arsye të qartë që mund ta shpjegojë. Përfundimi: është humbje kohe ta provosh këtë teknikë.

7. Mbështjellja e trupit

bark

Shumica e njerëzve mendojnë se mbështjellja e trupit është një mënyrë e lehtë për hequr dhjamin e tepërt në bark. Ky trajtim përfshin mbështjelljen e pjesës së belit me qese plastike dhe mbajtja ashtu për një kohë të gjatë. Edhe pse disa njerëz betohen për të, nuk ka të dhëna që ajo funksionon vërtetë, thonë ekspertët. “Sigurisht që do të humbisni përmbajtje të ujit nga djersa, por trupi transporton sërish lëngje aty ku ka mungesa”.

Me pak fjalë: do të vini re një farë efekti brenda 1-2 orësh, por vetëm kaq.

6. Çajrat detoksikues

caj

Këto lloje çajrash, që mendohet se pastrojnë sistemin, përshpejtojnë metabolizmin dhe ulin fryrjen e barkut, mund të jenë efektive deri në njëfarë pike, megjithatë duhet të tregoni kujdes në përdorimin e tyre. Teprimi me to mund të çojë në efekte anësore, si diarre për shembull. Çaji jeshil është më i mirë në këto raste, pasi është më diuretik, ndihmon për t’u dobësuar ose kur keni fryrje barku, dhe më e rëndësishmja, ka më pak efekte anësore.

5. Gjumi i mirë

gjume

Fjetja mjaftueshëm, 7-9 orë në natë, ndihmon në normalizimin e funksionimit të zorrëve dhe parandalon kapsllëkun, duke minimizuar kështu fryrjen e barkut.

4. Thithni më pak ajër

camcakez

Ngrënia shumë shpejtë, përtypja e çamçakëzit, pirja me pipëz etj, të gjitha këto bëjnë që ju të thithni me shumë ajër.  Ajri i tepërt kalon në stomak, tek zorra e hollë dhe e trashë, duke shkaktuar kështu fryrje barku dhe gazra. Për të shmangur një gjë të tillë, qëndroni larg këtyre veseve.

3. Hani shpesh dhe nga pak

ushqim

Kur hani vakte të bollshme, ata kërkojnë më shumë kohë për t’u tretur, dhe fermentimi i ushqimeve të patretura mund të çojë në gazra të brendshme. Nëse këto gazra nuk dalin nëpërmjet gromësirave, atëherë mund të grumbullohen në stomak dhe zorrë, dhe shkaktojnë fryrje të tyre. Mundohuni të hani shpesh dhe nga pak që t’i jepni mundësi stomakut ta tresë ushqimin siç duhet.

2. Konsumoni erëza qetësuese

domate

Mundohuni të kufizoni ushqimet me piper të zi, spec djegës, salcë domatesh, uthull molle, qepë, mustardë, salcë djegëse, pasi të gjitha këto rrisin acidet në stomak dhe shkaktojnë refluks acidik. Në vend të tyre zgjidhni erëza qetësuese, si xhenxhefil, Shafran Indie, kanellë, mente etj.

1. Shmangni ushqimet që shkaktojnë gazra

ushqime-qe-shkaktojne-gazra

Shmangia e ushqimeve që shkaktojnë gazra ose konsumimi i tyre me limit është mënyra më e mirë për të luftuar fryrjen e barkut. Këtu fillojmë që me karbohidratet, si buka  e bardhë, orizi i bardhë, ëmbëlsirat, torta, po ashtu me perimet si brokoli, lulelakra etj. Në vend të tyre konsumoni ushqime të pasuar në proteina, me pak yndyra, si kos, peshk etj.

Lifestyle

Gjërat për të cilat njerëzit ju gjykojnë më së shumti

Shoqëria sot përballet me një varg problemesh sociale e një ndër to është edhe paragjykimi. Madje, njerëzit shkojnë aq larg, duke bërë gjykime edhe për gjërat më të vogla që ndoshta ju nuk u kushtoni fare rëndësi.

Ngjyra e rrobave

“Psychology Today”, thotë se njerëzit gjykojnë në bazë të ngjyrave të rrobave tuaja. Nëse ju visheni më shumë me ngjyrë të zezë do të thotë se jeni person më serioz dhe më artistik, ndërsa personat që preferojnë ngjyrat si e kuqja, cilësohen më energjik dhe më të hapur.

Kafshimi i thonjve

Nga anketa të ndryshme është vërtetuar se personat të cilët hanë thonjtë e tyre ose lëvizin këmbët gjatë qëndrimit ulur janë më të stresuar.

Këpucët

Njerëzit kanë shkuar deri tek ky element. Psikologët kanë treguar se këpucët luajnë një rol të rëndësishëm në përshtypjen që njeriu krijon tek të tjerët. Për shembull, lloji i këpucëve tregon moshën, pjekurinë, personalitetin, gjininë, nivelin intelektual e gjëra të tjera.

Mënyra si ju i shtrëngoni duart

Për këtë mund të kemi dëgjuar edhe më parë. Shtrëngimi i duarve mund të tregojë vendosmëri, fuqi dhe guxim apo në anën tjetër, dobësi, frikë dhe vetë-dyshim.

Shkrimi juaj

Personat të cilët shkruajnë me shkronja të vogla janë më të ndrojtur dhe më të rezervuar përkundër personave që shkruajnë me shkronja të mëdha që mendohet të jenë më të hapur.

Continue Reading

Lifestyle

16 Maj, Dita Ndërkombëtare e Dritës

Dita Ndërkombëtare e Dritës festohet çdo vit më 16 maj, në përvjetorin e funksionimit të parë të suksesshëm të lazerit, në vitin 1960 nga fizikani dhe inxhinieri, Theodore Maiman. Kjo ditë është një thirrje për të forcuar bashkëpunimin shkencor dhe për të shfrytëzuar potencialin e tij për të nxitur paqen dhe zhvillimin e qëndrueshëm, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas UNESCO-s, Dita Ndërkombëtare e Dritës thekson rolin që luan drita në shkencë, kulturë dhe art, arsim dhe zhvillim të qëndrueshëm dhe në fusha të ndryshme si mjekësia, komunikimi dhe energjia.

Studimi i dritës ka çuar në burime alternative premtuese të energjisë, përparime mjekësore që shpëtojnë jetë përmes teknologjisë dhe trajtimet diagnostikuese, internetin me shpejtësi të dritës dhe shumë zbulime të tjera që kanë revolucionarizuar shoqërinë dhe kanë formësuar të kuptuarit tonë për universin.

Të fundit!

Këto teknologji u zhvilluan përmes shekujsh kërkimesh mbi vetitë e dritës, duke filluar me veprën kryesore të Ibn Al-Haytham, Kitab al-Manazir, “Libri i Optikës”, botuar në 1015 dhe duke përfshirë punën e Ajnshtajnit në fillim të shekullit të 20-të, e cila ndryshoi mënyrën se si mendojmë për kohën dhe dritën.

Pa dritë, planeti ynë do të ishte vetëm një vend i ftohtë dhe djerrë. Në të vërtetë, ku ka dritë, shpesh ka jetë me bollëk. Megjithatë, drita përfaqëson edhe më shumë për njerëzimin. Drita shkon dorë për dore me dijen; është një lente përmes së cilës mund të shihet dhe të kuptohet bota.

Continue Reading

Lifestyle

Kush tha se “epoka” e filmave romantikë ka mbaruar? Sugjerimet e Netflix

Kush tha se “epoka” e filmave romantikë ka mbaruar?  Viti 2024 është i mbushur me filma të tillë dhe këto sugjerime janë provat!

“Challengers”

“Love Lies Bleeding

“The Fall Guy”

“The Idea of You

“Música”

“Lisa Frankenstein”

“Mother of Bride”

“Turtles All the Way Down”

“The Bikeriders”

“Fly Me to the Moon”

“Twisters”

“It Ends With Us”

Continue Reading

Lifestyle

Studimi i ri: Niveli i vetmisë suaj varet sa i sinqertë jeni

Shumica prej nesh kanë të paktën 50 miq, ose të afërm që do të donin t’i ftonin në një ngjarje personale: si martesë, ditëlindje, pra një festë. Mirëpo, mos u shqetësoni nëse nuk mund të gjeni shumë miq për të festuar ditëlindjen tuaj

Nëse ju ndodh kjo gjë, mos mendoni se diçka nuk funksionon me ju. Kjo do të thotë se jeni një person me moral të lartë.

Mirëpo, ju a konsideroni veten një person me vlera të larta morale? Nëse përgjigjja është po, ka shumë gjasa që të jeni një person jo shumë popullor.

Shkencëtarët nga Universiteti i Washingtonit zbuluan se njerëzit me fokus moralin kanë tendencë të jenë më pak humorista. Dhe kjo është arsyeja pse të tjerët nuk i pëlqejnë shumë.

Studiuesit kryen 4 eksperimente për ta provuar këtë gjë. Gjatë provës së parë, zbuluan se njerëzit me vlera morale, nuk bënin shumë shaka që shkelnin vlerat e tyre.

Kjo ndodh sepse këta njerëz dyshojnë në etikën e tyre duke qeshur me një shaka të papërshtatshme. Dhe kjo provon se morali mbyt një ndjenjë të humorit.

Mirëpo, siç e dimë të gjithë, një shaka mund të jetë shumë e dobishme. Besohet se njerëzit me humor janë më inteligjent, zbavitës dhe miqësor.

Disa specialistë thonë se kjo është pika e parë e takimit për një miqësi. Për më tepër, humori mund të parashikojë suksesin e marrëdhënieve tuaja.

Në një seri shtesë eksperimentesh, studiuesit grumbulluan të dhëna për identitetin moral nga 70 punonjës. Më pas, kolegët e tyre vlerësuan ndjenjën e humorit të pjesëmarrësve dhe treguan sesa i pëlqyen ata, si dhe popullaritetin e tyre mes bashkëpunëtorëve të tjerë.

Rezultatet konfirmuan se punonjësit e fokusuar në moral u konsideruan më pak të këndshëm dhe më pak të popullarizuar në mesin e kolegëve të tyre.

Pra, nëse nuk ju pëlqen të bëni shumë shaka me miqtë tuaj, kjo do t’ju privojë paksa, pasi argëtimi është për shoqërinë!

Continue Reading

Lifestyle

Nëse keni këto shenja, duhet të pini më shumë ujë

Nuk ka shumë gjëra më freskuese sesa uji, në këtë mot të nxehtë.

Prapëseprapë, shumica prej nesh nuk pimë ujë mjaftueshëm në baza ditore. E duke bërë kështu, ne e dëmtojmë trupin tonë.

Nëse i vëreni këto shenja tek vetja juaj, ju rekomandojmë që të pini më shumë ujë.

1. Goja juaj është e thatë

Kjo duket diçka shumë e qartë, por nëse ndjeni se ju është tharë goja, ju është bërë bajate, atëherë sigurisht duhet të pini një gotë ujë. Kjo pasi pijet me sheqer nuk janë zgjidhje – sepse do t’ju bëjnë të ndjeheni edhe më të etur. Uji lagë membranat e mukozës në gojë dhe fyt, të cilat vazhdojnë ta mbajnë gojën të lagur me pështymë edhe shumë kohë pas një gllënjke ujë.

2. Lëkura juaj është e thatë

Lëkura është organi më i madh i trupit tuaj, kështu që natyrisht se ka nevojë të qëndrojë i hidratuar. Në fakt, lëkura e thatë është një shenjë e dehidratimit, që mund të çojë në shumë probleme të tjera. Mungesa e ujit nënkupton mungesë të djersës, që çon në paaftësi të trupit për të hequr yndyrën dhe pisllëkun e akumuluar gjatë ditës.

3. Sytë tuaj janë të thatë

Deri tani ndoshta e keni të qartë se uji ndikon më shumë se veç në gojë dhe fyt. Mungesa e ujit çon në sy të thatë dhe të skuqur. Pa ujë në trup, thahet edhe loti në sy. Nëse po mendoni ‘Çfarë nëse s’mund të qajë?’, kuptojeni se kjo shkakton edhe më shumë dëme në sytë tuaj, sidomos nëse vendosni lente të syrit çdo ditë.

4. Po përjetoni dhimbje në nyje

Kërci i eshtrave dhe kurrizit përbëhet nga 80% ujë. Uji është shumë i rëndësishëm për shëndetin e eshtrave. Duke e mbajtur trupin të hidratuar, nyjat janë në gjendje që të përballojnë ‘tronditjen’ e lëvizjeve të papritura, si vrapim, kërcim ose rënie.

5. Keni probleme me tretje

Folëm për rëndësinë e ujit në gojë dhe fyt, dhe se si uji mundëson funksionimin e rregullt e të gjitha proceseve. Kjo përfshin edhe sistemin e tretjes. Pa hidratim të duhur, sasia dhe fortësia e mukusit në stomak pakësohet, duke lejuar acidin e stomakut që të bëjë dëme të mëdha brenda. Kjo çon në atë çfarë njihet si “dispepsi”.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING