Bota
Shtrigat e Irakut në ëndrrat e Trump/ Ekspertët në alarm për rrezikun e Déjà Vu
Me luftën kundër Iranit në javën e katërt, disa ish-zyrtarë dhe ekspertë paralajmërojnë se SHBA-të po përballet me sfida të ngjashme me ato që sollën konfliktet e gjata në Irak, Afganistan dhe Vietnam.
Peter Mansoor, kolonel në pension i Ushtrisë Amerikane dhe profesor i historisë ushtarake në Ohio State University, tha se e gjitha kjo që po ndodh është “déjà vu”. Ai kujtoi se si në Irak, Amerika nisi një fushatë intensive ajrore, duke shkatërruar kapacitetin ushtarak iranian, por pa një plan të qartë.
Administrata Trump ka parashikuar se operacioni kundër Iranit mund të zgjasë vetëm katër deri në gjashtë javë, por ekspertët paralajmërojnë se, edhe nëse fushata ajrore ka sukses, ajo mund të kthehet në një konflikt të zgjatur me një regjim iranian të fortë, i cili mund të mbajë peng furnizimet globale të naftës për vite me rradhë.
Irani ka reaguar duke kërcënuar të bllokojë Ngushticën e Hormuzit, që transporton një të pestën e naftës botërore, duke e detyruar SHBA të përballet me pasojat e politikës së saj.
Ekspertët paralajmërojnë se rezistenca e Teheranit mund të destabilizojë rajonin e Gjirit Persik dhe të pengojë SHBA-të të shpallin fundin e luftës pa marrë pjesë me këmbësori. Ekspertët këshillojnë gjithashtu se, ashtu si në Irak, mungesa e objektivave dhe planeve, mund ta zgjasin rrezikshëm konfliktin