Connect with us

Aktualitet

Si u zhduk pa gjurmë djali 10-vjeçar i zyrtarit të lartë të SHISH, dëshmia: E thirri dikush, para se të ikte më dha një…

Emisioni “Në Shënjestër” i është rikthyer historisë së zhdukjes pa gjurmë të 10-vjeçarit Julian Çela më shumë se një dekadë më parë. Fëmija ishte në një qendër interneti kur u thirr nga dikush dhe prej atij momenti nuk dihet asgjë për fatin e tij.

Pjesë nga dokumentari:

Dhjetëra fëmijë në Shqipëri janë rrëmbyer apo zhdukur pa gjurmë. Secili prej tyre mbart një histori tronditëse. Rastet janë të pazgjidhura dhe kësisoj fati i këtyre fëmijëve mbetet mister. Janë vrarë apo rrëmbyer për t’u shfrytëzuar? Kjo pyetje ende nuk ka marrë përgjigje as në rastin e Julian Çelës, djalit të një prej zyrtarëve më të lartë të Shërbimit Informativ Shtetëror, i zhdukur 11 vite më pare. Duke e parë atë në dritën e detajeve të papublikuara, por edhe me thirrjen për institucionet shtetërore, për ta rihapur këtë ngjarje, emisioni “Në Shënjestër” i rikthehet historisë. Ajo ishte dita e fundit e javës së shkollës për të. Julian Çela ishte vetëm 10 vjeç dhe si çdo fëmijë, nuk ishte shkëputur ende nga lojërat e moshës. Edhe pse atë ditë dhe në atë orë, ai duhet të ishte në mësim, ai kishte zgjedhur të ndalonte te interneti i lagjes ku banonte. Aty ku ndër personat e fundit që e pa në të gjallë, ishte një nga punonjëset e qendrës së internetit, e cila dëgjoi një zë ta thërriste nga jashtë. Dhe po kështu ndjeu hapat e tij që të nxitonin drejt këtij zëri që ka mbetur edhe sot misterioz.

Hera e fundit që e kam parë Julianin në pikën e internetit tim ka qenë data 30 Nëntor 2012, rreth orës 15:00. Juliani hyri i vetëm brenda dhe shkoi deri në fund të kompjuterave. Pasi më foli mua, nxori një flamur shqiptar që deshi të ma dhuronte. Pas pak Julianin e ka thirrur dikush jashtë derës duke i thënë: ‘O Juli hajde pak’. Juliani doli dhe nuk u kthye më”, thotë punonjësja e internetit.

Që nga ky moment Juliani, do të zhdukej në mënyrë të papritur dhe do të linte një brengë të thellë te familja dhe shumë pikëpyetje rreth fatit të tij. Kush ishin personat që e rrëmbyen? A kishte lidhje rrëmbimi me detyrën e babait të tij si oficer i lartë i Shërbimit Informativ, dhe me dosjet e nxehta që ai kishte në duar? Apo Juliani ra pre e bandave të trafikimit të qenieve njerëzore?

A mund të ishte kaq i thjeshtë rrëmbimi i tij, sa të guxonin dhe ta kryenin një veprim të tillë në mes të ditës dhe mbi të gjitha në një nga zonat më të njohura të Tiranës? Dhe po kështu çfarë sigurie kishin se nuk do të zbuloheshin ku në mes të kësaj historie do të ishte një oficer i Shërbimit Informativ që do nuk do të linte gur pa lëvizur për të gjetur birin e tij. Cila është letra që Skënder Çela, babai i Julianit mori për rrethanat e zhdukjes së djalit të tij, dhe a mund të jetë përmbajtja e kësaj letre një nismë për të zbardhur edhe sot fatin e 10-vjeçarit, që më 9 maj të këtij viti duhet të ishte 22 vjeç, në kulmin e rinisë së tij. Për herë të parë, pas shumë vitesh në heshtje të plotë, emisioni ‘Në shënjestër’ do të përpiqet edhe njëherë të futet në skutat e errëta të zhdukjes së Julian Çelës, atë 30 nëntor të vitit 2012.

Cilat ishin kontaktet e tij të fundit dhe kush ishte zëri që e thirri atë të premte të dilte jashtë nga qendra e internetit, kur në fakt në atë orë duhet të ishte i ulur në bankën e klasës së tij në shkollën ‘Jeronim De Rada’; një apel të cilit ai nuk iu përgjigj atë ditë, por edhe në vazhdim. Sipas dosjes së siguruar nga emisioni ‘Në shënjestër’, i pari që bëri kallëzim në komisariatin nr 3 në Tiranë, për largimin e papritur të të birit nga familja, ishte Skënder Çela, babai i tij, një oficer madhor atë kohë në Shërbimin Informativ Shtetëror. Ai mbante në këtë institucion të rëndësisë së lartë për sigurinë kombëtare, detyrën e zv/drejtorit të Drejtorisë Kundër Terrorit.

Ai u drejtua për ndihmë te strukturat më të afërta të policisë, vetëm një ditë pas zhdukjes së beftë të Julianit. Pas kërkimeve të shumta që kishin kryer te familjarë të ndryshëm, ku mendohej se mund të strehohej Juliani, kërkime të dëshpëruara, pasi askush nuk kishte informacion se ku ai mund të ishte larguar.

 “Pasditen e datës 1 dhjetor 2012, në ambientet e komisariatit Nr 3 në Tiranë, është paraqitur për të kallëzuar largimin nga banesa të të birit, shtetasi Skënder Çela, me detyrë zv.drejtor i Drejtorisë Kundër Terrorit në SHISH. Sipas kallëzuesit, i biri Juliani, i moshës 10 vjeç, është larguar nga shtëpia dhe ka humbur kontaktet që më datë 30 Nëntor 2012”, thuhet në dosje.

Sipas dëshmisë që Skënder Çela dha në polici kërkimet që ata bënë për gjetjen e djalit të mitur nuk dhanë rezultat. “Djali im i moshës 10 vjeç ka dalë nga banesa në Laprakë, më datë 30 nëntor 2012 rreth orës 12.00 dhe nuk është kthyer më në banesë. Rreth orës 17.00 bashkëshortja ime ka kontrolluar në pikat e internetit në Laprakë pasi Juliani i frekuentonte, por megjithë kërkimet e kryera nuk ka mundur ta gjejë. Pasi nuk arriti ta gjente Julianin, bashkëshortja më njoftoi mua. Bashkë me familjarë të tjerë kemi nisur kërkimet për gjetjen e djalit në zonën e Laprakës, Liqenit Artificial. Po kështu kemi pyetur të afërmit tanë në Elbasan, Gramsh, Mëzez, etj, por s’kemi mundur ta gjejmë”, thotë në dëshmi.

I fundit familjar që e kishte parë Julianin para se të zhdukej pa gjurmë, ishte motra e tij, e cila e kishte takuar vetëm pak metra larg banesës së tyre, në zonën e njohur si ‘Kupola’ në Tiranë. Aty ku kishin pasur një shkëmbim të shkurtër bisede midis tyre, ku i kishte kërkuar të shkonte në shkollë. Por ndërsa motra mendoi se pas kësaj bisede Juliani do të drejtohej në shkollë për të ndjekur orët e mësimit, e vërteta e mëtejshme, tregoi se atë ditë ai ndryshe nga tërheqja e vëmendjes së familjarëve të tij, nuk e bëri një gjë tillë. Zgjodhi të kthehej në një qendër interneti. Ky duket se është edhe momenti i fundit kur Juliani shfaqet në sytë e familjarëve të tij, pasi që nga ky çast askush prej tyre nuk ka dijeni për të. Apo qoftë edhe të ketë kontaktuar në vazhdim, derisa mësuan se diçka e pazakontë kishte ndodhur me njeriun e tyre të dashur.

Aktualitet

Kryepiskopi Anastas uron Pashkët: Të mposhtim hidhërimet me fuqinë e Ngjalljes

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e tij Anastas Janullatos ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë në prag të Pashkëve.

Ngjallja e Krishtit kulmon këtë vit në mesnatën mes 4 dhe 5 majit për besimtarët ortodoksë që gjenden në javën e Madhe dhe të Shenjtë. Në përkujtimin e vuajtjeve të Jisu Krishtit dhe kryqëzimin e më pas Ngjalljen, Kryepiskopi Anastas vë theksin te konfliktet në Ukrainë, Gaza apo edhe në Sudan e Haiti.

Kryepiskopi flet edhe për më shumë dashuri në vendin tonë, ‘të cilin shpeshherë e mundojnë mërzitë, përçarjet, armiqësitë, sëmundjet e rënda, krizat e shumëllojshme. Besimi i krishterë na fuqizon me një siguri të plotë’, thekson Fortlumturia e tij në mesazhin e Pashkëve.

Mesazhi i plotë:

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë

Mposhtja E Hidhërimeve Me Fuqinë E Ngjalljes

“Të njoh atë me fuqinë e Ngjalljes së tij” (Fil. 3:10)

Ηimni ngjallësor: “Krishti u ngjall së vdekurish, me vdekje vdekjen shkeli…”, ende kumbon ngadhënjyes dhe ngushëllues në mes të errësirës së melankolisë, të shkaktuar nga ngjarjet e dhimbshme në Ukrainë, Gazë, Sudan, Haiti dhe në vende të tjera të botës, madje edhe këtu, në mjedisin tonë, të cilin shpeshherë e mundojnë mërzitë, përçarjet, armiqësitë, sëmundjet e rënda, krizat e shumëllojshme. Besimi i krishterë na fuqizon me një siguri të plotë. Ne e dimë se jemi të brishtë, që e mbajmë “këtë thesar (të besimit) në enë prej balte” (2 Kor. 4:7-8), por kjo ndodh “që të dalë në pah se kjo fuqi tejet e madhe vjen nga Perëndia, jo nga ne”.

Periudha e Pashkës, me një mënyrë të veçantë dhe përmes një përjetimi personal, na fton t’i afrohemi Krishtit, që pëson dhe ngjallet: “Që ta njoh atë dhe fuqinë e Ngjalljes së tij, të marr pjesë në pësimet e tij dhe të bëhem i ngjashëm me të në vdekjen e tij” (Fil. 3:10). Dy të vërteta na e ndriçojnë udhën drejt një marrëdhënieje më të ngushtë me atë që pësoi dhe u ngjall: Pranimi për të marrë pjesë në pësimet e Tij dhe të qenit i ngjashëm me të në vdekjen e Tij. E kemi theksuar edhe herë tjetër se Ngjallja nuk është diçka që vjen më vete, që vjen pas Kryqit, por gjendet brenda Kryqit, brenda pësimit, kur e pranojmë atë ashtu siç e pranoi edhe Krishti. Dhe anasjelltas, përjetimi i Ngjalljes kërkon gjithnjë si kusht paraprak të bëhemi të ngjashëm me Krishtin e kryqëzuar dhe të ngjallur.

Kjo pjesëmarrje në Pësimet dhe Ngjalljen e Tij forcon qëndresën tonë, në mënyrë që të mos na përpijë depresioni dhe dëshpërimi. Himni triumfal themelor, që kumbon fort brenda nesh – “Krishti u ngjall së vdekurish, me vdekje vdekjen shkeli…” – është shpallja kryesore e besimit të krishterë orthodhoks dhe përmbledh domethënien më të thellë të Mishërimit të Birit dhe Fjalës së Perëndisë. Këtë përvojë të dyfishtë, të Kryqit dhe të Ngjalljes, e përjetojnë dëshmorët e Kishës sonë ndër shekuj. Edhe ne “le të ecim me durim në betejën që na pret, duke soditur Jisuin, që është kreu i besimit tonë dhe ai që e bën atë të përsosur” (Heb. 12: 1-2).

Duke lavdëruar me mirënjohje Perëndinë Triadik gjatë periudhës paskale, le ta shtojmë përpjekjen tonë, në mënyrë që ta përjetojmë këtë bindje dhe le të përçojmë ngushëllim në mjedisin tonë me dhembshuri.

Krishti u Ngjall, vëllezërit e mi!

Pashkë të bekuara, me shëndet, durim dhe mendësi kryqngjallësore!

Continue Reading

Aktualitet

Ermal Hasimja: Dyshimi i madh, skenari kush mund të marrë në dorë drejtimin e Shqipërisë

Analisti Ermal Hasimja ka komentuar situatën politike në Shqipëri dhe rolin e SPAK.

Sipas tij  sistemi politik në Shqipëri ka një logjikë shumë të brishtë. Mes tjerash ai tregoi dyshimin që ka për të ardhmen e Shqipërisë.

“Mentaliteti i popullit shqiptar është i tillë. Në momentin që të sheh se bie nga fiku aty të shkel më këmbë. Ky është një sistem që funksionon brenda kësaj logjike që është shumë e brishtë.

Mund të ndodh që të ketë diçka të fortë ndaj sistemit të drejtësisë dhe mund të ketë një bërthamë që ndoshta në të ardhmen funksionojnë realisht. Në këtë  vend që është Shqipëria terreni për dyshime është jashtëzakonisht pjellor”-tha Hasimja.

Continue Reading

Aktualitet

Axhami: Filozofia Zogiste në kohë moderne, nën moton “Atdheu mbi të gjitha”

PARTIA LËVIZJA E LEGALITETIT ALTERNATIVË E DJATHTË ME PLATFORMË ELEKTORALE BINDËSE:
Gjatë një interviste në NTV-me gazetarin e mirënjohur Red VARAKU, ndër të tjera.
👉Partia Lëvizja e Legalitetit, hap pas hapi, në pregatitje të infrastrukturës për marrjen pjesë në zgjedhjet e ardhshme si një alternativë e djathtë me platformë elektorale të qartë bindëse.
👉Të kthejmë krenarinë kombëtare nëpërmjet forcimit të institucioneve shtetërore brenda një shteti të fortë të së drejtës ligjore, kryerjes së reformave që rrisin nivelin e shërbimeve në interes të qytetarve si dhe të forcojmë bashkëpunimin unifikues të çdo faktori rajonal shqiptar në interes të bashkimit kombëtar.
👉Filozofia Zogiste në kohë moderne;
Me besim në Zot, ku primara mbetet Familja, prona, Atdheu dhe Kombi, nën moton “Atdheu mbi të gjitha”, në Shqipëri bërja e shtetit të së drejtës bëhet lehtësisht me një sistem qeverisës Monarki Kushtetuese.
👉Mbreti Zog, burrështetas, strateg, diplomat dhe politikan shumëdimensional, i rrallë në llojin e vet, i cili Shpalljen e Pavarsisë e ktheu në realitet duke u bërë shtetformuesi i shtetit të parë modern shqiptar nën moton “Atdheu Mbi të Gjitha”
Mbreti Zog dhe trashigimtarët e Kurorës Mbretërore, Mbreti Leka dhe sot Princ Leka, gjithmonë në plan të parë kanë vënë interesin kombëtar ku Shqipërinë dhe shqiptarët i kanë parë NJË dhe të bashkuar si komb, ata mbeten unifikuesit e kombit tonë në më të mirën e mundshme sipas çdo të drejte.
Continue Reading

Aktualitet

Vdekja e mistershme e të moshuarve në Dropull, lirohen personat e shoqëruar në polici

Ditën e sotme, u përcollën në banesën e fundit, dy të moshuarit që u gjetën të vdekur dhe me shenja dhune në banesën e tyre. Të afërmit e ardhur nga Greqia dhe bashkëfshatarët në Bodrisht të Dropullit i dhanë lamtumirën e fundit Kosta Ilia, 84 vjeç dhe Kleoniqi Ilia, 88 vjeçe.

Lidhur me ngjarjen e rëndë, e cila vijon ende e pazbardhur, policia ka shoqëruar mbi 10 persona. Ndërkohë pasi kanë dhënë deklarimet e tyre, personat e shoqëruar janë lënë të lirë. Disa pista hetimi janë ngritur për vdekjen e tyre, ku deri tani, nga policia dhe prokuroria është lënë në hije pista e një grabitje të mundshme. Kjo pasi edhe pensioni që i moshuari kishte marrë pak ditë më parë në Greqi iu gjet në portofol. Gjithashtu është hedhur poshtë dhe versioni se çifti mund të ketë vrarë njëri- tjetrin.

Kryefamiljari i cili kishte marrë një plagë në kokë kishte ndërruar jetë në oborrin e shtëpisë ndërsa pak metra larg tij, në brendësi të banesës u gjet e vdekur edhe bashkëshortja gjithashtu me shenja dhune në trup. Sipas policisë të moshuarit u goditën me mjete të forta rrethanore por burime thanë se në vendngjarje nuk është gjetur asnjë mjet i tillë. Për zbardhjen e ngjarjes së rëndë, grupi hetimor është rikthyer sërish në banesën e të moshuarve. Ekspertët kriminalist janë në pritje të ekzaminimeve të disa provave materiale të marra në brendësi të banesës së çiftit të viktimave.

Continue Reading

Aktualitet

E pazakontë/ Mjeti përplas biçikletën, motorin, makinën, këmbësorin dhe përfundon në lavazh

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar këtë të premte në rrugën e ish-Kënetës që lidhet me Unazën e qytetit të Durrësit.

Mësohet se një automjet, i cili po udhëtonte me shpejtësi ka humbur kontrollin duke kaluar trafikndarësen e rrugës për të përfunduar në krahun e kundërt.

Gjatë devijimit, automjeti fillimisht ka aksidentuar një biçiklist, një këmbësor, një motor dhe një automjet të parkuar, për t’u përplasur më pas me fasadën e një lavazhi automjetesh.

Burime bëjnë me dije se drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri në automjet kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar në spital, ndërsa personat e tjerë të përfshirë në aksident nuk kanë lëndime serioze.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivë të policisë, të cilët teksa kanë rrethuar vendin e aksidentit deri në përfundim të hetimit, po punojnë për zbardhjen e shkaqeve.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING