Sport
SIRENAT ITALIANE/ Interi në gjurmët e mesfushorit shqiptar, zbardhet formula

Një lajm i bujshëm ka qarkulluar ditën e sotme në mediat britanike dhe ato italiane. Bëhet fjalë për talenin Roko Vata. Djali i ish-kapitenit të Kombëtares, Rudi Vata, ka përfunduar në radarët e Interit.
Raportohet se klubi zikaltër dërgoi përfaqësuesit e tij ditën e djeshme, për të ndjekur më nga afër ndeshjen e të rinjve mes Lazios dhe Celtic, teksa i vëzhguari special ishte pikërisht Roko Vata që është pjesë e skocezëve.
Ausilio e Bacin e ndjekin prej kohësh Vatën, i cili ka tërhequr vëmendjen me aftësitë e tij teknike e fizike, ndaj janë gati t’i ofrojnë një kontratë joshëse në fund të sezonit.
Vata ka kontratë me Celtic deri në fund të sezonit dhe deri tani nuk ka pranuar të rinovojë bashkëpunimin, teksa Interi është gati të përfitojë, për ta transferuar me vetëm 400 mijë euro, aq sa është dëmshpërblimi që i takon Sëlltik si klubi që e ka formuar futbollistin, teksa transferimi mund të kryehet me parametra zero.

