Politike
Shqiptari i Preshevës rri gatitu para xhandarit serb, pastaj vjen në Tiranë të protestojë kundër Ramës
Blerim Latifi
Shqiptari i Luginës së Preshevës rri gatitu para xhandarit serb.
Nuk arrin të organizojë as një miniprotestë kundër spastrimit të heshtur etnik që Serbia po e zbaton përmes pasivizimit të adresave dhe masave të tjera diskriminuese, të cilat e kanë goditur rëndë të drejtat politike e qytetare të shqiptarëve atje.
Por ja që merr turrin të shkojë në Tiranë për të protestuar kundër Edi Ramës dhe kundër një investimi amerikan në bregdetin shqiptar.
Dhe këtë e bën pavarësisht faktit se qeveria shqiptare është e vetmja që, të paktën në kanalet diplomatike perëndimore, ka ngritur vazhdimisht zërin për çështjen e shqiptarëve të Preshevës.
Ndërgjegja njerëzore sikletoset nga paradokse të tilla shqiptarësh.