Connect with us

Kronike

Elbasan/ Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro

Prokuroria e Elbasanit ka sekuestruar pronat e 28 vjeçarit Leonard Coga i cili rezulton të jetë i dënuar me 3 vite burg në Britaninë e Madhe për “shtëpi bari”. Sipas provave të prokurorisë, pasuritë e këtij shtetasi janë vendosur mbi burime kriminale. Pronat e sekuestruara, 2 garazhe dhe një apartament llogaritet të kapin vlerën prej 200 mijë eurosh. Mësohet se në këtë vepritmari kriminale janë përfshirë edhe të afërm të tij, të cilët kanë investuar në blerjen e pasurive të paluajtshme me para që dyshohet se vijnë nga veprimtaria e paligjshme e 28 vjeçarit.

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, në kuadër të procedimit penal nr.713, viti 2023 për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit L.C, ka kërkuar vendosjen e masës së sigurimit pasuror të sekuestros preventive mbi pasuritë e paluajtshme:

1.            Pasuria me nr.26/198-G.5, e llojit “Garazh”, zk.8525, Elbasan;

2.            Pasuria me nr.26/198-G.6,  e llojit “Garazh”, zk.8525, Elbasan; dhe

3.            Pasuria me nr.26/198+1-26, e llojit “apartament”, zk.8525, Elbasan

Nga hetimet ka rezultuar se:

Personi nën hetim ka kryer aktivitet kriminal, (shtëpi bari) në Mbreterinë e Bashkuar, për të cilën është arrestuar dhe dënuar nga autoritetet angleze.

Personi nën hetim dhe personat e afërt me të, gjatë dhe pas kohës së kryerjes së veprimtarisë, kanë investuar në fitimin e disa pasurive të paluajtshme të cilat dyshohen se kanë si burim të ardhurat nga aktiviteti i paligjshëm i shtetasit L.C.

Pasuritë e konstatuara janë dukshëm të pajustikuara nga të ardhurat e ligjshme të personave të lidhur të personit nën hetim L.C  .

Lajmi në përditësim…

Kronike

Grabiti një shumë të konsiderueshme parash nga dy pacientë në spital, arrestohet 30-vjeçari

Një 30-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Dibër, nën akuzën e grabitjes. Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale B.M, i cili sipas njoftimit të policisë ka grabitur dy celularë dhe një shumë të konsiderueshme parash nga dy pacientë në spitalin rajonal të Dibrës.

‘Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, sapo janë njoftuar se në një dhomë në spitalin rajonal të Dibrës, 2 pacientëve dhe shoqërueses së njërit prej tyre, iu ishin vjedhur një shumë parash dhe 2 celularët, kanë organizuar punën për të identifikuar dhe arrestuar autorin.Si rezultat, u kap dhe u vu në pranga, për veprën penale “Vjedhja”, autori i dyshuar i këtij rasti, shtetasi B. M., 30 vjeç, banues në Peshkopi’, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Materialet proceduriale i janë kaluar tashmë Prokurorisë në Dibër.

Continue Reading

Kronike

Kush është 44-vjeçari shqiptar që u ekzekutua në Belgjikë teksa po pinte kafe! Historia e gjakmarrjes mes dy fiseve

Personi që shihni në foto është Agustin Kaza 44-vjeç, të cilit iu bë atentat disa ditë më parë në Belgjikë, ndërsa ditën e djeshme ndërroi jetë.

Pas rreth një jave në koma, shqiptari 44-vjeçar ka humbur betejën me jetën duke mbyllur sytë përgjithmonë.

44-vjeçari ishte duke pirë kafe te në një lokal i njohur si “kafeneja e shqiptarëve”, me emrin “te Xhoni”, ku një person e qëlloi me 4 plumba. Kaza mori një plumb në kokë dhe tre në gjoks, që rezultuan edhe fatale.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje si dhe për identifikimin dhe arrestimin e autorit, teksa deri më tani janë shoqëruar 14 persona që dyshohet se mund të kenë dijeni me ngjarjen.

Mediat e huaja bëjnë me dije se dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje, pasi vëllai i Agustin Kazës, Martin Kaza akuzohet për vrasjen e dy vëllezërve Gjini.

Si nisi hakmarrja mes fisit Kaza dhe Gjini

Më datë 7 Janar të vitit 1994 qyteti i Rrëshenit u trondit nga vrasja e Shefit të Krimeve, Ndue Kaza. Ai dyshohet se u qëllua me armë zjarri në mes të qytetit nga Dod Gjini dhe Augustin Gjini, të cilët pas ngjarjes u arratisën.

Në vitin 1997, shtetasi Martin Kaza ka vrarë për hakmarrje në qytetin e Laçit, vëllezërit Dod Gjini dhe Augustin Gjini, të cilët kanë qenë autorët e dyshuar të vrasjes se vëllait të tij në vitin 1994.

Martin Kaza është dënuar për vrasjen me 22 vite burg për veprat penale  ”Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim” si dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Kaza u arrestua në Londër, ndërsa në vitin 2017 u ekstradua dhe vijon të kryej dënimin në Shqipëri.

Edhe pse Martin Kaza ndodhet në burg, kjo nuk e ka ndalur gjakun mes fiseve. Edhe pas kaq vitesh, ku shënjestra e fundit ishte Agustin Kaza.

Ai ishte duke pirë një kafe, kur një person i maskuar ju afrua dhe e qëlloi me 4 plumba.

Continue Reading

Kronike

E rëndë në Itali: Nuk pranonte të largohej nga shtëpia, shqiptari i vë flakën vetes në sy të gruas

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Milano të Italisë, ku një 47-vjeçar shqiptar i ka vënë flakën vetes duke u djegur me benzinë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 në Riçione, ndërsa e gjithë skena ka ndodhur në sy të gruas.

47-vjeçari, i cili ka pësuar 70% të djegies në trup, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shqiptari punon si kamerier dhe është i martuar me një shtetase rumune, ndërsa ai kundërshtonte vendimin për dëbimin e tij nga shtëpia ku u detyrua që të flinte në bodrumin e pallatit.

Continue Reading

Kronike

Vrau pr*ostitutën shqiptare në Francë, kërkohen 20 vjet burg për autorin (Emrat)

Një 32-vjeçar i panjohur më parë për gjykatat është shpallur fajtor në Nice të Francës për vrasjen e Olivias (Brunilda Sadushi (Kovaçi)), një prostitute shqiptare.

Trupi i viktimës u braktis më 25 dhjetor 2019, pjesërisht i djegur, në parkun Valmasque në Mougins. Roman Briy, pasi kishte paguar seks në makinën e tij natën e Krishtlindjeve, e kishte mbytur të renë pa qenë në gjendje të shpjegonte aktin e tij. Prishja e një prezervativi do të ishte shkak.

Prokurori i Përgjithshëm Anthony Carello kërkoi 20 vjet burgim penal të martën pasdite, ndërsa pranoi se ky i pandehur “nuk është një përbindësh” . Ai do t’i nënshtrohet pesë viteve mbikëqyrje gjyqësore dhe rrezikon tre vjet burg nëse nuk zbaton detyrimet e tij shëndetësore.

Një djalë i njohur si i qetë, shumë i afërt me vëllain dhe nënën e tij, ai përmendi marrjen e barnave anabolike të cilat do t’i kishin ndryshuar karakterin pak para tragjedisë. Një farmakolog ekspert e përjashtoi këtë hipotezë. Cindy Marafico, avokatja e tij, i kërkoi Gjykatës dhe anëtarëve të jurisë që ” ltë gjenin një ekuilibër midis asaj që ai bëri dhe asaj që ai është” .

 

 

Eksperti psikolog u shpreh optimist për aftësitë e të akuzuarit, i cili është kthyer në një të burgosur model, për t’u riintegruar. Por mungesa reale e motivit nuk mungoi të shqetësonte prokurorin e përgjithshëm për një përsëritje të mundshme të veprës penale.

Continue Reading

Kronike

‘Qitësi ishte ngjitur me viktimën’/ Ekspertët zbardhin dinamikën e vrasjes së Pjerin Xhuvani

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, ngjarje e ndodhur më 21 prill të vitit 2021 pak ditë para zgjedhjeve parlamentare. Tre ekspertët e caktuar për zbardhjen e plotë të dinamikës së rastit kanë dalë në përfundimin se viktima Pjerin Xhuvani, ka pasur pranë vetes një person të armatosur që ka qëlluar i pari me armë zjarri. Sipas ekspertëve, nisur nga gëzhojat e gjetura në vendngjarje, provohet se ka pasur të shtëna me armë nga persona të tjerë përveç Arbër Paplekjat, i cili është dënuar me 22 vite burg korrikun e kaluar për rastin në fjalë.

Sipas ekspertëve, nga kamerat e sigurisë duket se Arbër Peplekaj tërhiqet në momentin që dy grupimet nisin të konfliktohen fizikisht duke marrë pozicion mbrojtjeje, kjo për shkak se ka identifikuar persona te armatosur nga grupi tjetër. Nga hetimet e deritanishme ekspertët gjithashtu kanë përjashtuar mundësinë se viktima (Xhuvani) të ishte i armatosur

“Nga reagimi i të pandehurit që tërhiqet besojmë se ka identifikuar qitësa. Nga gëzhojat që kemi gjetur në vendngjarje, patjetër që Pjerin Xhuvani ka pasur në krah një qitës, jo më larg se 1-2 metra. Në rrobet e Xhuvanit janë gjetur shenja baruti por jo në duar. Kjo çon ekspertizën në përfundimin se ai nuk ka patur armë. Shenjat janë nga arma e qitësit pranë” mësohet të kenë thënë ekspertët.

Sakaq mësohet se konkluzionet e palëve do të jepen më 24 Maj.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING