Connect with us

Kosova

Sipas Planit, nuk fiton Kosova/ Vogel: Beogradi ka përfitimin kryesor nga marrëveshja

 

Hulumtuesi nga Qendra për Studime e Politikave Evropiane në Bruksel (CEPS), Toby Vogel, tha se versionet e publikuara të propozimit evropian, tregojnë se plani është në favor të Serbisë.

“Mendoj se është plotësisht e qartë se ka përfitime që janë më afër qëndrimit të Serbisë, e cila nuk është e detyruar të pranojë pavarësinë e Kosovës dhe njohja si shtet sovran dhe i pavarur nuk parashikohet” –tha Vogel teksa dhe shtoi

“Kjo është ajo që tregon pa mëdyshje se propozimi evropian duhet të jetë një lloj marrëveshjeje e përkohshme – sepse ajo përfundimtare duhet të çojë në zgjidhjen e kësaj çështje konkrete. Kjo më çon në interpretimin se marrëveshja përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk do të arrihet për një kohë të gjatë”

Analisti Vogel vuri në dukje se ditët e fundit janë dërguar mesazhe nga Beogradi që tregojnë një largim të mundshëm nga ndikimi rus.

 

“Gjithçka varet nga një person – dhe ai është presidenti Vuçiç. Deri ku do të shkojë ai dhe a do të ishte i gatshëm të vendoste sanksione ndaj Rusisë? Është shumë e vështirë të parashikohet, sepse në fund të fundit, gjithçka mbetet në vendimin dhe vullnetin e një personi”, u shpreh Vogel.

Advertisement