Politike
Shqipëria e 83-ta për lirinë e medias/ Rama-Reporterëve pa Kufij: Nuk kam thënë…
Kryeministri i vendit, Edi Rama i është përgjigjur Reporterëve pa Kufij, lidhur me raportin e tyre për lirinë e medias, ku Shqipëria renditet në vendin e 83-të, duke shënuar një rënie me tre pikë në krahasim me një vit më parë. Përmes një postimi në rrjetin social X, Rama u shpreh se nuk ka thënë kurrë se raporti i tyre mat komunikimin e qeverisë.
Ai tha se ata duhet të lexojnë raportet e profesionistëve dhe ta bëjnë këtë në mënyrë objektive. Sipas tij po bëhen kontradita mes vlerësimeve të tyre kur bëhet fjalë për marrëdhëniet mes qeverisë, medias dhe publikut. Në fund, Rama tha se AMA ka qenë një ide shumë e mirë në shërbim të lirisë së informacionit.
Më herët, Reporterët pa Kufij nënvizuan se renditja e Shqipërisë në vendin e 83-të pasqyron sulmet politike, abuzimin me organet e zbatimit të ligjit, transparencën e ulët të medias dhe kërcënimet ndaj gazetarëve.
Postimi i kryeministrit Rama
Nuk kam thënë kurrë se mat komunikimin e qeverisë, por tani që e përmendni, thjesht po mendoj: a nuk është ndoshta një ide e mirë që duhet të lexoni raportet e atyre që e bëjnë në të vërtetë, dhe ta bëni këtë në mënyrë profesionale dhe objektive? Mund t’ju ndihmojë, sepse dalin kontradikta të rëndësishme mes vlerësimeve tuaja dhe të tyre kur bëhet fjalë për marrëdhëniet mes qeverisë, medias dhe publikut në një vend të lirë si Shqipëria, ku, ndryshe nga sa pretenduat dikur, dhe më shumë se një herë, Agjencia e Informacionit Mediatik duket se ka qenë një ide shumë e mirë në shërbim të lirisë së informacionit. Kjo është e gjitha.