Connect with us

Bota

Shqiptarja Mira Murati emërohet shefe ekzekutive e kompanisë së ChatGPT

Bordi i kompanisë OpenAI, që prodhon programin e inteligjencës artificiale ChatGPT, njoftoi të premten se ka larguar bashkëthemeluesin dhe njëkohësisht drejtorin ekzekutiv Sam Altman, pasi nga një proces shqyrtimi u zbulua se nuk është treguar gjithnjë i sinqertë në komunikimin me bordin. Mira Murati, drejtuesja teknologjike e kompanisë OpenAI, do të marrë përsipër detyrën e drejtueses ekzekutive të përkohshme, ndërkohë që kompania do të fillojë procesin e gjetjes së një drejtuesi të përhershëm. Një zëdhënës i kompanisë OpenAI nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment se për çfarë bëhej fjalë në mungesën e sinqeritetit të zotit Altman. Në deklaratë thuhej se sjellja e tij po pengonte bordin të ushtronte përgjegjësitë e tij. Zoti Altman postoi të premten në rrjetin X, dikur i quajtur Twitter: “Më pëlqeu koha në OpenAI. Ishte transformuese për mua personalisht, dhe shpresoj disi edhe për botën. Mbi të gjitha më pëlqeu të punoja me njerëz kaq të talentuar. Do të kem më shumë për të thënë për ato çfarë do të vijnë më pas”. Zoti Altman ndihmoi për krijimin e OpenAI si një laborator kërkimor jofitimprurës në vitin 2015. Gjatë vitit të kaluar, ai u vu në qendër të vëmendjes globale si fytyra e kompanisë OpenAI pasi ChatGPT mori vëmendjen e publikut. Në një turne botëror në fillim të këtij viti, ai u sulmua nga një turmë fansash në një aktivitet në Londër. Të enjten, ai mori pjesë në një takim të nivelit të lartë të drejtuesve të kompanive në kuadrin e konferencës së Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor në San Françisko, ku ka edhe selinë kompania OpenAI. Ai parashikoi se inteligjenca artificiale do të dëshmojë se është “hapi më i madh përpara nga të gjitha revolucionet e mëdha teknologjike që kemi patur deri më tani”. Por ai gjithashtu pranoi nevojën për kufizime ligjore për ta mbrojtur njerëzimin nga kërcënimi ekzistencial i paraqitur nga përparimet tepër të mëdha që po bëjnë kompjuterat. “Mendoj vërtet se bota do t’ia dalë mbanë dhe se të gjithë duan të bëjnë gjënë e duhur”, tha zoti Altman. Si pjesë e tranzicionit të njoftuar të premten, presidenti dhe kryetari i bordit të kompanisë OpenAI, Greg Brockman, do të largohet nga roli si kryetar i bordit, por do të vazhdojë të luajë rol në kompani, duke i raportuar drejtores ekzekutive. Deklarata nuk jepte ndonjë shpjegim për këtë ndryshim. Kompania Microsoft, partnere kryesore në biznes e kompanisë OpenAI, ka investuar miliarda dollarë në këtë kompani dhe ka ndihmuar në sigurimin e fuqisë kompjuterike për të operuar sistemet e saj të inteligjencës artificiale. Kompania Microsoft tha të premten se tranzicioni nuk do të ndikojë në këtë marrëdhënie biznesi. “Kemi një partneritet afatgjatë me OpenAI dhe Microsoft mbetet i përkushtuar ndaj Miras dhe ekipit të tyre, ndërsa sjellim këtë epokë të ardhshme të inteligjencës artificiale për klientët tanë”, thuhet në një deklaratë të kompanisë Microsoft të dërguar me postën elektronike

Bota

Moska bën paralajmërimin e fortë: Do godasim objektivat ushtarake britanike nëse…

Moska paralajmëroi të hënën se do të godasë objektiva ushtarake britanike brenda Ukrainës dhe gjetiu, nëse forcat ukrainase godasin Rusinë me raketat me rreze të gjatë të furnizuara nga Britania.

Dërgimi i këtyre raketave drejt Ukrainës u miratua nga sekretari i Jashtëm britanik David Cameron.

Gjatë një vizite në Kiev javën e kaluar, sekretari Cameron tha se forcat ukrainase do të mund të përdorin raketat britanike me rreze të gjatë për të goditur objektiva brenda territorit të Rusisë. “Ndërsa Rusia po godet brenda Ukrainës, mund ta kuptoni përse Ukraina ndjen nevojën të sigurohet që po mbrohet”, tha zoti Cameron gjatë një interviste me agjencinë e lajmeve Reuters javën e kaluar.

Ministria e Jashtme e Rusisë njoftoi nëpërmjet një deklarate se ka thirrur në takim ambasadorin britanik në Moskë, Nigel Casey dhe e paralajmëroi atë se nëse forcat ukrainase përdorin për të goditur Rusinë armatime të furnizuara nga Britania, Moska mund të kundërpërgjigjet ndaj “çdo objekti ushtarak britanik dhe paisjeve në territorin ukrainas apo më gjerë”.

“Ambasadorit iu bë thirrje të reflektojë për pasojat e pashmangshme katastrofike nga hapa të tilla armiqësore nga Londra dhe të refuzojë menjëherë në mënyrën më të fortë dhe pa ekuivok deklaratat luftarake dhe provokative nga drejtuesi i Zyrës së Jashtme”, thuhet në deklaratën e Rusisë.

Më herët, Rusia njoftoi se po planifikonte stërvitje të reja bërthamore pranë kufijve të Ukrainës, duke përmendur “kërcënimet” e bëra nga udhëheqës perëndimorë, përfshirë kryeministrin francez Emmanuel Macron dhe zyrtarët britanikë, si dhe në formë përgjigjeje ndaj manovrave të gjera stërvitore të NATO-s pranë kufijve të Rusisë.

Ukraina njoftoi ndërkaq të hënën se ka rikthyer energjinë për qindra mijëra persona që kishin mbetur pa drita pas sulmeve të forcave ruse gjatë natës. Ukraina pranon megjithatë se po përballet me “sfida urgjente” për të ruajtur integritetin e infrastrukturës së saj energjitike.

Forcat ruse kanë goditur vazhdimisht objektet energjitike ukrainase, duke shkaktuar terr dhe furnizimin e energjisë në kuota të pakësuara në mbarë vendin. Mbi 400 mijë shtëpi patën mbetur pa energji në rajonin Sumy pasi forcat ruse goditën linjat e voltazhit të lartë, thanë zyrtarët ukrainas të energjitikës.

Forcat ruse kanë shtuar sulmet në rajonet Sumy dhe Kharkiv gjatë muajve të fundit, duke rritur frikën se Rusia mund të jetë duke përgatitur një ofensivë tokësore në këto rajone, që u morën vetëm pjesërisht në fillimet e sulmit të forcave ruse.

Kievi gjithashtu thotë se Moska ka shtuar sulmet nga ajri dhe toka, ndërsa afron 9 maji, dita kur Rusia shënon fitoren ndaj Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ukraina ndërkohë nuk ka municione të mjaftueshme dhe është në pritje të furnizimeve jetike nga Shtetet e Bashkuara. /VOA

Continue Reading

Bota

Hamasi lajmëroi se pranoi propozimin për armëpushim, Izraeli hedh poshtë deklaratën

Një zyrtar izraelit tha sot se nuk ishte rënë dakord për armëpushim në Gaza, pasi Hamasi deklaroi se kishte pranuar një propozim nga ndërmjetësit egjiptianë dhe nga Katari.

Zyrtari izraelit tha se propozimi që Hamasi kishte pranuar ishte një version “zbutur” i një propozimi egjiptian, i cili përfshinte përfundime që Izraeli nuk mund t’i pranonte.

“Ky duket të jetë një mashtrim që synon ta bëjë Izraelin të duket si pala që refuzon një marrëveshje,” tha zyrtari izraelit, i cili foli në kushte anonimiteti sipas Reuters.

Më herët, Hamasi tha në një deklaratë të shkurtër se shefi i saj, Ismail Haniyeh, kishte informuar ndërmjetësuesit e Katarit dhe Egjiptit se grupi e kishte pranuar propozimin e tyre për armëpushim.

 

 

Njoftimi i Hamasit për një marrëveshje erdhi disa orë pasi Izraeli urdhëroi evakuimin e pjesëve të Rafahut, qytetit në skajin jugor të Gazës që ka shërbyer si strehë e fundit për rreth gjysmën e 2.3 milionë banorëve të Gazës.

Continue Reading

Bota

Hamasi njofton se ka pranuar propozimin për armëpushim

Grupi militant Hamas thotë se ka pranuar propozimin për armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti dhe Katari për t’i dhënë fund luftës shtatë-mujore me Izraelin.

Përmes një deklarate, Hamasi tha se udhëheqësi i saj Ismail Haniyeh ia ka bërë të ditur këtë qëndrim kryeministrit të Katarit dhe shefit të zbulimit të Egjiptit.

Këto dy shtete po ndërmjetësojnë prej disa muajsh bisedimet mes Izraelit dhe Hamasit. Një zyrtar izraelit deklaroi që kjo është një lojë e Hamasit për ta bërë Izraelin të duket fajtor që nuk po pranon armëpushimin.

Continue Reading

Bota

Mini-busi përplaset me kamionin, raportohet për 8 të vdekur e 11 të plagosur

Një aksident i rëndë tragjik ka ndodhur në Turqi, pranë lagjes Islahiye të Gaziantep ku tetë persona kanë humbur jetën dhe 11 të tjeetë janë plagosur.

Aksidenti ishte si rezultat i një përplasjeje kokë më kokë midis një kamioni-betoniere dhe një minibusi pasagjerësh në autostradën Islahiye-Hatay pranë lokalitetit Agabey.

Identiteti i viktimave, si dhe informacioni i targës dhe drejtuesit të minibusit nuk janë konfirmuar ende. Shërbimet e urgjencës, përfshirë zyrtarë shëndetësorë, xhandarmëri dhe zjarrfikëse, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Të plagosurit janë transportuar në spitalet e afërta me autoambulanca të shumta, ndërsa të ndjerit janë dërguar në morg.

Guvernatori i Gaziantepit, Kemal Çeber, konfirmoi numrin fillestar të viktimave, duke thënë: “Sipas informacioneve që kemi marrë në këtë moment, tetë qytetarë tanë humbën jetën në aksident dhe njëmbëdhjetë u plagosën”.

Shkaku i aksidentit aktualisht po hetohet. Duke qenë se kjo është një ngjarje në zhvillim, detaje të mëtejshme do të jepen sapo të bëhen të disponueshme.

Continue Reading

Bota

33 vjeçari me i shëndoshë në Britani vdes prej peshës. Tremben të afermit se mos…

Burri më i shëndoshë në Britani ka vdekur papritur në moshën 33 vjeçare dhe u desh të ngrihej me vinç nga shtëpia e tij në Surrey, në jug të Londrës.

Tashmë të afërmit e Jason Holton tremben se nuk do të arrijnë t’i bëjnë një funeral të përshtatshëm pasi trupi i tij është tepër i madh.

Nëna e tronditur e Jason, Leisa thotë se po përpiqet të gjejë një krematorium për të birin.

“Do të na kushtonte shumë nëse do të varrosej dhe unë nuk kam para, do të kishte nevojë për hapësirë sa për dy varre. Do të më marrë malli shumë, unë e doja shumë”, tha Leisa.

33 vjeçari Jason, vdiq javës që shkoi nga dështimi i papritur i disa organeve dhe nga obesiteti.

55 vjeçarja Leisa, qëndroi pranë tij në spitalin Royal Surrey, Guildford, ku ai u transferua me ambulancë të veçantë dhe me ndihmën e gjashtë zjarrfikësve.

Ajo tha: “Kemi telefonuar disa shtëpi funerali dhe ato na kanë pyetur për përmasat e Jason por shqetësimi i është pesha pasi nuk mund të hyjë në makinën e funeralit”.

Jason u bë burri më i shëndoshë në Britani kur pararendësi Carl Thompson vdiq në vitin 2015.

Ai kishte nisur të shtonte në peshë kur ishte adoleshent pas vdekjes së të atit.

Leisa tregon se Jason ishte sëmurur disa herë prej mbipeshës së tij: “Mendoj se vdekja i erdhi nga ndalimi veshkave që i kishin dëmtuar dhe zemrën. Deri në fund ai ishte i shqetësuar për mua, nëse do të isha mirë. Ishte një njeri i shkëlqyeshëm, i dashur e i kujdesur”, tha gruaja, shkruan rrjeti britanik The Sun.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING