Connect with us

Aktualitet

Shqiptarët u sollën mirë gjatë darkës, por në fund disa prej tyre futën në xhepa lugët e argjendta

“Baballarët e Kombit dhe Roma”
Kur Ahmet Zogu ende s’kishte kaluar kufinë, “baballarët e kombit”, ajka e shqiptarisë dhe e patriotizmit siç pëlqenin ta quanin veten, vrapuan drejt Romës për t’i dorëzuar kurorën e Gjergj Kastrioti Skënderbeu mbretit shtatshkurtër të Italisë, Victor Emmanuel III.
Këta zotërinj, që për pesëmbëdhjetë vjet në Parlamentin e Shqipërisë, atje ku zhurma merret shpesh për mendim dhe debati për përparim, qenë munduar me zell të rrallë të lartësonin Zogun, qenë edhe të parët që mbërritën në Romë. Me një nuhatje të hollë cilësi që nuk u mungon kurrë oborrtarëve, kuptuan se Zogu s’do të kthehej më dhe se, bashkë me të, po merrnin arratinë edhe privilegjet. Miqtë më të afërt të mbretit nisën të mendojnë jo për fatin e vendit, por për fatin e rrogave të tyre. E ku mund të gjendej strehë më e sigurt se në Romë?
Fotografitë e kohës na i paraqesin këta “baballarë” të veshur bukur, alla frënga, me frak, me kapelë Borsalino dhe me bastun në dorë. Duken si të dalë nga një botë tjetër. Në kontrast me popullin, i cili vishej thjesht e varfërisht, ata binin menjëherë në sy me atë pamje të rregullt e të lustruar “europiane”. Por sa europianë qenë në shpirt këta zotërinj, këtë e tregon më mirë Galeazzo Ciano, dhëndri i Benito Mussolini, njohës i mirë i shqiptarëve.
“Gli albanesi si sono comportati bene durante la cena, ma alla fine hanno messo in tasca le posate d’argento.”
“Shqiptarët u sollën mirë gjatë darkës, por në fund disa prej tyre futën në xhepa lugët e argjendta.”
Ditari i Ministrit të Jashtëm të Italisë, Galeazzo Ciano
May be an image of ‎ticket stub, map and ‎text that says '‎Edsta Delegatve o1 dergohen ne Rome por צי ofrue MADHENIS VITTORIO OLANUBLE III MBRET PERANDUER ITALIS KUNOREN SHQIPNIES Boratit Vrioni Vrion1 Feria Vokopola Pilo angjol .Con Elezi Kaloshi Profektura Vissarion Shehu Elbasanit Behxhet Pomal Miranos soszani foralin Petrol& Profektura S제절을 Korcos Solix Mborja Todorag thoved tarova Profoktura Vloneg z.Sulo Xhybori Petrit Gega иpAa Beu Hignet Haderi Kristofor Harito Aslan1 Hristaq Strati Profektura_@@ftaokastron .Ro1s Solfo Jan Dado Tolo Safet Libohoya Rezhop Protektur& Shkodres .Ndoo Pistulli Yaor p11Ku Bib Mirakaj Kakarrigi Zof Borici Onor Ruzhdija Kozovës Kryeziu Avni ajilani Rok Borisha Protoktura Durresit .Dhiniter Popp& Shofget Shahzivar Alltuni 12 prill 1939‎'‎‎
May be an image of text
Advertisement