Connect with us

Kosova

Si po e përdor Perëndimi kryeministrin e Kosovës në dy shina

Nëse kishte dyshime se dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është për aparatin e frymëmarrjes, një raundi i dështuar i bisedimeve, këtë e bëri të qartë takimi I fundit në Bruksel I cili nuk mbeti pa jehonë, BE-ja apelon për zbatimin e marrëveshjes, SHBA-ja me pakënaqësi paralajmëron konsultime për hapat e ardhshëm, ndërsa Gjermania kërkon që të zbatohet Marrëveshja e Ohrit dhe të formohet asociacioni. Dhe e gjitha kjo është e pritshme, por problemi është se nuk ka asgjë te re. Skenarë te njëjtë i kemi parë të panumërt më parë, por BE-ja dhe partnerët e saj nuk ia dolën…

Prandaj, lind një pyetje logjike: A është vërtet realiste që Perëndimi, pra Brukseli dhe Uashingtoni, nuk mund të ndikojnë vërtet te Kurti e Vucic? Apo është e gjitha kjo një shfaqje, me ndonjë qëllim të fshehtë?

“Kuptohet se ky është vetëm një iluzion i pafuqisë së Perëndimit, më duket se BE-ja dhe SHBA-ja veprojnë në dy binarë, nga njëra anë kritikojnë Kurtin dhe kërcënojnë se do ta zëvendësojnë dhe nga ana tjetër e përdorin atë për të nxjerrë sa më shumë koncesione nga Serbia. Kjo nuk është një teknikë e panjohur në diplomaci, përdoret prej kohësh në politikën ndërkombëtare. Rrallëherë në negociata të tilla dhe çështje të rëndësishme gjeostrategjike kontrollohet vetëm njëra palë, kurse tani vendet e fuqishme përpiqen të kontrollojnë të dyja pozicionet dhe dhe kështu të arrijnë planin e tyre” –  deklaroi për Blic Zhivadin Jovanoviç, një ish-diplomat.

“Lëvizjet e BE-së nuk dhanë fryte. E fundit ishte futja e sanksioneve, por përkundër kësaj, Albin Kurti “ngriti aksionet” dhe në Bruksel kërkoi njohjen e pavarësisë” – shkruan Blic

Duke folur për dështimin e dialogut, Timothy Les, bashkëpunëtor i Qendrës për Gjeopolitikë Në Universitetin e Kembrixhit, vlerësoi se është e vështirë të gjendet një zgjidhje për fillimin e dialogut, sepse “sanksionet ekzistuese nuk po funksionojnë. Rezultati, shtoi ai, është zhgënjimi dhe dëshpërimi I diplomatëve që punojnë për këtë çështje, të cilëve duket se u mungon fuqia që nevojitet për t’i sjellë të dyja palët në një lloj marrëveshjeje.

Advertisement

TRENDING